Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reguar menjëherë pas lajmit për ndalimin ish-luftëtarin e UÇK-së Murtez Kastrati nga Policia Shqiptare me kerkesë të Serbisë përmes Interpol.
Ai thotë se është turp kombëtar që Policia shqiptare të ndalojë ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastratin pas kërkesës së Serbisë.
Lajm ky që u bë me dije nga Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, i cili teksa njoftoi ndalimin e Kastratit i bëri thirrje Shtetit shqiptar që të lirojë sa më parë ish-luftëtarin e UÇK-së.
” Turp kombetar. Policia shqiptare ka ndaluar ish luftëtarin e UÇK-se Murtez Kastratin pas kerkeses se Serbise nepermjet Interpol. Sipas burimeve të sigurta sot nga policia shqiptare është ndaluar Murtez Kastrati nga Lipjani ish luftëtar i UÇK. Ndalimi i tij nga policia shqiptare është bërë për shkak të një kërkese të Serbisë përmes Interpolit. Lista e ish ushtarëve të UÇK e shpërndarë nga Serbia përmes interpolit është e gjatë. Shoqatat e luftëtarëve të UÇK në këto orë po njoftojnë e po kontaktojnë antarët e tyre e po kërkojnë të shmangin udhëtimet në Shqipëri për shkak se rrezikojnë të ndalohen sipas kërkesës së Serbisë. Ky është një tjetër skandal nê nivelin e një turpi kombëtar. Arrestimi i luftëtarëve të UÇK nga Tirana zyrtare për shkak të kërkesave të Serbisë është një thikë pas shpine Kosovës e luftës së saj për çlirim. Ndalimi i sotëm i Murtez Kastratit luftëtarit të UÇK nga policia shqiptare, tregon sa hipokrite, sa fallco janë fjalët e Edi Ramës për luftên e luftëtaret e UÇK e për Kosovën. Ky akt dëshmon në formën më të plotë kapitullimin e plotë të Tiranës Zyrtare karshi Beogradit. Tirana Zyrtare po kthehet një shërbêtore e rêndomtë e Beogradit. Tirana Zyrtare kërkon minishengen ballkanik kur i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare mbështet ndarjen e Kosovës pse i duhet Beogradit, Tirana Zyrtare arreston luftëtarët e UÇK pse këtë e kërkon Beogradi. Tirana zyrtare dhe Edi Rama pas kaq shumë shêrbimesh ndaj Beogradit kanë detyrim të tregojnë publikisht cfarë motivesh apo përfitimesh e shtynë drejt kësaj sjellje servile dhe antikombëtare.”- ka shkruar në Facebook Çollaku.
Megjithatë ky lajm është mohuar nga Policia e Shtetit Shqiptar, ku zëdhënësi Gent Mullai ka thënë për Dosja.al se nuk është e vërtetë që Kastrati është ndaluar në Shqipëri.
Sot Kryetari i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, njoftoi se ish-luftëtari i UÇK-së Murtez Kastrati është ndaluar nga Policia Shqiptare, ndërsa kërkoi që Shqipëria ta lirojë menjeherë. Por ky lajm u mohua nga Policia Shqiptare, ndërsa ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ku mësohet se pas një bisede telefonike mes ministres Meliza Haradinaj-Stbulla dhe Gent Cakajt, ky i fundit ka sqaruar se Kastrati është ndaluar për verifikim dhe është liruar para dy orësh.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Dy persona janë prangosur dhe një tjetër është shpallur në kërkim për shkelje të rregullave në punë. Në një njoftim zyrtar, Policia bën me dije se s...
TIRANË– Hysni Gucati, Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së ditën e sotme përmes një njoftimi bëri me dije se një veteran i Ushtrisë Çli...
BRITANI E MADHE- Një i ri shqiptar është zhdukur duke bërë që me urgjencë të nisë hetimi për gjetjen e tij. Mësohet se shqiptari është identifikuar si Olti Gega...
DURRËS– Detaje të reja janë mësuar lidhur me 52-vjeçarin Tonin Toçi, i cili vari veten mbrëmjen e djeshme në qelinë e paraburgimit në Durrës....
VLORË– Motori i një bisnesi “Fast Food”, i cili po shpërndante pica është përplasur me një këmbësor në rrugën transballkanike të Vlorës.K...
DURRËS– Dita e sotme ka nisur me protesta të Durrës. Banorët e pallatit 1035 në lagjen numër 9 të qytetit janë lajmëruar se do t’u shembet godi...
SHKODËR– Plagosje me thikë në Shkodër. Mbrëmjen e djeshme, jashtë një lokali në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës mes dy të rinjve ka nisur një she...
MORINË– Turizmi për këtë vit në Shqipëri duket se është në dorën e vendasve dhe të pushuesve nga Kosova.Edhe sot, ditë e dielë, në doganën e Morinës që në ...
DURRËS– Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me rastin e denoncuar nga Dosja.al, ku 52-vjeçari i indentifikuar si Tonin Toci u vetëva...