LIVE UPDATES
Politike

Varhelyi: Duhen ndalur emigrantët e paligjshëm që kalojnë nga Ballkani. KE-ja parashikon 350 milion euro fonde shtesë

Oliver Varhelyi është shprehur, se Bashkimi Europian mirëpret persona që kalojnë vetëm përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore.

19 Tetor 2022, 20:15 Nga DOSJA
Varhelyi: Duhen ndalur emigrantët e paligjshëm që kalojnë
Oliver Varhelyi

Nga Erisa Zykaj

Në seancën plenare të Parlamentit Europian të mbledhur në Strasbourg, komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka përçuar një mesazh të qartë për migrantët e paligjshëm që kalojnë përmes rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Komisioneri Varhelyi është shprehur, se çështja e migracionit që kalon përmes Ballkanir Perëndimor drejt Bashkimi Europian përbën një çështje urgjente. Kjo për shkak të numrit shumë të madh të emigrantëve klandestinë, që kanë kaluar këtë vit përmes të ashtuquajturës “rruga e migrimit të Ballkanit Perëndimor”.

Oliver Varhelyi është shprehur, se Bashkimi Europian mirëpret persona që kalojnë vetëm përmes rrugëve të sigurta dhe ligjore.

“Duhet të jetë e qartë, se dera jonë nuk është e hapur për rrugë të paligjshme migrimi. Personat që kalojnë përmes dyerve të paligjshme dhe që nuk kualifikohen për qëndrim, do të kthehen pa humbur kohë. Duhet të jetë po ashtu e qartë, se ne do të mbrojmë sistemin tonë të azilit” ka deklaruar Varhelyi. Ai ka theksuar, se Bashkimi Europian është i gatshëm që të godasë rrjetet e trafikantëve dhe ato kriminale që bëjnë të mundur kalimin e emigrantëve të paligjshëm nga Ballkani Perëndimor. Sipas Varhelyi, presioni i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë përmes rajonit kërkon një ndryshim në qasjen e BE-së për këtë politikë dhe një ribalancim të buxhetit për t’u përballur me këtë fenomen. Për këtë komisioneri ka anonçuar, se vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin ndihmë politike dhe financiare. Sipas Varhelyi, buxheti  i BE-së për përballjen me presionin e migracionit përmes Ballkanit Perëndimor do të rritet me 60% për periudhën 2021-2024. “Kjo do të thotë ndryshe një rritje me 350 milion euro” është shprehur Varhelyi

Ky mesazh vjen vetëm disa ditë më pas deklaratave shqetësuese të komisioneres për çështjet e brendshme, Ylva Johansson dhe zëvendës kryeministrit të Republikës Ceke, Vit Rakusan, lidhur me numrin e madh të emigrantëve që kalojnë nga Serbia, duke mos përjashtuar edhe hapin për aktivizimin e mekanizimit të rivendojses së vizave në rast të mosmarrjes së masave. Një mesazh i tillë është përçuar nga presidenca çeke në mënyrë më të moderuar edhe për Shqipërinë.

Marrë nga ABCNEWS

oliver varhelyi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen