LIVE UPDATES
Bota

Politika evropiane e Gjermanisë në vitin 2020, DW: Mund të pritet edhe një kthesë e madhe

30 Dhjetor 2019, 08:10 Nga DOSJA

GJERMANI- Qeveria gjermane synonte në fakt që para dy vitesh të fillojë me mbështetjen e fuqishme të Evropës. Marrëveshja e koalicionit mes Unionit të Merkelit dhe socialdemorkatëve parashikon një “orientim të fuqishëm drejt Evropës”. Marrëveshja e këtillë është arritur në negociatat e atëhershme me ish-kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, në një kohë kur filluan edhe vizionet evropiane të Macronit. Asokohe në rrugët e Gjermanisë mund të shiheshin shumë të rinj me flamuj evropianë.

Qeveria federale ka bërë këto ditë bilancet e gjysmës së mandatit, ku thuhet se shumë gjëra janë arritur. Opozita mendon ndryshe. “Një lojë pikëlluese”, e quan zëdhënësja e ekologjistëve punën e qeverisë në rrafshin evropian, në dy vitet e fundit. Të gjithë në Evropë po presin Gjermaninë dhe sinjalet nga ky vend, thotë Franziska Brantner, në bisedë me Deutsche Wellen.

Qeveria federale ka përgatitur disa gjëra për të ardhmen. “Gjermania do të marrë presidencën e radhës në BE, në gjysmën e vitit 2020 dhe do të insistojë për një zhvillim më të shpejtë brenda BE”. Një ide e mundshme është publikuar në media. Ministri i Jashtëm Heiko Maas thotë se Gjermania do të angazhohet “për një Evropë të fuqishme dhe sovrane”. Fuqizimi i Evropës në skenën ndërkombëtare kërkon fuqizim në fushën e sigurisë, politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe fusha të tjera. Në vendimmmarrje do të përfshihen edhe britanikët, përkundër Brexitit.

Brexiti dhe pasojat

Një prej propozimeve, të cilat kryetari i Komisionit për Evropë, Gunther Krichbaum (CDU), e kujton si të rëndësishme është që britanikët të vazhdojnë të mbeten shumë të afërt me vendimet në BE. Edhe ekologjistja Franziska Brantner mendon se lidhjet mes Britanisë së Madhe dhe BE duhet të jenë të ngushta edhe pas Brexitit në vitin 2020. Kjo do të jetë një prej sfidave më të mëdha të vitit në politikën evropiane. Por ajo mendon, se kryeministri britanik Boris Johnson do të jetë një negociator i ashpër.

Britanikët do të largohen nga BE me 31 janar. E si do të duket e ardhmja, nuk e di askush me saktësi. Franziska Brantner mendon, se duhet të ruhen lidhjet e ngushta në tregti, britanikët duhet të ruajnë standardet sociale dhe ekologjike si ato në BE. Brantner beson, se Gjermania do të luajë një rol qendror në ruajtjen e tregut të brendshëm në BE.

Raportet e ardhshme duhet të definohen deri në fund të vitit 2020, në kohën kur Gjermania është udhëheqëse e Presidencës së radhës. Në këtë periudhë duhet të miratohet edhe buxheti për periudhën 2021 – 2027. Edhe këtu Gjermania duhet të luajë një rol vendimtar.

Franziska Brantner (picture-alliance/dpa/S.Stache)Franziska Brantner

Me largimin e BM largohet edhe një pagues i fuqishëm. Ndaj Parlamenti Evropian kërkon që të gjitha vendet anëtare të paguajnë më shumë, në mënyrë që BE të ketë në fund më shumë para se tani. Gjermania është kundër ngritjeve të kontributeve. “Qeveria gjermane do të shkurtojë buxhetin e BE, që është absurde, kur dihet se çfarë detyrash e presin”, mendon Franziska Brantner.

Megaprojekti Green Deal

Krichbaum nuk e mbështet politikën e përllogaritjeve të mëdha. Por mendon, se BE e ka për detyrë të sigurojë financa të mjaftueshme. Ai mundon se ka vend edhe për kursime në disa gjëra, por në politikën ndaj klimës dhe politikën gjeostrategjike nuk mund të ketë kursime.

Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar në politikën ekologjike një “Green Deal”. Qeveria gjermane pohon, se bëhet fjalë për një politikë të uljes së gazrave të dëmshme deri në vitin 2050, në pikën e neutralitetit. 

Deutschland | Von der Leyens Team komplett (picture-alliance/dpa/S. Hoppe)Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Samiti i parë BE-Kinë

Guxim dhe veprim kërkohet edhe në politikën e jashtme. Gjermania do të organizojë dy samite të mëdha në gjashtëmujorin e drejtimit të BE: BE-Afrikë dhe BE-Kinë. Me Kinën do të jetë ky takimi i parë i këtij formati dhe do të mbahet në një kohë kur lista e problemeve është e gjatë. Në radhë të parë për angazhimin e sipërmarrjeve kineze në tregun e brendshëm gjerman, në telekomunikim. Me rëndësi është që të arrihen marrëveshje dhe të ruhen interesat e brendshme, thonë kritikët. Por në këtë samit do të trajohen edhe tema të mëdha – si të drejtat e uigurëve në Kinë apo lëvizjet demokratike në Hongkong.

Ndërsa në samitin tjetër, Gjermania do të angazhohet për pëmirësimin e gjendjes në Afrikë. Raportet duhet të intensifikohen, thonë ekspertët. “Ne nuk mund të presim që të tjerët të angazhohen më shumë këtu, si SHBA për shembull, kur dihet se Afrikën e kemi para derës së shtëpisë”, thotë Krichbaum.

Rumänien | Mitglieder des Deutschen Bundestages in Bukarest (DW/C. Ștefănescu)Gunther Krichbaum, CDU

Edhe Franziska Brantner mendon, se Gjermania duhet ta trajtojë Afrikën si “një kontinent i shanseve”. Bashkëpunimi duhet të jetë më i ngushtë në fushën e energjisë por edhe temën e refugjatëve. Krichbaum dhe Brantner mendojnë se në këtë gjashtëmujor mund të forcohet edhe politika gjermane ndaj BE.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angela merkel gjermania ne vitin 2020 politika gjermane ne 2020 angela merkel gjermania ne vitin 2020 politika gjermane ne 2020

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale