LIVE UPDATES
Bota

Politika e jashtme gjermane: Ç’pamje do të ketë ajo me Laschetose me Söder?

28 Shkurt 2021, 11:54 Nga DOSJA
Politika e jashtme gjermane: Ç’pamje do të ketë ajo me

GJERMANI – “Nga një kancelar federal pritet që ai të jetë me përvojë në politikën e jashtme apo atë europiane.” Kreu i ri i Partisë Kristiandemokrate, CDU, Armin Laschet e tha këtë në një intervistë për Reuters, duke u ngritur më lart  në çështjen e kandidaturës për kancelar nga rivali i tij. Por Markus Söder, kryeministri bavarez dhe kreu i Partisë Kristiansociale, CSU u kundërpërgjigj menjëherë. Ai ka biseduar tre çerek ore me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe ka arritur në përfundimin, se ka “ujdi të mëdha” me të. Në bisedimet, në anglisht, është bërë fjalë për projekte të përbashkëta të aviacionit si për shembull avioni i përbashkët luftarak europian. Për shkak se në Bavari e kanë qendrën disa sipërmarrje të rëndëssihme të avacionit civil dhe luftarak, Söder me këtë fiton pikë si në politikën e jashtme ashtu edhe atë ekonomike. Që në tetor, Markus Söder ka kërkuar një rol më aktiv të Gjermanisë në politikën e jashtme.

Rritja e rëndësisë së Gjermanisë

Ky është vetëm një shembull, se si aspirantët për postin e kancelarit po pozicionohen ndërkohë në politikën e jashtme, para se të përcaktohet deri në fund të pranverës, se kush do të futet në garën për kancelar nga Unioni CDU/CSU. Johannes Varwick, profesor për marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Halles mendon se detyrat që do ketë përpara Söder apo Laschet nuk janë të lehta. “Çdo pasues i një kancelereje që ka përvojë në politikën e jashtme për më shumë se një dekadë e gjysmë dhe është sprovuar në një sërë krizash do duhet të piqet njëherë në këtë rol. Nga ana tjetër pesha politike e Gjermanisë në vitet e fundit është rritur dukshëm dhe asnjë kancelar nuk mund të bjerë më poshtë se kërkesat. Përkundrazi: Ndryshimi i personelit do të rrisë presionin për pozicionim në çështje kardinale.”

“Europiani” dhe “letra e bardhë”

Armin Laschet ka më shumë përvojë politike europiane, që nga biografia e tij. Ai është rritur në trekëndëshin Gjermani-Belgjikë-Holandë, herët ai zhvilloi vetëdijen se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi europian. Edhe në kohët e Coronës, Laschet i ka mbrojtur kufijtë e hapur. Nga vitit 1999-2005 ai ka qenë deputet në Parlamentin Europian, i përqëndruar në çështjet e politikës së jashtme. Gjithmonë ai ka kërkuar më shumë guxim për integrimin europian.

Tek Markus Söder nuk e gjen dot një angazhim të tillë. Eksperti Johannes Varwick e quan Söder në drejtim të politikës së jashtme europiane ende “një letër të bardhë”. Thorsten Benner, drejtues i Institutit të Berlinit për Politikën Publike Globale shkon edhe më tej. Söder ka “pak ose aspak lidhje emocionale me projektin europian dhe nuk do të trembet para agjitimit oportunist kundër Brukselit, nëse kjo e ndihmon për politikën.”

Rilindja e marrëdhënieve transatlantike jo me çmim zero

Të dy politikanët i bashkon përqëndrimi më shumë tek BE e Franca, se tek SHBA. Kujtojmë se Angela Merkel në vitin 2003 si kryetare e CDU-së udhëtoi demonstrativisht në Uashington dhe mbështeti presidentin Bush në luftën e Irakut, atëherë kur një shumicë e gjermanëve ishin kundër, ashtu si edhe kancelari socialdemokrat, Gerhard Schröder.

Marrëdhëniet transatlantike gjatë katër viteve me Trump u bënë të vështira. “Amerika ishte për ne gjithmonë vendi i lirisë dhe i demokracisë”, u shpreh Armin Laschet në fjalimin e tij për në garën për kryetar të CDU-së duke iu referuar mësymjes së Kapitolit. Kurse Söder është shprehur, se dashuria e tij për Amerikën u vu në një provë të vështirë në katër vite me Trumpin. Të dy i vendosin shpresat tek presidenti i ri, Joe Biden. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Biden u bëri thirrje partnerëve. “Aleanca transatlantike u kthye.”

