LIVE UPDATES
Politike

"Siguria ushqimore çështje e sigurisë kombëtare"/ Ilir Alimehmeti: AKU përgjegjëse për mos bërjen e analizave për oksid etilenin që shkakton kancer

17 Korrik 2024, 12:26 Nga I.A
"Siguria ushqimore çështje e sigurisë
Ilir Alimehmeti

Deklarata e Plotë:

Dje Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë raportimit në Kuvend në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave riktheu në vëmendje skandalin e tregtimit të akulloreve të kontaminuara me oksid etileni në Shqipëri. Saktësisht, më datë 27 korrik 2021, Spanja përmes sistemit RASSF (sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin e popullatës dhe ushqimin për kafshë) ka njoftuar 47 shtete, përfshirë Shqipërinë, se disa lloj akulloresh që shiteshin edhe në vendin tonë përmbanin oksid etileni. Më 30 Korrik 2021, tre ditë më vonë, ky informacion i ka shkuar edhe me email drejtuesit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) që duhet të merrte masa të menjëhershme për të ndaluar qarkullimin e akulloreve të kontaminuara.

Por, pavarësisht ngritjes së alarmit, sipas raportit të KLSH-së, në Shqipëri u shitën dhe u konsuamuan 13.2 ton akullore të kontaminuara me oksid etileni dhe vetëm 4.3 ton u tërhoqën, duke riskuar kështu gjerësisht shëndetin e popullatës, kryesisht të fëmijëve tanë. Oksidi i etilenit është lëndë e klasifikuar ndërkombëtarisht si lëndë gjenotoksike dhe kancerogjenike dhe është ndaluar krejtësisht përdorimi i tij në ushqime që prej vitit 2011, pasi është faktor risku për sëmundje kanceroze të ndryshme si limfoma, leucemi, kancer stomaku dhe kancer gjiri. Gjithashtu, oksidi i etilenit shkakton dëmtime të sistemit riprodhues, ndryshime gjenetike dhe dëmtime të sistemit nervor.

Skandali i oksidit të etilenit u vu në dukje si kontaminues në akullore, por kujdes, në të kaluarën oksidi i etilenit është përdorur gjerësisht edhe në produktet e mishit, drithërat, produktet e bulmetit, frutat e thata, erëzat, suplementet dietetike, formulat e qumështit për bebet, etj. Për ta zbuluar praninë e oksidit të etilenit, nuk mundet të mbështetemi vetëm mbi raportime ndërkombëtare, por duhen kryer analizat sistematikisht. Në informacionin tonë, as në vitin 2021 e as më tej, AKU-ja nuk i ka kërkuar ISUV-it kryerjen e këtyre analizave. Për veprimet sa më sipër, KLSH ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë më 10 nëntor 2021, por edhe kjo e fundit nuk e ka çuar çështjen më tej, duke favorizuar sjelljen moskokëçarëse të AKU-së ndaj shëndetit të fëmijëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri! Por ky nuk është rasti i vetëm ku AKU-ja nuk ka kryer detyrën e saj madhore me pasojë rrezikimin e shëndetit të njerëzve. Kujtoj këtu për shembull përdorimin e sasive të mëdha të pesticideve të importuara nga Kina, të cilat konsiderohen me rrezik të lartë nga Bashkimi Europian e për të cilat AKU-ja nuk kishte as laborator për t’i analizuar e as regjistër të vlerësimit të riskut të tyre. Edhe problemi i pesticideve të dëmshme bëhet i dukshëm vetëm kur na bllokohen produktet tona gjatë eksportit nga vendet e Bashkimit Europian. Për sa i përket çfarë konsumojnë ne brenda Shqipërisë … nuk thuhet asgjë … heshtje! Kujtoj skandale të tjera si tregtimi i vezëve pas ngordhjes së shpendëve në disa stabilimente, apo bllokimi dhe konfiskimi i mishit të tregtuar jashtë kushteve të higjienës, i cili, pas konfiskimit, në vend që të asgjësohej, dërgohej në fabrika të përpunimit të mishit dhe KLSH-ja shprehet se “ekziston mundësia që ky mish të përpunohet dhe të rifutet përsëri në treg”.

E këto ishin vetëm për të përmendur disa çështje që ne i njohim të gjithë e që janë raportuar institucionalisht dhe mediatikisht në vite! Por, më fund të fundit, çështja më e rëndësishme për ne, çështja më e rëndësishme për interesin publik, është: Sa të sigurta janë ushqimet tona? Me çfarë po i ushqejmë familjet tona, fëmijët tanë? Miqtë e mi, siguria ushqimore nuk është çështje luksi, por është e drejtë themelore e njeriut, dhe në sigurinë ushqimore përfshihet kushdo që punon në zinxhirin ushqimor! Kurdoherë ajo cenohet, i tërë zinxhiri i përgjegjësisë që nga niveli më i ulët prodhues dhe inspektues e deri në nivelin e Ministrive përkatëse duhet t’i nënshtrohet procedimit penal, pasi përbën rrezik të drejtpërdrejtë të jetës dhe shëndetit të njerëzve. Siguria ushqimore duhet të konsiderohet si siguri kombëtare! Dhe me sigurinë kombëtare nuk bëhen shaka!

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës