LIVE UPDATES
Politike

"250 mijë nxënës e studentë më pak në 10 vite", Bylykbashi: Cilësia skandaloze e arsimit kontribuoi te shpopullimi

Ai tha se siç kemi një rënie dramatike të popullsisë që ndikon te arsimi, në 10-vjeçarin e fundit kemi 9 mijë mësues më pak.

12 Shkurt 2024, 11:45 Nga r.ll
"250 mijë nxënës e studentë më pak në 10
oerd bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar në konferencën e Departamentit të Arsimit dhe Shkencës në PD, se cilësia e arsimit në këto vitet e fundit ka kontribuar te shpopullimi.

Bylykbashi tha se arsimi në Shqipëri është braktisur financiarisht, ku tha se kjo është shoqëruar edhe me braktisje në aspektin infrastrukturor, ku janë më shumë se 600 shkolla të mbyllura në Shqipëri.

Ai tha se siç kemi një rënie dramatike të popullsisë që ndikon te arsimi, në 10-vjeçarin e fundit kemi 9 mijë mësues më pak.

FJALA E BYLYKBASHIT:

Jemi këtu për të diskutuar për keqqeverisjen e kryeministrit Edi Rama me fokus në arsimin. Kemi filluar këtë cikël për të vënë përballë propagandës, faktet kokëforte që tregojnë se cili është realiteti i keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama

Arsimi dhe shkenca janë elementët thelbësore të një qeverisje. Ajo që është arsimi sot, është Shqipëria në tre dekadat e ardhshme. Dhe gjendja skandaloze e arsimit sot tregon se kush është e ardhmja e shqiptarëve në dekadat që do vijnë.

Arsimi sot në Shqipëri është braktisur financiarisht. Nëse në qeverisjen e PD, buxheti ishte 3.4 përqind, sot është- përveç premtimit të gënjeshtërt të qeverisë së Edi Ramës që do ta çonte në 5 përqind- është vetëm 2.3 përqind. Pra as gjysma e asaj që ishte premtuar dhe mjaft më e ulët se në qeverisjen e PD.

Sigurisht kjo është shoqëruar me braktisje në aspektin infrastrukturor, janë më shumë se 600 shkolla të mbyllura në Shqipëri. Kjo bashkë me dështimin e një reforme territoriale administrative që ka ndikuar në uljen e interesit të qeverisë vendore dhe qendrore për të investuar në shkolla. Shkollat po mbyllen, komunitetet po braktisen.

Një aspekt fare i qartë për atë impakt shkatërrimtar që politikat arsimore që kanë pasur politikat arsimore të qeverisë Rama, vjen nga PISA, që tregon se arsimi shqiptar ka rënien më të lartë se të gjitha vendet e tjera.

Një aspekt shumë i rëndësishëm negativ, që tregon edhe vullnetin politik negativ të kësaj qeverie, është përdorimi i sistemit arsimor si një detashment politik. Politizimi i të gjithë strukturës arsimore dhe përdorimi i tyre në patronazhimin politik për vota apo vendosja, siç është konstatuar në raportet ndërkombëtare, presionet mbi arsimtarët si pjesë e administratës publike, për të votuar në favor të qeverisë së Edi Ramës, sigurisht kjo ka një pasojë dërrmuese jo vetëm mbi meritokracinë dhe cilësinë e mësimdhënies, por edhe si përdoret arsimi shqiptar.

Në mbyllje do të them disa shifra kokëforta.

-Në këtë 10-vjecar, janë 110 mijë nxënës të detyrueshëm 9-vjeçar mpak.

-Janë 60 mijë nxënës të arsimit të mesëm më pak.

-Janë më shumë se 60 mijë studentë më pak, sigurisht pa llogaritur edhe ata të sistemit parashkollor.

Pra është një shifër që shkon prej rreth 250 mijë nxënësish dhe studentësh në të gjithë nivelet më pak në këtë 10-vjeçar. Kjo ka një konkluzion fare të qartë, politikat shkatërrimtare, grabitqare, korruptive të qeverisë Rama, siç kanë shkatërruar çdo aspekt tjetër, po shkatërrojnë arsimin.

Arsimi shpesh përdoret edhe për të grabitur fonde publike. Investimet në infrastrukturë shpesh kanë fokus vjedhjen nëpërmjet korrupsionit me tenderat e ndërtimit dhe rindërtimit dhe bërjen funksionale në standarde moderne të infrastrukturës. Por ashtu siç politikat shpopulluese kanë çuar në një rënie dramatike të popullsisë që ndikon të arsimi, në 10-vjeçarin e fundit kemi 9 mijë mësues më pak.

Por nga ana tjetër kemi një arsim që kontribuon në këtë shpopullim. Në vend që arsimi të shërbejë si brezaret që ruajnë dheun nga erozioni, arsimi nuk ofron asnjë shpresë apo incentivë për të rinjtë që të qëndrojnë dhe të mos ikin. Janë të gjitha këto të përmbledhura si pjesë e një keqqeverisje të këtij 10-vjeçari që nuk ka asnjë dritë në fund të tunelit që tregon se diçka mund të ndryshojë.

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll
Politike 11 Shkurt 2024, 22:04 N.F

PD mbledh nesër Grupin parlamentar

PD TIRANË- Grupit parlamentar i PD-së do të zhvillojë nesër mbledhje në orën 15:00 në selinë qendrore të ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës