"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Peshku qelbet nga koka…”/ Dënimi i Adriatik Llallës, Anila Hoxha paralajmëron: Të shkarkuarit nga Vetting-u mund
21 Maj 2021, 08:09Nga DOSJA
TIRANË- Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, u shpreh në “Absolut 4” në A2 se “njerëzit e drejtësisë, të shkarkuar nga vetting-u, mund të kenë të njëjtin fat” me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili u dënua me dy vite burg për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.
“Drejtësia, të paktën shkalla e parë, e përktheu me vendim atë që shkruhet në sallën e gjykatës: “Drejtësia është e barabartë për të gjithë”. Por, përtej rastit “Llalla”, njerëzit e drejtësisë të shkarkuar nga vetting-u, mund të kenë të njëjtin fat me ish-prokurorin e përgjithshëm. Shumë pjesëtarë të kupolës së drejtësisë do të kenë ditë të vështira, si Adriatik Llalla. Kjo e sotmja ishte ditë e rëndësishme”, deklaroi Hoxha.
Gazetarje nënvizoi se “rëndësi ka që të ketë vullnet për të luftuar të korruptuarit” dhe shtoi se “fakti që është ngritur SPAK, vazhdoj të besoj që do të ketë rezultate”.
“Të gjithë presim që SPAK të shuajë korrupsionin dhe krimin e organizuar si me shkop magjik. Por, gjithçka kërkon kohën e saj. Kambanat kanë filluar të bien dhe pak e nga pak po shkohet drejt atyre që e frymëzojnë korrupsionin, që paguhen nga taksat tona. Siç thotë populli, “peshku qelbet nga koka…”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.
Marrë nga A2CNN
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 25-vjeçari Ilir Daka, i cili u shpall i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur në Tiranë dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirë ng...
TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen hetimit për tre magjistratë. Me anë të një shkre...
STAMBOLL– Mediat turke kanë publikuar pamjet e plota të shkëputura nga kamerat e aeroportit, në momentin kur pronari i “Thodex”, Faruk Fatih Özer arratiset nga ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al është reagimi i Zylfie Haklja për shpalljen non...
PATOS– Viktor Selmanaj është 47-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes me dashje. Në datën 17.08.2020, në afërsi të stadi...
TIRANË– Pas dy ditëve me shi, më në fund do të shkëlqejë sërish dielli! Dita e sotme do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash du...
Shuma e sigurimeve shoqërore që nuk janë paguar në kohë dhe tashmë janë klasifikuar në borxh tatimor arriti në 17 miliardë lekë (138 milionë euro) në vitin 2020...