LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Policia po e ndiqte, i tha ndalo’/ MOMENTET e fundit të Klodian Rashës, zbardhet DËSHMIA e të vetmit që pa gjithçka:

9 Mars 2021, 10:51 Nga DOSJA
‘Policia po e ndiqte, i tha ndalo’/ MOMENTET e fundit të

TIRANË– Marash Aliaj, është dëshmitari “kyç” i vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë, Nevaldo Hadëraj. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar fragmentin, ku Aliaj rrëfen në dosjen hetimore gjithë çfarë ka parë nga momenti i vrasjes. Rrëfimin e tij para togave blu të Policisë, Aliaj e nis me faktin që vetë ishte ndaluar për kontroll pasi po qarkullonte jashtë kufirit të orës policore. Rreth orës 01:00 minuta, ka dëgjuar një punonjës policie që po ndiqte një të ri dhe gjithë kohës i përsëriste: “Ndalo, Policia!” Pas disa minutave ka dëgjuar një krismë dhe ka dëgjuar zërin e dikujt që është shprehur “e vranë”. Hadërajt, i është kolegu i turnit, i cili e ka kritikuar që kishte qëlluar me armë zjarri dhe për një minutë tregon se e gjithë zona u mbush me efektivë të tjerë. 

DËSHMIA:

Nga materiali hetimor ka rezultuar se është pyetur ne cilesine e personit qe deklaron rrethana te dobishme per hetimin shtetasi Marash Aliaj, ku nga deklarimi ka rezultuar se ka ne përdorim nje automjet, te llojit autoveture te markes “Suzuki”, ngjyre te bardhe me targa AA XXX XD, ne pronesi te shtetasit me inicialet B. R., automjet te cilin e perdor per arsye familjare. Sipas deklaruesit, me date 08.12.2020, rreth orës 01:00 minuta, ka qene duke levizur ne rrugen: “Dritan Hoxha”, me drejtimin nga vendi i quajtur Laprake ne drejtim te vendit te quajtur “Zogu i Zi”. Sipas deklaruesit, ne momentin kur ka qene perballe me vendin e quajtur “Kupola” pranë semaforit, ka parë nga larg se nje automjet policie ia ka bere me drita te gjata, me shenje për te ndaluar. Pasi ka parë nga pasqyra automjetin e policisë i është përgjigjur shenjës se ndalimit, ka hapur krahun dhe ka ndaluar mjetin prane hotel “Dilo”, ku njëkohësisht prapa mjetit te tij ka qene dhe automjeti i policisë. Sipas deklaruesit, nga automjeti i policisë ka zbritur një punonjës policie, i cili është afruar pranë automjetit duke i kërkuar dokumentet e mjetit. Sipas deklaruesit, është bindur urdherit te punonjesit te policisë dhe ka filluar qe te jape dokumentet. Sipas deklaruesit, ne keto momente ka pare perpara automjetit te tij, ne krahun e djathte, nje punonjes policie, i cili po ndiqte një person me vrap duke kaluar rrugën ne krahun tjeter, duke shoqeruar edhe me fjalet “ndalo, policia!” ne drejtim te ketij shtetasi qe po largohej me vrap. Sipas deklaruesit, veprimet e mesiperme i kane terhequr vemendjen dhe me ane te shikimit ka pare se shtetasi qe po vraponte dhe punonjesi i policise qe po e ndiqte kane hyre ne nje rrugice, e cila korespondon perballe me hotel “Dilo”, e cila te con prane ish-Shkolles se Partise. Sipas deklaruesit, gjate ketij momenti, punonjesi i policise, i cili i kishte kerkuar dokumentet, dhe po ndiqte me sy kolegun e tij, i ka kthyer dokumentet e mjetit dhe pasi ka mbyllur automjetin e policise, ka vrapuar duke kaluar rrugen me qellim te ndiqte drejtimin nga iku shtetasi ne fjale dhe punonjesi i policise. Sipas deklaruesit, ne keto momente i ka kerkuar punonjesit te policise nese mund te levizte por ky i fundit nuk i ka kthyer pergjigje. Sipas deklaruesit, gjate kesaj kohe ka qendruar ne automjetin e tij pa levizuar fare, ku pas disa minutave ka degjuar nje krisem si ajo e armeve te zjarrit dhe ka degjuar nje ze personi i cili ka thene se “e vranë”. Sipas deklaruesit, pas ketij momenti ka dale nga automjeti, eshte afruar drejt vendit ku kishte degjuar krismen dhe ulerimen, rreth pesembedhjete metra larg, ne rrugicen qe kufizohej me nje servis automjetesh. Sipas deklaruesit, pasi eshte afruar ne rrugice, njekohesisht ne kete vend eshte afruar nje punonjes policie, i cili ka shikuar ne drejtim te nje personi, i cili ishte shtrire ne toke, ku pas disa sekondave ne kete vend ka shkuar dhe nje punonjës policie tjetër me vrap, i cili i eshte drejtuar kolegut duke i thene se cfare donte qe kishte shtire me arme. Sipas deklaruesit, pas rreth nje minute ne vendin e ngjarjes kane shkuar punonjese te tjere te policisë, te cilet jane afruar prane shtetasit te shtrire dhe nga ky moment punonjesit e policise i kane kerkuar qe te largohej nga vendi. Sipas deklaruesit, ai ka qene rreth pese metra prane personit qe ishte shtrire, dhe kur eshte afruar ka pare qe personi i shtrire ishte me koken ne drejtim nga rruga kryesore prane murit dhe kembet ne drejtim te rrugicës ne krahun tjeter. Sipas deklaruesit, gjate kohës qe ka qëndruar, nuk ka dëgjuar komunikime apo debate te tjera. Sipas deklaruesit, personi qe po ndiqte punonjësi i policisë me personin qe ka pare shtrire ne toke ishte i njejti. Sipas deklaruesit, punonjesi i policise qe eshte afruar i pari ne vendin e ngjarjes ishte punonjesi qe e ka ndjekur qe ne fillim personin e shtrire, ndersa punonjesi i policise qe eshte afruar i dyti ne vendin e ngjarjes ka qene punonjesi i policise qe i kishte marre dokumentet e mjetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 dhjetor të vitit të kaluar, ku efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj qëlloi me pistoletë në drejtim të Klodian Rashës, duke e lënë të riun të vdekur në zonën e Laprakës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha vrasja e klodian rashes klodian rasha vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës