Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Salianjit, përmes një postimi nga Facebook shkruan se Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës.
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me fitoren e Donald Trump. Salianjit, përmes një postimi nga Facebook shkruan se Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës. Gjithashtu Salianji në postimin e tij citon mesazhin e Donald Trump, i cili ka thënë Lufto, lufto, lufto-Fito, fito, fito.
Po ashtu ai shkruan se nuk ka dyshim se me vendimet, me aktet, me dekretet që do të ndërmarrë, Presidenti i 47 do të përcaktojë një kurs të ri në botë. Më tej ai shprehet se ne nuk kemi nevojë ta bëjmë Shqipërinë të madhe por na duhet vetëm ta bëjmë vend normal, ta ruajmë, ta shpëtojmë nga autokrati malinj dhe ta heqim nga kthetrat e krimit.
Postimi i Plotë:
Letër nga qelia 6 Lufto, lufto, lufto – Fito, fito, fito Edhe pse po bëhen ditë nga votimi dhe publikimi i rezultatit duket sikur Donald Trump i fiton zgjedhjet sërish çdo orë që kalon. Kjo jo vetëm prej legjitimitetit të madh që ka korrur, prej diferencës së thellë, po dhe prej emërimeve! Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm kur përballë kishte një kandidate energjike, më të re, të mbështetur masivisht dhe me një fushatë të energjizuar me grumbullim fondesh si asnjëherë dhe me mbështetje masive të një konglomerati elitash e vipash vanitozë, strukture propagande të mirëoganizuar influencimi me lobingje e sondazhe, çka e rriste orientimin e publikut ndaj saj.
Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës. E kotë ta them se sa simpati ka krijuar Presidenti i zgjedhur në Shqipëri. Në burgun e Fierit nuk kemi shumë mundësi të ndjekim shtypin, gazetat dhe revistat e mëdha të botës që me siguri i kanë bërë analizat e duhura asaj çfarë ndodhi.
Megjithatë, besoj të gjithëve por dhe mua këtu më ka mbetur, mesazhi kryesor i Trump; LUFTO, LUFTO, LUFTO – FITO, FITO, FITO! Nuk ka dyshim se me vendimet, me aktet, me dekretet që do të ndërmarrë, Presidenti i 47 do të përcaktojë një kurs të ri në botë. Ama, fushata, dhe ajo çfarë vendosi qytetari amerikan, përkundër gjithë atmosferës propoganduese që ishte krijuar, përkundër gjithë imponimit me industritë më të forta të opinionit, e ka përmbysur jo pak gjendjen dhe ka krijuar një rend të ri. Një rend që nuk ka dyshim se do të rrezatojë dhe do të ndikojë dhe në vende të tjera.
Sidomos aty ku demokracia, liritë dhe të drejtat bazike po vihen në dyshim nga qeveri e udhëheqës autoritaristë. Ka ngjashmëri të realiteteve politike e zgjedhore të SHBA me ne këtu. Njësoj edhe në Tiranë, industria e propagandës dhe e manipulimit të realitetit, e ndikimit në opinion përmes mediave e sondazheve, tenton të paracaktojë rezultatet dhe ka një axhendë armiqësore, agresive ndaj opozitës.
Njësoj, përndjekje gjyqësore ndaj kundërshtarit. Goditje dhe tentative për asgjesim me mjete ekstrapolitike. Kuptohet, veçantia jonë është ndoshta unike në botë, sepse Opozitës këtu i duhet të përballet pos të gjitha këtyre, edhe me bandat dhe me krimin e organizuar që janë aleati i vyer i qeverisë. Ngadhënjimi i Trump tregoi se asgjë nuk është e pamundur.
Dhe është kaq e thjeshtë në fakt, ai e ka thënë me një fjali; Lufto, lufto, lufto – Fito, fito, fito. Padyshim se lufta me rilindjen dhe gjithë konglomeratin e saj nuk është e lehtë dhe ka kosto. Unë tani nuk jam aty ku duhet të jem, por i izoluar në një qeli të ngushtë dhe shkruaj këtë letër në një fletore që më pas e merr avokati im dhe bëhet publike, për shkak se lufta ime mërziti kryeministrin, prishi qetësinë e tij, dëmtoi karrierën e Ministrit të Brendshëm dhe i prishi terezine grupeve të krimit të organizuar!
Pra kaq mjafton që të jesh në burg, jo vetëm pa prova, por me prova të falsifikuara dhe manipuluara, pa proces juridik të rregullt, pa kryer veprën për të cilën akuzohem. Thjesht e vetëm se denoncova faktin se vëllai i Ministrit të Brendshëm, ishte i denuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe vijonte aktivitetin i lirë në Shqipëri me mbrojtjen e qeverisë!
Kjo nuk duhet të shkurajojë askend. Jam i bindur që nëse secili aty ku është, në rolin, në vendin e tij, në jetën e tij; lufton, lufton, lufton, ne do ja dalim. Edi Rama nuk na burgos dot të gjithëve. Ai është në të vërtetë një frikacak që duke e ditur mirë fundin që e pret, tenton të shesë si trimëri dënimin e kundërshtarit dhe shfaq gëzim malinj për këdo që burgos. Ne e kemi edhe më të thjeshtë. Nuk kemi nevojë ta bëjmë Shqipërinë të madhe dhe një herë. Na duhet vetëm ta bëjmë vend normal, ta ruajmë, ta shpëtojmë nga autokrati malinj dhe ta heqim nga kthetrat e krimit!

Alqi Bllako TIRANË- Prokuroria e Posaçme anti korrupsion ka dërguar sërish për gjykim ish-deputetin socialist Alqi Bllako p...
Flamur Rraja dhe Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një postim në llogarinë e tij në ...
Rama dhe Hasani TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka vendosur të ndjekë ndeshjën Shqipëri- Çeki ka stadiumi. Rama ës...
Foto ilustruese KOSOVË- BE bën të ditur, se për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është i nevojshëm pajt...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve t&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve t&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve t&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të m...
Takimi ELBASAN- Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Elbasanit, Fatmir ...
Takimi TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lart&eum...