Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pogradec- Policia ka arrestuar një 37-vjeçar me iniciale A.A, pasi pa qenë i licensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryente abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit. Sipas Policisë 37-vjeçarit i janë sekuestruar 11500 euro, 2 milionë lekë të vjetra, pajisje dhe karta abonimi të kompanive televizive.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pirateria”. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për goditjen e paligjshmërisë. Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë duke fshehur edhe të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij, por arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohen 11500 euro, 2 milionë lekë të vjetra, pajisje dhe karta abonimi të kompanive televizive.
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shkelësve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec finalizuan operacionin policor të koduar “Pirateria”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• A. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi i mësipërm, duke qenë i palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryente abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit.
Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, shtetasi A. A., nuk i kishte deklaruar pranë organeve tatimore duke kryer fshehje të ardhurash. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në mjetin e tij tip “Mercedes-Benz” si edhe në banesë, iu gjetën 11500 euro, 2 milionë lekë të vjetra, një lap top, karta abonimi të disa kompanive televizive, si edhe module dekoderash të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë masa kundër COVID0-19, i cili deri tani ka infektuar 6 persona. Zyrtarisht KPK, bën me dije se nga sot ...
Tiranë- 31-vjeçari i prekur me koronavirus, i cili ndodhet në Spitalin Infektiv në QSUT ka deklaruar se ka 36 orë që ndodhet i shtruar, dhe askush nuk i ...
Tiranë- Balerini i famshëm shqiptar, Kledi Kadiu ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit ka publikuar një video Facebook ku mjekët kërc...
TIRANË– Prej orësh mbahet brenda një furgoni të bardhë në Ministrinë e Brendshme, Selami Simsek. Pranë tij ndodhet babai, i cili kërkon që të birit t’i apr...
Tiranë-Ditën e djeshme Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani është takuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe ambasadorin e...
E ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin, zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka folur për situatën e koronavirusit në Shqipëri.Rakacolli tha ...
Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar 56-vjeçarin me inicia;e P.B, pasi pas një sherri ka goditur me thikë në gjoks 25-vjeçarin me iniciale A.N....
TIRANË-Pritet të esktradohet drejt Turqisë ‘gylenisti’ Selami Simsek. Një ditë pasi Gjykata e Apelit të Tiranës e liroi atë nga akuzat për falsifikim të do...
Tiranë- Selami Simsek, “gylenisti”, për të cilin Gjykata e Apelit dha vendimin që të lirohet nga burgu prej orësh po mbahet brenda një furgoni të bardhë pranë M...
Tiranë- Babai i turkut Selami Simsek, për të cilin gjykata një ditë më parë dha vendimin që të lirohet nga burgu është shprehur se djali i tij po mbahet brenda ...