Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Agron Duka tha se duhet të provojnë të flasin me emra për kreun e ri të shtetit për të kuptuar nëse procesi është i vërtetë.
TIRANË- Diskutimi i kreut të Partisë Ambientalista Agrare, Agron Duka, ka kërkuar që opozita të propozojë nga një emër për kreun e shtetit. Ndërkohë që Enkelejd Alibeaj përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se maxhoranca duhet të garantojë se procesi nuk do të ketë njëanësi, Duka tha se duhet të provojnë të flasin me emra për kreun e ri të shtetit për të kuptuar nëse procesi është i vërtetë. Ndërsa, kryetari i Partisë Republikani, Fatmir Mediu, edhe një herë bëri thirrje që opozita të propozojë kandidatë dhe të mos bëjë marrëveshje me ato që i cilësoi si “djall”, pra maxhorancën.
PJESË NGA BISEDA:
Enkelejd Alibeaj: Raundi i katërt dhe i pestë mund të eksplorohet vetëm në një rast, kur opozita e bojkoton procesin. Në këtë rast do të zgjidhej një President i mazhorancës, vetëm në rastin kur opozita nuk do të marrë pjesë në proces. E para që ju duhet të thoni është që raund të katërt dhe të pestë nuk ka. Ndërkohë që ju e thoni gjithmonë ‘po të doni hajde negocioni, por ne kemi edhe raundin e katërt dhe të pestë’. Nëse thua që ju do të propozoni por do të propozojmë edhe ne s’po thua asgjë’. Po bëni lojë me propozime konsensuale, sepse thoni që sillini ndërsa ne i votojmë ose jo. Opozita nuk bëhet pjesë e kësaj loje. Askush s’mund të futet në një proces që të bëhet ‘mish për top’. Do të ishte sikur të luajmë ‘presidentësh’.
Agron Duka: Të gjejmë nja 20 firma. Të kemi sy e faqe para publikut që të themi raundet e tjera bëjini vetë se nuk vijmë fare se e keni bërë si proces për të shkuar mulliri që doni vetë. Por duhet ta provojmë. Unë hyj tek njerëzit e thjeshtë, nuk ma kap truri që të jetë e vështirë kjo punë. Nëse pranojnë një nga kandidaturat tona, ta provojmë një herë. Ama kur thuhet ne bëjmë 84, për mua nuk shkon. Edhe unë e bëj. E keni 76 ju. Po sa i bie 7 dhe 6 se mos bëj gabime në matematikë. 8 veta i bëj dhe unë. Nuk mund të shprehesh kështu. Nëse do ta bësh konsensual, nuk thua dot 84, konsiderohemi të gjithë bashkë. Të tregohemi pak më pragmatist, të mos i lodhim njerëzit. Duhet të gjejmë një njeri që na duket përfaqësues, këto ta ndjekin dhe vijojmë rrugën tonë. Pastaj i ndjekim nga televizori.
Fatmir Mediu: Opozita duhet të shkojë patjetër me kandidatura ose do të vijojë të bëjë gabimin fatal që i dhuron pushtet mazhorancës. Kjo u bë e papranueshme për vetë opozitën. Duhet të kërkojmë atë që është më e lehtë. Të ulemi me njëri-tjetrin dhe të themi që kemi 2-3 kandidatura serioze. Nëse ata nuk pranojnë përgjegjësia pastaj është e tyre. Përgjegjësia na obligon të marrim pjesë në proces. S’kam asnjë problem me sjelljen e mazhorancës, diferencën e bën qëndrimi ynë si opozitë. Kjo është të bësh marrëveshje me djallin se mbase na del ëngjëll.
Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo sot është arritur marrëveshja e parë për emrin e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u caktua se opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.
(k.m/dosja.al)
Taulant Balla TIRANË- Socialistët nuk pranojnë një president të propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky është k...
TIRANË- Kryetari i i Grupit Parlamentar të “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu tha se është absurde që opozita t&eu...
Mesila Doda TIRANË- Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda tha se Kuvendi dhe deputetët po humbin kohë dhe...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka treguar skemën sesi do mund të zgjidhet presidenti i ri i ...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se opozita ka marrë pjesë në...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi kushtin e vendosur nga opozita. Në nisje t&eu...
Foto nga takimi i sotëm TIRANË- Propozimet në tre raundet e para për presidentin e ri të vendit do t’i bëjë opozit...
konferenca e Kryetareve TIRANË- Në Shqipëri, raundi i dytë i votimit për presidentin e ri do të zhvillohet të hën&e...
Gazetarja dhe Milva Ekonomi TIRANË- Farat e dyshuara si kanabis sativa mbillen në disa qendra bujqësore për t’u përdorur m&e...
Takimi në Bashkinë e Kukësit KUKËS- Partia Socialiste ka nisur reformimin në kryetarët e degëve, por jo në selit&eu...