Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Përfundon takimi mes Vuçiç dhe Lajçak, presidenti serb: Do ta informoj publikun për krizën e rëndë në Kosovë
20 Shtator 2021, 15:06Nga DOSJA
SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe i Dërgurari Special i Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak kanë zhvilluar një takim ditën e sotme. Pas takimit që zgjati vetëm një orë, presidenti Vuçiç informoi se ata biseduan mbi zhvillimet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për targat serbe.
“Kam biseduar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, për krizën e rëndë në Kosovë dhe Metohi. Unë do ta informoj publikun për gjithçka që po ndodh në veri të krahinës”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Miroslav Lajçak, i Dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun, po zhvillon një vizitë dy ditore në Serbi, njejtë si ajo e një jave më parë në Kosovë. Vizitat e tij po bëhen në kuadër të një përpjekjeje tjetër të BE-së për t’i mbajtur palët në dialog.
Qeveria e Kosovës ka futur sot në fuqi reciprocitetin e targave. Sipas këtij vendimi, të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë duhet të pajisen me targa të përkohshme, gjë që mund të bëhet në të gjitha pikat kufitare të kosovës. Ky vendim ka shkaktuar tensione në kufirin e Jarinjës. Ndërkohë që BE dhe SHBA iu ka bërë thirrje të dy vendeve të ulin tensionet mes tyre dhe të vijojnë dialogun.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
AFGANISTAN – Një person në Kabul i akuzuar për vjedhjen e një telefoni celular, u lidh në një shtyllë dhe u dhunua brutalisht në publik. Një video është s...
PRISHTINË– Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 10 muaj heqje lirie, personin e identifikuar vetëm me iniciale, I.G., pasi ky i fundit pranoi ...
SHBA nisi dëbimin e migrantëve nga Haiti, pasi më shumë se 1200 persona u vendosën në një kamp të impovizuar në një qytet kufitar të Teksasit. Agjencia e Imigra...
BRITANI E MADHE– Prezantuesja e motiti në BBC, Carol Kirkwood, u tërhoq zvarrë nga një qen gjatë transmetimit live dhe u rrëzua në tokë. Ajo tregoi se qen...
JANPONI- Japonia u ka kërkuar vendeve evropiane që të flasin kundër agresionit të Kinës, duke paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare duhet të forcojë përpjekj...
SHBA- Vaksina Pfizer është e sigurtë për fëmijët e moshës nga 5 deri në 11 vjeç. The Guardian shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur vetë kompania e barn...
KOSOVË- Imer Gashi është dënuar me 10 muaj burgim pasi ka pranuar se përmes telefonit ka dërguar porosi në formë elektronike (e-mail) në Ambasadën e Shtete...
KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 2.319 testime, 48 qytetarë ...