LIVE UPDATES
Bota

Përfundon mbledhja e qeverisë së Kosovës,të gjitha vendimet që u morën sot

30 Prill 2022, 15:25 Nga DOSJA
Përfundon mbledhja e qeverisë së Kosovës,të gjitha

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e 73-të të saj. Projektligji që mori miratimin e qeverisë ishte ai për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes. Qëllimi i tij është të përcaktojë kompetencat dhe përgjegjësitë institucionale, rregullave për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes nga veprimtarit e ndryshme industriale në mënyrë që të arrihet nivel i lartë për mbrojtjen e mjedisit.

Në mbledhjen e sotme u emëruan anëtarët e Bordit të drejtorëve në Bordin Drejtues të Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH Ibër Lepenc, Sh.A. me këtë përbërje:

U emërua edhe Komisioni Shtetëror i Pranimit për Pozitat e Kategorisë së Lartë Drejtuese i cili do të bëjë vlerësimin profesional të kandidatëve për emërimin e zyrtarëve në pozita të larta drejtuese. Komisioni i emëruar ka këtë përbërje:

Në këtë mbledhje u miratuar vendimi për autorizim të Ministrit të Shëndetësisë për tejkalim të procedurave për hartim të Udhëzimit Administrativ për Licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësorë. Ky tejkalim i procedurave është i domosdoshëm duke pasur parasysh mungesën e kuadrit profesional për ofrimin e shërbimeve shëndetësore deficitare në vendin tonë. Kjo do të ndihmojë edhe angazhimin e profesionistëve të huaj për qëllime humanitare në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Më tej, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë është plotësuar dhe ndryshuar vendimi për Komisionin Qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik. Kjo pasi anëtari i këtij komisioni nga Ministria e Shëndetësisë ka marrë mandatin e deputetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, andaj me qëllim të kompletimit dhe kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive legjislative nga ky komision është plotësuar dhe në vend të z. Isak Shabani, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, z. Jahë Gecaj po ashtu nga Ministria e Shëndetësisë.

Qeveria ka miratuar dy vendime për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare:

Sot u miratua nisma e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në “Byron Ndërkombëtare të Ekspozitave përkatësisht aderimin në Konventën e Parisit”. Vendimi obligon Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që të zhvillojë negociatat me Byron Ndërkombëtare të Ekspozitave për anëtarësim. Anëtarësimi ka qëllim promovimin e Republikës tonë, zgjerimin e bashkëpunimit me vendet pjesëmarrëse, prezantimin e avantazheve për investime në Kosovë, si dhe potencialit prodhues e eksportues të vendit.

Në mbledhjen e 73-të janë miratuar dy nisma të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit:

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Koncept dokumentin për Fushën e Performancës Energjetike në Ndërtesa, i cili rekomandon hartimin e Ligjit të ri për Performancën Energjetike në Ndërtesa. Performanca energjetike në ndërtesa vlerësohet e kënaqshme kur përmbushen nevojat e ndryshme, siç janë: ngrohja/ftohja, ndriçimi dhe sigurimi i ujit të ngrohët. Vlerësohet se stoku i ndërtesave rezidenciale në Kosovë është një prej konsumuesve më të lartë të energjisë së përgjithshme, andaj edhe konsiderohet që sektori i ndërtimeve është vendimtar për arritjen e synimeve të vendit tonë drejt standardeve evropiane të ruajtjes së energjisë dhe mjedisit përmes efiçiencës sa më të lartë të performancës së energjisë.

Pas aprovimit të buxhetit të Rishikuar në mbledhjen e 69-të, sot me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qeveria ka miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2023-2025. Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2023-2025 paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit do të hartohet Buxheti Vjetor për vitin 2023. Qëllimi kryesor i tij është që të ofrojë një analizë të bazuar të mjedisit makroekonomik në vend, për të vendosur kështu bazën për planifikimet buxhetore për vitet që vijnë në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë.

Pas shqyrtimit është miratuar edhe Raporti mbi nivelin e ekzekutimit të projekteve të huamarrjes ndërkombëtare, sikurse është miratuar edhe Raporti tremujorë për buxhetin 2022.

Ka marr miratimin në mbledhjen e sotme edhe Programi i Borxhit Shtetëror për vitet 2023-2025. Në dokument pasqyrohen zhvillimet e fundit në parametrat e borxhit shtetëror, vlerësohen rreziqet kryesore dhe përcaktohen objektivat afatmesme të menaxhimit të borxhit shtetëror.

Në mbledhjen e sotme u ndanë 1.322.597,00 euro nga Qeveria për  komunat Podujevë, Istog, Shtime dhe Graqanicë për përfundimin e projekteve me klauzolë të investimeve.

Qeveria me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimet për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP te komunat: Gjilan, Ferizaj, Suharekë, Skenderaj, Deçan, Junik dhe Hani i Elezit. Bazuar në kërkesat për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të administruara nga AKP te komunat, Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 6 korrik 2018 ka miratuar këto vendime: Vendimi Nr.05/55 i Komunës së Gjilanit, Vendimi Nr. 06/55 i Komunës së Ferizajt, Vendimi Nr. 07/55 i Komunës së Suharekës, Vendimi Nr. 08/55 i Komunës së Skenderajt, Vendimi Nr. 09/55 i Komunës së Deçanit, Vendimi Nr. 10/55 i Komunës së Junikut, dhe  Vendimi Nr. 11/55 i Komunës së Hanit të Elezit. Këto vendime nuk kanë mundur të zbatohen, dhe në vitin 2021 kanë pësuar ndryshimet ligjore, përkatësisht Ligji Nr.06/L-092 ka shfuqizuar Ligjin Nr.04/L-144 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës. Shfuqizimi i vendimeve të lartcekura bëhet në përputhje me nenin 57 të Ligjit Nr.05/L-031 Procedurën e Përgjithshme Administrative.

Sot u gjithashtu u miratuan vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, duke analizuar edhe masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen nga COVID-19. Masat dhe afatet kohore të përcaktuara në këtë propozim-vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll edhe përkundër të dhënave optimiste epidemiologjike.

Më tej, në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar është informuar nga Ministria e Administrimit për Pushtetin Lokal me Raportin final gjithëpërfshirës për sistemin e vetëqeverisjes lokale. Raporti synon përputhshmërinë e vetëqeverisjes lokale në Kosovë me parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, zbatimin e legjislacionit për vetëqeverisje lokale, krahasimin me praktikat e mira dhe rekomandimin e rishikimit funksional të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.

Po ashtu është informuar nga po e njëjta ministri edhe për Raportin e vlerësimit të Ligjshmërisë së akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën janar – dhjetor 2021.

Në fund, Qeveria është pajtuar me kandidaturat e propozuara nga paneli për përzgjedhjen e anëtarit joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, për kandidatët si në vijim:

Marrë nga Express.

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës