Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha shtoi se Pal Trashaj u kishte thënë gazetarëve se kishte kërkuar takim me Dumanin.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha iu referua sot gjatë fjalës së tij ngjarjes së rëndë të ndodhur dje para godinës së SPAK ku një 63-vjeçar u vetëhelmua, veprim që i kushtoi jetë. Berisha tha se lidhur me këtë ngjarje kreu i SPAK mashtroi publikisht duke thënë se i ndjeri erdhi dhe po kërkonte një OPGJ. Berisha shtoi se Pal Trashaj u kishte thënë gazetarëve se kishte kërkuar takim me Dumanin.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur miq, çdo ditë ky vend është shndërruar në vendin e dramave njerëzore ndër më të rëndat. Çdo ditë Shqipëria dëshmohet vendi në të cilin qytetarët jo vetëm që nuk kanë asnjë lloj mbrojtje nga ligji dhe shteti, por janë viktima të korrupsionit, të vjedhjes, të trysnisë së krimit. Çdo ditë korrupsioni, vjedhja merr jetë shqiptarësh. Çdo ditë mungesa e drejtësisë shkakton vetëgjyqësi, shkakton vrasje ose vetëvrasje. Dje kreu suicid publik një intelektual i shquar i Lezhës. Një personalitet i vërtetë i atij qyteti dhe rrethi, Pal Trashaj.
Viktimë e egër e skemave qeveritare korruptive. Skemave të mikrokredive, për të cilat ministrat, qeveritarët e Edi Ramës i mbrojtën me ligj. Pal Trashaj, një aktivist, një intelektual i lirë, ishte një zë vibrant në jetën politike dhe sociale të Lezhës. Mori një kredi tek skemat gjakpirëse dhe ajo e çoi si rezultat i veprimeve antiligjore, shtetërore, gjer në vetëvrasja. Dje, Pal Trashaj, për të cilin unë i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij në Lezhë, para gazetarëve deklaroi se unë erdha këtu të takoj Altin Zamanin. Dhe ai, pas orësh të tëra, nuk më priti. Erdha këtu, sepse tha ai, kam denoncuar ministra, ish-ministra, deputetë, zyrtarë të narkoqeverisë.
Për këtë arsye, u deklaroi ai gazetarëve, unë piva helmin e vdekjes. Skenë shekspiriane! Kurse pas këtij akti, Altin Faqeziu, mashtroi publikisht shqiptarët. Altini i pafytyrë u tha shqiptarëve se erdhi dhe po kërkonte një OPGJ. Ndërkohë kur i ndjeri u deklaroi gazetarëve, kërkova takim me Altin Dumanin, sepse kam denoncuar ministra, ish-ministra, për vepra kriminale. Shikoni pra, as para vetëvrasjes, as para vdekjes së një njeriut të pafajshëm që kërkonte drejtësi dhe drejtësi nuk gjente, që Altin Zamani nuk guxonte të ballafaqohej me të, se fshehte denoncimet e tij. Ai nuk impresionohet, ai nuk tërhiqet. Ai është si me qenë i biri apo vetë pesë herë me kriminel se Nuredini, kushëriri i tij. Mashtrues i pafytyrë publik! Në vend të kërkesës ndjesë publike dhe dorëheqjes së menjëhershme nga detyra, mashtron shqiptarët si një ordiner i pafytyrë se ai po kërkonte një OPGJ.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë pallatit...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në Tryezën e Shëndetësisë në Partinë e Liris...
Fredi Beleri TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nesër lidhur me zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiak të...
Luçiano Boçi TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka “marrë pjesë” në një farë m&e...
Asllan Dogjani TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është marrë në pyetje për rreth dy orë e gjysm...
Belinda Balluku LLOGARA- Në tunelin e Llogarsë janë duke u kryer punimet e fundit. Paraditen e së premtes edhe kjo vepër e rë...
Flamur Noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka nisur një letër deputetit demokrat Lulz...
Albin Kurti TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të shkrimta...
PD TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje në lidhje me mbajtjen e protestës së datës 11 Korrik ...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kërkon një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e Hi...