LIVE UPDATES
Politike

"Afera e aeroportit të Vlorës është njëlloj si djegësi i Tiranës"/ Berisha: Shkatërrimi i lagunës së Nartës është krimi më i rëndë mjedisor

Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se aeroporti i Vlorës është një aferrë korruptive, e cila i ngjason inceneratorëve të Tiranës.

20 Tetor 2025, 13:14 Nga E.d
"Afera e aeroportit të Vlorës është njëlloj si
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i Opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot nga zyra e selisë blu se ndërtimi i aeroportit të Vlorës ka shkatërruar lagunën e Nartës, i cili sipas tij është krimi më i rëndë mjedisor në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se aeroporti i Vlorës është një aferrë korruptive, e cila i ngjason inceneratorëve të Tiranës.

Kryedemokrati përmendi rastin e ndërtimit të rrugës Levan-Vlorë, për të cilën ai tha se ndryshoi projektin vetëm që mos të prekej laguna e Nartës. Ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se e ndërtoi aeroportin, për përfitime personale.

"Por këto janë njëri aspekt. Aspekti më dramatik i këtij aeroporti është shkatërrimi i lagunës së Nartës. Shkatërrimi i lagunës së Nartës është akt krimi më i rëndë mjedisor në Shqipëri, në Ballkan dhe nuk mund të krahasohet as me krimet monstruoze që janë kryer në Bashkimin Sovjetik duke zbrazur liqeje dhe mbyllu liqeje. Nuk prishet habitati shekullor i vendosur. Përbën një krim të shëmtuar. Unë u them ju, kur ndërtuam rrugën Levan-Vlorë me hua të marrë nga Banka Europiane, u detyruam ta ndryshojmë projektin me një kosto shtesë jo të vogël, vetëm për t’iu larguar zonës së habitatit. Dhe ky shkoi e ndërtoi aeroportin aty. I ka dhënë edhe nja 100 hektarë aty përreth se do të ndërtojë vetë aty tani me klanet e tij mafioze. Pra, nuk merrem me çështje që kanë midis ortakëve, unë merrem me atë që jam marrë tre vite me radhë. Tre vite me radhë kam ngritur që është e paimagjinueshme që të paguajmë udhëtarët e munguar. Këtu nuk ka shtretër. Shkoni dhe bëni një hetim, filloni nga Uji i Ftohtë dhe gjer në Ksamil dhe pyesni pronarët sa pushues të huaj kishin. Po pse mungesa e aeroportit i pengoi? Jo mo jo, ja ku është Tirana, ja ku është Korfuzi, ajo është një zonë e aksesueshme. Por ajo nuk përmbush kushtet për turizmin e huaj.

Në qoftë se veriu ka pasur 80 përqind turistë të huaj, jugu nuk ka pasur as 10-15 pëërqind të huaj. Veriu i ka pasur sepse ka atë treking, ata që vijnë me çanta në krah, që flenë në çadrat e tyre, por ka pasur. E vërteta është se Thethi dhe Valbona kanë pasur të huaj në tërësinë e tyre. Jugu shumë më pak. Tirana ka. Jugu ka mungesa shumë të mëdha infrastrukturore dhe kjo është arsyeja. Ka bukuri mahnitëse. Mënyra se si e kanë trajtuar këta jugun është barbare. Imagjinoni të vijë ai me 300 apo 500 euro shtratin kur nuk ka ujë për t’u larë. Kur nuk shkon dot nga Dhërmiu në Himarë për të vizituar kështjellën se nuk ka transport. I izoluar si të ishte një fshat i vetëm për shkak të mungesës së transportit. E kanë zhvilluar vetëm si ta vjedhin. Tuneli i Llogarasë, 220 milionë për të shkurtuar gjithsej 12-13 minuta. Nuk ka njeri në botë që bën një shpenzim të tillë përveç hajdutëve Rama-Lubi. Dhe u pret një pamje përrallore që të jep Qafa e Llogarasë. I do ti ata 200 milionë? Jepu përgjigje ujërave të bardha dhe të zeza në të gjithë bregun. Aty është tmerr. Shkoni në Himarë, shkoni kudo, i derdhin të gjitha në det. Pra, janë të gjitha aferat korruptive. Ky është njëlloj si djegësi i Tiranës. Del një djegës tani. Por nuk harrohet as djegësi, as ky. I mbyll Altin Troplini, por nuk i mbyll kurrë drejtësia ato," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha aeroport edi rama

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!