"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
PERLA e Sandër Lleshaj/ Ministri ‘qan’ hallin e tij: Paguhem sa roja i homologut në Kosovë, ja sa e kam rrogën (VD)
21 Nëntor 2019, 15:20Nga DOSJA
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Teksa fliste për pagat e ulëta që paguhen punonjësit e Policisë së Shtetit, Lleshaj ka parë me vend që për të provuar faktin të përmendë edhe rrogën e tij.
Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm është “qarë” për pagën duke treguar pa asnjë kompleks se paguhej për shërbimet po aq sa roja i homologut të tij në Kosovë, duke vënë në dukje se me kolegun nuk kishte asnjë krahasim.
Lleshaj ka shtuar se nuk kishte asnjë dijeni lidhur me diferencën e thellë, të cilën e kishte mësuar vetëm gjatë një takimi me homologët e Ballkanit, me të cilët mesa duket ka folur edhe pagat. Mesa duket homologu nga Kosova i ka rrëfyer gjithë krenari se për sigurinë e tij, roja merr plot 900 euro.
“A është parashikuar rritje pagash? Nuk është parashikuar në këtë buxhet , se nuk është bërë për asnjë institucion. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6 mujorin e dytë. Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 € pagë. I thashë aq e kam edhe unë”, tha Lleshaj në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Pasi mbaroi historinë me rrogën e tij, edhe njëherë ministri i Brendshëm ka risjellë në vëmëndje shpërndarjen e projekt-buxhetit për vitin 2020, i cili edhe këtë vit do të lërë ministrin inverior ndaj kolegëve të rajonit.
Ndoshta në një ftesë tjetër në Komision, Lleshaj do të mund të gjejë kohën të flasë për uniformat, mungesën e parave për naftën e makinën dhe për të kaluar më pas në shpezimet e luksit, në rritjen e rrogës së policave.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar sot në lidhje me buxhetin që parashikohet të ketë ministria e Shëndetësisë vitin ...
BRUKSEL- Komisioneri për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi Dimitris Avramopoulos ditën e djeshme përfaqësoi Komisionin Evropian në takimin Ministror të Dre...
Tiranë-Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se në një vend demokratik me këtë situatë do të ishte shkarkuar Presidenti i vendit.Sipas Ngjelës pasi Kuvendi të shk...
Tiranë- Edhe pse për më shumë se 10 ditësh është në arrati, Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për Agim Kajmakun, atë të ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot një deklaratë jo të zakontë, pasi nuk foli nga zyra e tij po shkoi tek gazetarët e prisnin tek dera. Meta shkoi v...
Tiranë-Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar kriza në vend sa vjen dhe thellohet se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e lira. Ai ka theksuar se PD dhe opozita e...
TIRANË- Presidenti, Ilir Meta ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka folur me tone të ashpra kundër disa ambasadorëve duke i quajtur “palaço”...
Tiranë– Për zhvillimet e fundit në vend në lidhje me gjykatën Kushtetuese “Zeri i Amerikës” ka bërë një rezyme të ngjarjeve, ku theksohet që në titull se presid...
Tiranë- Pas takimit me Presidentin Ilir Meta, Bujar Nishani ka deklaruar se për ngërçin në Kushtetuese se po tentohet të minohet institucioni i Presidenc...