Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
DURRËS– Agron Gurakuqi 46-vjeç dhe Bledian Gresa 35-vjeç, kanë rënë në prangat e policisë në Durrës pasi merreshin me veprimtarinë kriminale duke prodhuar dhe trafikuar mina me telekomandë.
Policia bën me dije se janë sekuestruar 4 mina, të cilat autorët do t’i shisnin kundrejt fitimit deri në 3000 euro për një cope. Të dy ata ishin dënuar më herët për vepra të ndryshme penale,
Njoftimi i plotë:
Goditet një tjetër tentativë për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Distanca”.
Operacioni i zhvilluar strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Sekuestrohen 4 mina me telekomandë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm penal, të cilët do i shisnin minat kundrejt fitimit deri në 3000 euro për një copë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të minave me telekomandë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se 2 shtetas po tentonin të trafikonin mina me shpërthim në distancë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Distanca”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
G., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”;
G., 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. G., shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë, të cilat këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do i shisnin me çmimin 2000 deri në 3000 euro.
Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit B. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MILANO– Një operacion antidrogë kundër kontrabandës së kokainës në “Palazzi” në Cinisello Balsamo dhe grupit të furnizuesve shqiptarë që importonin lëndën narko...
ELBASAN– Dosja.al ka zbardhur emrat e shtatë personave të arrestuar, të cilët akuzohen se shpërndanin në treg para false. Mësohet se në pranga javë në shtatë pe...
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 7 persona pasi falsifikonin kartmonedha e më pas i shpërndanin në disa qytete të Shqipërisë. Dosja.al ka mësuar s...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lal aka folur rreth vrasësve me pagesë një natë më parë. E ftuar në “Opinion”, gazetarja u pyet se sa mund të kushtojë një vrasë...
GJERMANI– Në një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe autoriteteve të BE-së, fituesi i çmimit të fondacionit The Right Lievelihood, ...
TIRANË– Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, është përplasur me gazetaren Klodiana Lala, e cila e ftuar në “Opinion”, po fliste në lidhje me vrasjen...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë raportin e Eurostat i cili bën të ditur se Shqiptarët janë të dytët në Euro...
SHQIPËRI– Edhe dita e sotme, njësoj si e djeshmja do të shoqërohet me vranësira dhe shira me dendësi mesatare. Sipas Meteoalb, kështu do të jetë para...
ITALI– Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij dhe e ka kërcënuar atë. ...