Por afrimi i Bidenit nuk është pa kushte. Ai kërkon për shembull si paraardhësi i tij që partnerët të rrisin shpenzimet e armatimit dhe të marrin më shumë përgjegjësi në fushën e politikës së sigurisë. Söder është parimisht dakord, por thekson se “ne nuk jemi fëmijë të vegjël. Ne jemi partnerë, as vasalë dhe as të nënshtruar”, tha ai para pak ditësh për agjencinë AP. Edhe Laschet e mbështet synimin e NATO-s që shtetet anëtare të shpenzojnë 2% të kapacitetit ekonomik për mbrojtjen, në një kohë që Gjermania është larg këtij synimi.

Söder: “Balanca mes interesave dhe vlerave”

Një pengesë për rilindjen e bashkëpunimit transatlantik mund të bëhet politika gjermane për Kinën dhe Rusinë. Ashtu si Trump, edhe Biden është i mendimit, se Berlini për shkak të interesave tregtare i bën shumë lëshime të dyja qeverive. Në këtë pikë nuk do të ndryshojë shumë në politikën gjermane si me Laschet ashtu edhe me Söder. Laschet ka bërë fjalë për një “konkurrencë të sistemeve”, në të cilën Perëndimi është me Kinën. Por ai nuk e përjashton një pjesëmarrje të koncernit Huavei në ndërtimin e rrjetit mobil 5G, gjë që Uashingtoni e sheh me shumë dyshim. Söder në intervistën e verës vitin e kaluar për ZDF u shpreh se “gjetja e balancës mes interesave dhe vlerave është sfida më e madhe për politikën gjermane në vitet e ardhshme.” Kjo nuk është ashpërsia që pret Uashingtoni.

Në drejtim të Rusisë, të dy si Laschet edhe Söder janë kundër ndalimit të gazsjellësit Nordstream2 nga Rusia në Gjermani. Laschet kërkon të ndajë nga gazsjellësi atentatin e kryer kundër opozitarit Aleksej Navalny, të cilin ai e dënoi ashpër. Söder nga ana e tij me vizitën e tij vitin e kaluar në Moskë, vazhdoi traditën e kryeministrave bavarezë për një politikë tregtare bavareze me Rusinë, pavarësisht ndarjeve politike. Vendet lindore të BE janë mjaft kritike me qëndrimin e kujdesshëm të Berlinit ndaj Moskës.

Armin Laschet në vitin 2014 madje lëvdoi rolin e Rusisë në luftën e Sirisë. “Rusët kanë paralajmëruar që nga fillimi për xhihadistët. Tek ne kjo u la mënjanë si propogandë.”  Madje ai tregoi një lloj mirëkuptimi për Bashar al-Asad, ku ishte e mundur edhe një lloj shumëllojshmërie fetare, dhe për Laschet islamizmi ishte shumë më i rrezikshëm se regjimi i Asadit. Disa deklarata të Laschet nuk kanë gjetur miratim tek qarqe të Unionit.

Eksperti Thorsten Benner pret prej të dy politikanëve pak a shumë vazhdimin e kursit të Merkelit në politikën e jashtme, por sipas tij, me këtë ata shpejt nuk do të shkojnë shumë larg, për shkak të pengesave që do hasin. “Nga njëra anë, sepse kursi i Merkelit për shkak të kundërshtive nuk mund të vazhdohet më aq thjesht, nga ana tjetër, sepse partnerë të mundshëm koalicioni, (sidomos të Gjelbrit) do të këmbëngulin në drejtim të ndryshimit të politikës së jashtme, si p.sh. në drejtim të Kinës, ku politika një dimensionale e jashtme e automobilëve e Merkelit e ka dëmtuar Gjermaninë.” Kurse eksperti Varwick thotë, se “të dy janë profesionistë që nuk kanë ende një pikërëndesë në politikën e jashtme…dhe të dyve mund t’u besohet, se do të bëjnë një figurë të mirë në skenën ndërkombëtare.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota armin laschet kancelari i ardhshëm i gjermanisë markus söder armin laschet kancelari i ardhshëm i gjermanisë markus söder

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës