LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Po presim’/ Adriatik Llalla harrohet me procedurë: I kërkuar veç me letra në Shqipëri, por jo jashtë vendit

7 Tetor 2021, 17:10 Nga DOSJA
‘Po presim’/ Adriatik Llalla harrohet me procedurë: I

Kanë kaluar mbi dy javë nga dënimi i ish – Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, por Spak ka “harruar” ta shpallë atë në kërkim ndërkombëtar. Interesimit se përse nuk është vendosur emri i njeriut më të rëndësishëm të akuzës në listën e të kërkuarve, iu dha përgjigjja: “Po presim të përfundojë kërkimi kombëtar”.

Por në të vërtetë kërkimi kombëtar bëjnë me dije burime të sigurta policore konsiderohet i ezauruar, sa kohë autoritetet policore gjenden përpara faktit të kryer. “Llalla rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, pak ditë përpara se në datën 22 shtator të shpallej fajtor i formës së prerë nga një trupë gjyqësore e gjykatës së posaçme antikorrupsion”.

“Këto të dhëna rezultojnë të regjistruara në sistemin TIMS, që mban shënim çdo hyrje dalje përmes PKK, dhe Llalla ka dalë nga Rinasi me destinacion Italinë”, – u përgjigj një zyrtar i kufirit sipas të cilit mjaftonte një klik në TIMS për të zbardhur nëse ish- prokurori i Përgjithshëm gjendej apo jo në Shqipëri.

Por ndonëse të informuar për këtë largim, teksa zërat publikë e kishin njoftuar “arratisjen” zyrtarët e policisë së Tiranës insistojnë se “prezenca e OPGJ të komisariatit lokal ishte e pashmangshme, ata duhet të shkonin në banesën e Adriatik Llallës sepse kështu e kërkon procedura, mbasi vendimi dhe urdhri i prokurorisë në këtë rast SPAK duhet të bëhet i ditur në qendrën e banimit që është shtëpia” .

Mirëpo nga mbrëmja e 22 shtatorit kur një grup prej tre oficerësh firmosën procesverbalin e mosgjetjes, nuk ka më asnjë hap për gjetjen e ish zyrtarit të lartë, arrestimi i të cilit është më tepër simbolik.

“Ai ishte mes njerëzve më të rëndësishëm të akuzës, dhe SPAK mund të kishte vepruar ndryshe, menjëherë sapo prokurorët e SPAK konstatuan mosgjetjen dhe u gjendën përpara faktit të largimit, ata mund të kërkonin shpalljen në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli” shprehet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit i cili insiston se policia nuk mundet të shpallë ndërkombëtarisht ish prokurorin e përgjithshëm pa e kërkuar prokurori i çëshjes, në këtë rast SPAK.

“Aktualisht Llalla është i kërkuar procedurialisht brenda kufirit, mbasi policia është e bindur që ai ka kaluar kufirin dhe nuk ka përse të pritet 3 muaj derisa të digjet ky afat. Asgjë nuk e pengon SPAK të kërkojë ndërkombëtarisht ish prokurorin e përgjithshëm të dënuar me dy vjet burgim dhe heqje për pesë vjet të të drejtës për të ushtruar funksione publike” shton i njëjti zyrtar që trajtoi shkresat dhe i përcolli ato pa asnjë efekt për arrestimin dhe ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Por teksa ngjan se çdo gjë është një procedurë, ky afat mund të përdoret fare mirë nga ish- prokurori i Përgjithshëm. Në rastin më të mirë, ai mund të luajë me kartën që hodhi në fushën e gjykatës kur deklaroi se “ ishte sëmurë dhe ndaj kërkoj shërbim prove”.

Karta e të qenurit me problem shëndetësore mund të luhet në muajt në vazhdim prej avokatëve të tij në Shqipëri dhe jashtë, në vendin ku ai është larguar por që nuk konfirmohet nëse është Zvicra apo Hungaria. Nëse ish- prokurori i Përgjithshëm deri në dhjetor 2017 atëherë kur i përfundoi mandati pesë vjeçar, mundëson shtrimin në një spital jashtë vendit, dhe ndërkohë procedurat për shpalljen ndërkombëtare të tij lëvizin ngadalë, atëherë edhe dorëzimi i tij me pranga në duar tek drejtësia shqiptare do jetë mjaft i vështirë, dhe do të hyjë sërish në një hulli procedurash tek të cilat do të zotërojnë të drejtat e njeriut dhe garancitë kushtetuese.

“E sigurt është që loja që po ndjek ish prokurori i përgjithshëm është shmangia e prangave në duar dhe kthimi në vend me këtë status, se si do ta realizojë ai këtë gjë, mbetet për tu parë” – tha një specialist pranë Interpol Tiranës që përshkroi se detyra e institucionit është thjesht ajo e një korrieri.

“Sapo të mbërrijë kërkesa nga Spak ne e delegojmë pranë Interpolit qendror që së bashku me të dhënat emri , mbiemri, ngjyra e syve, mosha dënimi publikohen menjëherë nga qendra në Lion”. Por përse kjo nuk po ndodh do të kuptohet nga lëvizja e parë e avokatëve që pritet të dorëzojnë rekursin dhe që aty do të dalin hapur lëvizjet e tyre.

Marrë nga Gazeta SI

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet