LIVE UPDATES
Bota

Përpjekjet e Biden për të përmirësuar lidhjet SHBA-Evropë!

28 Prill 2021, 05:41 Nga DOSJA
Përpjekjet e Biden për të përmirësuar lidhjet

Udhëheqësit evropianë dhe aleatët e tjerë të Amerikës thonë se Presidenti Joe Biden ka bërë shumë në 100 ditët e tij të para në Shtëpinë e Bardhë për të filluar rindërtimin e besimit në rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara.

Por ndërsa janë dakord me qëllimet e tij kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë përballjen me ngritjen globale të autoritarizmit, ata ende po vazhdojnë t’i peshojnë me kujdes veprimet e administratës së Presidentit Biden, ashtu si armiqtë e Amerikës, thonë analistët dhe diplomatët.

Ata thonë se 78-vjeçari Biden tashmë ka treguar se si një ndryshim në Zyrën Ovale mund të nxisë ndryshime të rëndësishme politike me një premtim se do të ketë më shumë ndryshime në të ardhmen, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në të gjithë globin.

Vëzhguesit në Evropë dhe Azi e vlerësojnë udhëheqësin amerikan për angazhimin e tij në bashkëpunimin shumëpalësh dhe nevojën për një përpjekje të koordinuar globale për të trajtuar ndryshimin e klimës. Theksi i ri në rëndësinë e aleancave është një distancim i qartë nga qëndrimet e paraardhësit të zotit Biden, ish-presidentit Donald Trump, thonë ata.

Biden ka “rivendosur axhendën globale duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, duke u larguar nga një qasje e njëanshme për të shfrytëzuar forcën e aleatëve dhe institucioneve globale për të arritur rezultate”, thotë Siddharth Tiwari, përfaqësuesi kryesor për Azinë në Bankën Ndërkombëtare për Zgjidhjet. Ai po fliste gjatë një diskutimi në internet të organizuar nga gazeta britanike Financial Times dhe ajo japoneze Nihon Keizai Shimbun.

Në Evropë, Presidenti Biden ka marrë vlerësime të larta edhe nga disa analistë që sugjerojnë se pavarësisht moshës, ai mund të kthehet në një udhëheqës transformues. “Politika prodhon dy lloje udhëheqësish”, tha kolumnisti i gazetës britanike me ndikim, Philip Stephens. “Ata që duan një çadër (të jenë të kujdesshëm) dhe të tjerët, në numër shumë më të vogël, të cilët janë të vendosur të ndryshojnë motin (të vendosur për ndryshime pavarësisht rrethanave)”. Ai thotë se “Detyra e rizbulimit të fuqisë së një udhëheqësi i ka rënë 78-vjeçarit që tani është në Shtëpinë e Bardhë.”

Philip Stephens dhe të tjerët theksojnë hapat që Presidenti Biden po ndërmerr në vend për të rikonfirmuar fuqinë e qeverisë dhe përpjekjet për t’u rimëkëmbur nga ajo që kritikët e ish-presidentit Trump thonë se ishte një luftë politike “e pacivilizuar” e Amerikës me një plan të zgjerimit ekonomik që është krahasuar me Marrëveshjen e Re të Franklin Rooseveltit të viteve 1930. Një paketë financiare e stimulimit ekonomik prej 1.9 trilionë dollarësh tashmë është miratuar nga Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë po promovon një paketë masive të infrastrukturës dhe arsimit që mund të ndihmojë në qetësimin e anktheve socio-ekonomike të votuesve të klasës punëtore të bardhë që u larguan nga Partia Demokrate dhe mbështetën republikanin populist, Donald Trump.

Ekonomia

Shumë analistë thonë se gjendja ekonomike e Amerikës do të jetë thelbësore në përpjekjen e Shteteve të Bashkuara për t’u rikthyer në rolin e saj udhëheqës në skenën globale. “Në qoftë se ekonomia amerikane nuk rimëkëmbet, atëherë unë mendoj se diplomacia amerikane nuk do të jetë në gjendje të rimëkëmbet nga epoka e ish-presidentit Trump”, tha Richard McGregor nga Instituti Lowy, në Australi.

Rimëkëmbja ekonomike mund të ndihmojë Presidentin Biden për të riparuar disa nga përçarjet në Amerikë, thekson Georg Löfflmann, një studiues në Universitetin e Britanisë në Warwick. Por ai vuri në dukje se “Presidenti Joe Biden përballet me një detyrë të madhe për të bashkuar një vend thellësisht të ndarë që vazhdon të përballet me mosmarrëveshje mbi çështjet kryesore si imigracioni, ndryshimi i klimës dhe racizmi në Shtetet e Bashkuara.”

Suksesi i brendshëm do të sjellë sukses më të madh në politikën e jashtme, thonë analistët. Këto dy çështje janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. “Në 100 ditët e tij të para, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka ndërmarrë hapa, që janë përshëndetur nga të tjerët, për trajtimin e ndryshimit të klimës, përfshirë krijimin e një qasjeje “nga e gjithë qeveria”, rikthimin tek Marrëveshja e Parisit për klimën dhe angazhimin e ekspertëve të klimës për të ndërmarrë veprime në të gjithë administratën”, thanë studiuesit Antony Froggatt dhe Rebecca Peters.

