Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Policia e Durrësit alarmohet nga vrasja e një qeni: Do bëjmë të mundur zbardhjen!
24 Tetor 2021, 15:32Nga DOSJA
DURRËS– Policia e Durrësit është vënë në alarm dhe ka marrë përsipër të zbardhë vrasjen e një qeni, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në qytetin bregdetar. Përmes një njoftimi zyrtar, blutë e Durrësit bëjnë me dije se janë njoftuar për vrasjen e një katërputroshi dhe se do të bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Gjithashtu bëhet me dije se po punohet për të gjetur autorin e vrasjes së qenit. Njoftimi i Policisë së Durrësit është fshirë nga faqja zyrtare, por fotoja e tij është ruajtur nga Newsbomb. Nuk dihet ende nëse qeni është vrarë pasi është përplasur nga ndonjë makinë, dhunuar nga njerëzit apo në një tjetër mënyrë. ‘Pendesa’ e Policisë së Durrësit për këtë njoftim, mbetet e pakuptueshme.
Njoftimi i Policisë Durrës:Sot me datën 24.10.2021, Komisariati i Policisë Durrës ështe vënë në dijeni se më datën 22.10.2021, është vrarë një qen në rrugë. Për këtë ngjarje është marrë kallëzimi dhe Policia e Durrësit është duke e hetuar rastin, në bazë të kallëzimit të marrë dhe sipas pretendimit të ngritur. Policia e Durrësit është duke ushtruar dëtyren per te bere te mundur sqarimin e rrethanave te kesaj ngjarje per te bere te mundur zbulimin e saj. Ju garantojme se nga ana e Policise se Durresit, do te vleresohet maksimalisht kjo ngjarje. Duke ju falenderuar.
TIRANË– Katër persona kanë humbur jetën dhe 444 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri. Në bilancin e 24 orë...
TIRANË– Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Håstad ka zbuluar personat me të cilët udhëtoi drejt Përmetit e Tepelenës bashkë me ambasadoren e Sht...
GJIROKASTËR– Një punishte e përpunimit të drurit është përfshirë nga flakët në Gjirokastër në afërsi të liqenit të Viroit. Punishtja nuk ishte funksi...