Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Përfundimi i mandatit, Meta përshëndetet me Bujar Leskajn, vlerësoi rolin e tij në modernizimin e KLSH
6 Korrik 2020, 10:56Nga DOSJA
TIRANË-Presidenti Ilir Meta priti sot në zyrë ish-kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës. Kreu i Shtetit falenderoi Leskajn për ushtrimin me përgjegjësi të detyrës dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH.
Nga ana tjetër, Leskaj e falenderoi Metën, për mbështetjen që i ka dhënë institucionit që ai drejton.
Njoftimi i Presidencës
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, znj.Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues. Presidenti Meta e falenderoi z.Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore. Z.Leskaj e falenderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit.
Kreu i ri i KLSH ndërkohë është zgjedhur Arben Shehu. Ky i fundit u betua në Kuvend, gjatë seancës së kaluar, pasi mori 108 vota pro. Shehu u propozua nga Meta, por fillimisht u kundërshtua nga mazhoranca, ndërsa në fund shumica ra dakord për emrin e tij.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vënë theksin tek përballimi i situatës së koronavirusit dhe nisja e përgatitjes për plotësimin e kushteve për...
TIRANË– Kreu i grupit “Demokrat”, Myslim Murrizi ka depozituar së bashku me kolegun e tij, Edmond Stojkun një tjetër kërkesë në Kuvend, në të cilën shprehe...
TIRANË -Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me premtimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për taksën e sheshtë 9%. Në një ...
KORÇË– Koleksionisti i njohur Gjergji Thimo pretendon se po vëzhgohet nga policë të veshur civilë pas intervistës që ai ka thënë kundër kryeministri...
TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi e ka ak...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta kërkon një strategji të re për të përballuar pandeminë e koronavirusit në Shqipëri. Pasi ka shprehur ngushëllimet për hu...
DEVOLLL- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në Devoll ditën e sotme, ku ka dëgjuar më nga afër problemet e qytetarëve. Fermerët ndërkohë i ja...
VLORË- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Gjatë takimit, Leli theksoi se Vlora është nj...
TIRANË– Për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në kryeqytet ku u gjendën pa jetë nënë e bijë në banesën e tyre, ish deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ngr...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë thirrje që qevria të testojë sa më shumë njerëz në Shqipëri, në mënyrë që të identifikohen të infektua...