Në një artikull të përbashkët për institutin e politikave të Britanisë, Chatham House, ata paralajmëruan se “sfida e vërtetë po afrohet”. Ata theksojnë se, “Për të afirmuar legjimitetin e Shteteve të Bashkuara për çështjen e klimës në një mjedis politik përçarës në vend, Biden ka nevojë që njëkohësisht t’i japë përparësi politikave të brendshme, ndërsa rindërton aleancat ndërkombëtare për të treguar që administrata e tij mund të përmbushë angazhimet e saj afatgjata.”

Ndërsa politikëbërësit në të dyja anët e Atlantikut janë të vendosur të riparojnë marrëdhëniet e dobëta dhe t’i bëjnë më të qëndrueshme demokracitë e shkatërruara nga trazirat e papara politike të brendshme dhe të sfiduara nga fuqitë autoritare, ata e pranojnë se përballen me një rrugë të ndërlikuar përpara. Janë arritur disa marrëvshje të shpejta për një sërë çështjesh mes Brukselit dhe Uashingtonit, të nxitura nga etja për një bashkëpunim më të ngushtë.

Megjithatë, ka ende dallime të mëdha mes dy palëve. Ekipi i Presidentit Biden po ndeshet me disa nga të njëjtat sfida që kontribuan në tendosjen e lidhjeve Euro-Atlantike, së pari gjatë mandatit të Barak Obamës në Zyrën Ovale, dhe pastaj në një shkallë shumë më të madhe nën administratën e ish-Presidentit Trump, i cili e identifikoi Evropën si një kundërshtar ekonomik dhe u ankua në lidhje me qëllimin e NATO-s.

Të gjitha qeveritë e vendeve të BE-së e kanë mirëpritur synimin e Presidentit Biden për të ringjallur lidhjet SHBA-Evropë dhe janë lehtësuar nga largimi i gjuhës armiqësore. Megjithatë, Uashingtoni tani po përballet me një BE që po përqëndrohen tek vetja, me bllokun e përqendruar në mbrojtjen e tregut të tij post-pandemik dhe mbrojtjen e kampionëve të tij industrialë, thonë analistët. Ata theksojnë se BE po përpiqet të bëhet një lojtare e pavarur globale e përqëndruar më shumë në interesat e saj. E gjithë kjo ka të ngjarë të përkeqësojë disa fërkime tregtare dhe gjeopolitike.

Konsensusi transatlantik pas Luftës së Dytë Botërore po ndërlikohet edhe nga përçarjet brenda bllokut në lidhje me rrugën më të mirë për të trajtuar rritjen e fuqisë së Kinës komuniste dhe mënyrën e menaxhimit të një Rusie revanshiste, shtojnë ata. Kjo po i vendos disa qeveri populiste evropiane në një pozitë të vështirë, përfshirë Hungarinë. Kryeministri hungarez Viktor Orban është akuzuar se po anon nga kundërshtarët në përballjen mes Perëndimit dhe qeverive autokratike të Rusisë dhe Kinës.

“Në botën transaksionare të politikës së jashtme Trumpiste, ishte krejt në rregull për shumë udhëheqës evropianë si Viktor Orbani që të bënin këtë përjashtim në përballjet mes autokracive Lindore dhe demokracive Perëndimore. Tani, ata duhet të zgjedhin njërën anë”, tha Katalin Cseh, një politikane liberale hungareze, gjatë një diskutimi në internet mes ligjvënësve të BE-së mbi 100 ditët e para të administratës së Presidentit Biden. Diskutimi u organizua nga organizata Visegrad Insight, me seli në Varshavë.

Por strategjia më konfrontuese e Preisdentit Biden ndaj Kinës paraqet probleme edhe për Evropën në tërësi, thanë pjesëmarrësit në këtë diskutim. “Sfida jonë është të vazhdojmë tregtinë me Kinën, dhe njëkohësisht të ruajmë aleancën tonë me Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk do të jetë e lehtë”, tha Radosław Sikorski, një ligjvënës evropian dhe ish-ministër i jashtëm i Polonisë.

Mbingarkesa shihet gjithashtu si një rrezik në të ardhmen për administratën e Presidentit Biden, e cila do të ndeshet me një numër sfidash të politikës së jashtme, përfshirë frenimin e përhapjes së koronavirus dhe përfundimin e fushatës së vaksinimit. Deri më tani, administratës së Presidentit Bidenit i janë dhënë vlerësime të larta për ndërthurjen e pragmatizmit syhapur me idealizmin në mënyrën se si po merret me Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke ofruar shkopin dhe karotën.

“Zoti Biden po përpiqet të ndjekë një politikë me dy drejtime, duke u përpjekur t’u rezistojë dhe të shprehë simpati ndaj regjimeve të tilla me synimin për të kufizuar ambiciet e tyre territoriale, për të dekurajuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe ndërhyrjet transnacionale, ndërsa ai punon me ta aty ku interesat e tyre mund të përputhen me ato të Amerikës”, thuhet në një analizë të revistës britanike The Economist./VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden shba-europe joe biden shba-europe

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës