LIVE UPDATES
Politike

Përgjimet e Antimafias/ Lubonja pas reagimit të Buçit: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor!

25 Janar 2021, 20:43 Nga DOSJA
Përgjimet e Antimafias/ Lubonja pas reagimit të Buçit:

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane sa i takon lidhjeve të grupit kriminal të Ndragheta-s me biznesmenë dhe sipërmarrës, ku tregohej se si mund të bëhej biznes në vendin tonë përmes korrupsionit.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Lubonja tha se është mbështetje e hapur e status-quos nga ana e Buçit.

Sipas Lubonjës, ambasadori duhet të kërkojë hetime në lidhje me këtë rast.

“Deklaratë e poshtër e ambasadorit. Është mbështetje e hapur e status-quos. Në vendi që të kërkojë hetime…ai e di shumë mirë se cila është Italia. Nëse ju kujtohet se çfarë thuhet atje në regjistrime. Ata mafiozët thonë; është si Italia e viteve 60, ku shteti ishte i hapur. Ai e di shumë mirë se sa para bën Ndragheta. Atje ku gjykata është e kapur. Këtu polici ha mish e djathë. Prokurori nuk hap çështjen, që të shoh se kush është ky Niku, se mund t’i kemi rënë në qafë. Se ngre dot kokën ky ambasadori?! Ça janë këto kulla. Janë bashkëfajtorë aty. Ai është bashkëfajtor me këtë deklaratë. Ai i quan këto thashetheme, kur ujkun e kemi përpara. Ambasada italiane dhe drejtësia italiane janë në mospërputhje prej kohësh. Atyre iu shemb stadiumi, nuk thënë një fjalë. U shemb teatri dhe s’foli.”, tha ai.

Mes të tjerash Lubonja tha se ka një mijë indici që të çojnë tek ideja që në vendin tonë po bëhet pastrim parash të pista.

“Këto përgjime nuk janë fare pa provë dhe për ne. E para është një Niku, që siç kam lexuar unë në media, është një person që ka një kompani, ‘SOL’ që ka marrë 197 tendera nga pushteti jonë i sotëm. Nga të cilët tani se mbaj mend tamam, 120 më duket ishin pa garë fare. I ka marrë ky. Shifra ishte rreth 18-19 mln eruo. Ku njeri që i del emri atje, ka lidhje konkretisht me Ndragheta. Ai e di se si funksionin pushteti ynë. E di është garant, dhe mund të bëjë sekserin në këtë lojë. Pashë që e shoqja e këtij paska qenë e Lojërave të Fatit, administratore e tyre. Siç e dimë ne që Rama donte t’i hiqte ato dhe s’i hoqi. Pashë një video se si i fliste kjo Fatmir Xhafës, që ishte kryetar i komisionit dhe i fliste me përqeshje. Këto janë detaje të vogla, por që tregojnë se këta janë njerëzit e fuqishëm pas skenës dhe që kanë paratë, dhe kontrollojnë pushtetin në vendin tonë. T’i lësh këto gjëra pa hetuar fare, s’mund t’i quash perceptime. Rama bëri një OFL për të kontrolluar ca kriminelë që kanë bërë para/ Ka një mijë indici që të çojnë tek ideja që këty po bëhet pastrim parash të pista. Në të gjitha regjistrimet që dëgjova unë, më bëri përshtypje një moment ku flasin këta dhe thonë; kanë nevojë për para, se ju kanë ngelur në mes dhe duan ortakë. Po të shohësh, si janë shitur këto njëra pas tjetrës. Po ti bësh një bilanc Shqipërisë se si prodhon dhe sa ka fuqi që të ndërtosh të tilla gradaçela, mua më del qartë se këto janë pastrim i parave të pista. Provat i kanë ata që japin leje. Ata thonë që i kemi thënë policisë; djathë, mish dërri.”, pohoi Lubonja.

DEKLARATA E BUCCIT

“Italia është e do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh. Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës. Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë.”- tha Bucci.

Marre nga: BW

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike fatos lubonja fatos lubonja

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë