LIVE UPDATES
Politike

80-vjetori i Çlirimit të Tiranës/ Rama: Aktivitete kuqezi ditën e sotme. Berisha: 17 nëntori shënon zvendësimin e pushtimit të huaj me atë të diktaturës

Për të kujtuar këtë ngjarje të rëndësishme, në të gjitha institucionet arsimore të kryeqytetit janë organizuar aktivitete të ndryshme.

17 Nëntor 2024, 12:31 Nga I.A
80-vjetori i Çlirimit të Tiranës/ Rama: Aktivitete kuqezi
Foto Ilustruese

TIRANË- Tirana sot feston 80-vjetorin e Çlirimit, dita kur qyteti u çlirua nga pushtimi nazi-fashist. Për të kujtuar këtë ngjarje të rëndësishme, në të gjitha institucionet arsimore të kryeqytetit janë organizuar aktivitete të ndryshme. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga disa prej shkollave të kryeqytetit, të cilat janë veshur me flamurin kuqezi.

“Sot, 80-Vjetori i Çlirimit të Tiranës! Aktivitete të nxënësve të shkollave të kryeqytetit, me rastin e Ditës së Çlirimit të Tiranës," shkruan kryeministri Rama.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vendosi një kurorë dhe përshëndeti në ceremoninë e 80-vjetorit të çlirimit të Tiranës. Në fjalën e saj Spiropali u shpreh se Shqipëria europiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste, ndërsa theksoi se Çlirimi i Tiranës është prelud lavdie i luftës antifashiste shqiptare.

"80 vitet që kanë kaluar nga dita e largët e 17 nëntorit 1944 kur partizanët krenarë dhe patriotë nacionalistë, vajza dhe djem me besim tek e ardhmja që po lindte nga rrënojat e të vjetrës, larguan nazistët gjermanë nga kryeqyteti ynë. Ajo ditë ishte një prelud lavdie i luftës antifashiste shqiptare sic po ndodhte kudo në Evropë e gjetkë, një akt i fitores së pritshme të koalicionit historik ndërkombëtar kundër nazifashizmit. Nderim dhe mirënjohje pafund atyre bijave dhe bijve të këtij vendi që ju përkushtuan ëndrrës për një Shqipëri të lirë e të pavarur, të bashkuar pa dallim feje, krahine e ideje, njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre kudo në Evropë e botë, të bashkuar në luftë kundër murtajës nazifashiste që kërcënonte thelbin e qytetërimit njerëzor," tha Spiropali.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë për ta mbrojtur lirinë teksa tha se sipas tij kryeqyteti jeton ditët e veta më të mira.

“80 vjet më pas, Tirana dhe Shqipëria janë më të forta se kurrë! Para dy vitesh Tirana mbajti titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, vjet ishte Qyteti Europian i Sportit, ndërsa vitin tjetër do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Falë atij çlirimi dhe dinjiteti, sot Tirana është më Europiane, më e zhvilluar dhe më e përparuar se kurrë më parë. Sot ne festojmë lirinë, por njëkohësisht reflektojmë për përgjegjësinë tonë si qytetarë, për të mbrojtur dhe zhvilluar këtë trashëgimi të çmuar. Le të jetë kjo ditë një kujtese e përhershme se sakrifica dhe uniteti janë çelësi për një të ardhme më të ndritur”, tha Veliaj.

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka përkujtuar 80 vjetorin e çlirimit të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Blushi u shpreh se, kjo është një ditë reflektimi për t’i rikthyer Tiranës, lirinë e cenuar dhe të marrë peng pushtuesit e rinj.

"Me krenari të ligjshme, me mirënjohje dhe nderimin me te thellë, po kujtojmë sot një nga ngjarjet më të mëdha të luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, 80- vjetorin e Çlirimit të Tiranës. Mirënjohje për të gjitha familjet e Veteranëve, të cilët trashëgojnë brez pas brezi vlerat e luftës Antifashiste. Gjithashtu dua të theksoj se  sot është edhe një ditë reflektimi, në veçanti për të rinjtë dhe të rejat e Tiranës dhe të mbarë vendit, për të marrë në dorë fatet e tyre me përgjegjësi, me më shumë angazhim, për ti rikthyer Tiranës lirinë e marrë peng nga uzurpatorët dhe kolonizatorët e këtij qyteti," tha Blushi.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi gjatë ceremonisë së 80-vjetorit të vrasjes së 39 intelektualëve të Tiranës se 17 nëntori shënon zëvendësimin e një pushtimi të huaj, me një pushtim të egër, barbar, të brendshëm që do të zgjaste 46 vite.

"17 nëntori shënon zëvendësimin e një pushtimi të huaj, me një pushtim të egër, barbar, të brendshëm që do të zgjaste, jo 1 apo 2 vite, por do të zgjaste 46 vite. Me 17 nëntor banda terroriste e Enver Hoxhës, e shndërruar totalisht në vegël të Beogradit, do të vendoste në Tiranë pushtetin e saj, pasi kishte shndërruar luftën e shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar, në një luftë vëllavrasëse antikombëtare. Ne sot, nderojmë 39 viktima të masakrës tetor-nëntor. Në fakt ato janë mbi 100. Nderojmë një nga masakrat, aktet terroriste më të shëmtuara të regjimit, e projektuar nga të dërguarit e Beogradit, dhe përfaqësuesi i tyre në Shqipëri, Enver Hoxha. E ekzekutuar nga terroristët Kristo Themelko, Beqir Balluku dhe banda të tjera", tha Berisha.

Çlirimi i Tiranës është një moment historik dhe konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme dhe të suksesshme që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet