LIVE UPDATES
Politike

Presidenti/ VOA: Opozita me variante të ndryshme, nesër takimi mes socialistëve dhe Alibeajt

Pas një tjetër takimi të zhvilluar pasdite, kreu i grupit socialist Taulat Balla dhe ai demokrat Enkelejd Alibeaj, ranë dakort që nesër të bisedojne rreth propozimit të kryetarit të grupit të PD-së.

17 Maj 2022, 21:47 Nga DOSJA
Presidenti/ VOA: Opozita me variante të ndryshme, nesër takimi mes
konferenca e Kryetareve

TIRANË- Në Shqipëri, raundi i dytë i votimit për presidentin e ri do të zhvillohet të hënën e ardhshme, ndërsa forcat politike ende nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për gjetjen e një figure konsensuale. Edhe sot në konferencën e kryetarëve, kur u duk se mes shumicës dhe demokratëve po bihej dakort për të biseduar, momenti për t’u ulur së bashku i ndau sërish palët. Pas një tjetër takimi të zhvilluar pasdite, kreu i grupit socialist Taulat Balla dhe ai demokrat Enkelejd Alibeaj, ranë dakort që nesër të bisedojne rreth propozimit të kryetarit të grupit të PD-së.

Pas dështimit të djeshëm për votimin e parë mbi zgjedhjen e presidentit të ri, Konferenca e kyetarëve u mblodh sot për të caktuar datën e raundit të dytë dhe afatet për paraqitjen e kandidaturave.

Por siç kishte ndodhur dhe më parë, palët u përfshinë në diskutime për mënyrën se si do të mund të ecej drejt një figure konsensuale. Dhe dallimet nuk janë vetëm mes shumicës dhe opozitës. Kjo e fundit, reflektoi edhe sot, nga njëra anë, përçarjen në gjirin e deputetëve demokratë, ku jo të gjithë e njohin zotin Alibeaj si drejtues të grupit, e nga ana tjetër, qëndrimet e ndryshme që kanë dhe me aleatët e tyre.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, këmbënguli në dokumentin që ai u ka dërguar grupeve të tjera me kriteret, që do të duhet të përmbushin kandidatët, përfshirë propozimin që e drejta e ofrimit të emrave t’i lihet opozitës. “Duhet të ketë një shprehje qëndrimi për qëndrimin tonë nga ana e shumicës. E thjeshtë. Doni ju të krijoni një proces? Ne folëm me disa rregulla. Ua kemi bërë me dije, juve dhe gjithë kolegëve të grupeve parlamentare. Po ose jo!”, theksoi zoti Alibeaj.

Por ndryshe mendon aleati i tij Fatmir Mediu, sipas të cilit opozita duhet të propozojë emrat e saj. “Më tepër se sa diskutimi i këtyre çështjeve, kriteret personifikohen gjerësisht të njeriu që do të propozojmë. Prandaj nuk duhet të humbasim kohë me debate të përgjithshme, por të kemi një diskutim me të gjthë deputetët e opozitës për të përcjellë me seriozitetin më të madh, kandidaturën në përputhje me atë që kërkon kushtetuta dhe me vetdijen tonë politike, siç duhet të jetë presidenti i Republikës”, tha zoti Mediu.

Një variant tjetër ofroi deputetja demokrate Grida Duma: “Proces me kritere. Kriteret mundet t’i vendosë kushdo dhe t’i interpretojë si të dojë. Se arti i spekulimit është dhe politika, sidomos ajo që bëjmë ne këtu, se produkt thuajse zero. Unë madje shkoj me logjikën që të mos e vonojmë fare, por ta shpejtojmë. Të enjten bëjeni seancën. Të vijë një emër nga opozita dhe mbi atë emër bëni votimin, dhe kundër po të doni”

Socialistët deklaruan se nuk mund të pranojnë assesi, që ata të përjashtohen nga e drejta e propozimit, por se nga ana tjetër, ishin të gatshëm të bisedonin mbi dokumentin e zotit Alibeaj. “Unë jam i gatshëm të ulemi tani. Mbyllim këtë mbledhje. Ulemi diku. Diskutojmë dhe për atë dokumentin. Nëse biem dakort, e firmosim të dy atë dokument, mbi mënyrën si e do e zhvillojmë procesin. Pastaj shkoni te grupi juaj diskutoni dhe emrat. Dhe hajdeni diskutojmë dhe emrat”, u shpreh kreu i grupit socialist.

Zoti Balla e sfidoi disa herë homologun e tij demokrat duke përsëritur gatishmërinë për të biseduar menjëherë, madje në të njejtën sallë. Zoti Alibeaj iu përgjigj pozitivisht sfidës: “Do që ta diskutojmë? Me kamera? Tani? Dakort, pa lëvizur nga vendi. Tani, tani. Me gazetarët aty. Unë jam gati”.

Duket se kreu i grupit socialist nuk ishte i përgatitur për një përgjigje të tillë, dhe propozoi, që takimi të zhvillohet pasdite.

Pas përfundimit të mbledhjes zoti Alibeaj reagoi në këtë mënyrë: "Këtë histori që jam i gatshëm, po s’jam i gatshëm, këtë jo. Kishte më mirë se sa aty? Gazetarët ishin aty, publiku besoj po na ndiqte. Jo sot po nesër, këto janë vetëm spërdredhje që bën shumica”.

Të dyja palët u takuan më pas në orën 18.00. Një takim që zgjati fare pak, duke qenë se me kërkesë të zotit Alibeaj, bisedimet mes tyre do të zhvillohen nesër, në prani të medias.

Mbetet e paqartë nëse atyre do t’u bashkohen dhe përfaqësuesit e dy grupeve të tjera të opozitës. Zoti Balla tha se ky është një vendim që i përket vetë opozitës. Ndërsa zoti Alibeaj shpjegoi se “sallë është e hapur për këdo që të vijë dhe të diskutojë në sy të publikut rreth qëndrimit tonë. Jemi të hapur”, pa specifikuar nëse do të kishte nga ana e tij një ftesë për kolegët e opozitës.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë