LIVE UPDATES
Aktualitet

Përdhunimi i të miturës në Kavajë, Këshilli i Medias: Janë bërë disa shkelje, të hiqet çdo e dhënë që identifikon

9 Shkurt 2019, 11:08 Nga DOSJA
Përdhunimi i të miturës në Kavajë, Këshilli i

TIRANË- Rasti i përdhunimit të të miturës në Kavajë është kthyer në temën kryesore të debatit politik dhe atij mediatik.

Kryeministri Edi Rama publikoi dje me zë dhe me figurë fytyrat e familjarëve të vajzës duke identifikuar qartë babain, xhaxhain e të ëmës.

Kjo ka sjellë reagime të shumta, ndërkohë që sot ka ardhur një deklaratë edhe nga Këshilli Shqiptar i Medias.

KSHM, një organizatë e pavarur gazetarësh, e mbështetur nga Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, thotë se media ka shkelur disa nene të Kodit të Etikës në rastin e Kavajës. Në deklaratë thuhet se emri dhe fotoja e shkollës nuk duhet të publikoheshin, përfshirë edhe publikimin e lajmeve të paverifikuara.

KSHM iu bën thirrje mediave të heqin komentet denigruese në faqet e tyre online si dhe të fshijnë çdo detaj që idenfitikon të miturën.

Deklarata e plotë:

Këshilli Shqiptar i Medias reagon me shqetësim nga mënyra sesi po paraqitet në media rasti i të miturës nga Kavaja.
Në rastin në fjalë një pjesë e madhe e medias ka shkelur disa nene të kodit të Etikës gjatë pasqyrimit të ngjarjes.
SË PARI,
media nuk duhet të kishte raportuar emrin dhe foton e shkollës dhe detaje të tjera që mund të identifikojnë të miturën. Kjo është shkelje jo vetëm e Kodit të Etikës, por dhe eligjit shqiptar*.
SË DYTI,
disa media po publikojnë lajme të pakonfirmuara duke iu referuar (siç shkruhet) deklaratave të Policisë së Shtetit sikur “ngjarja nuk është përdhunim”. Në asnjë rast nuk është cituar se kush nga Policia e Shtetit e ka dhënë këtë “deklaratë”. Publikimi i burimeve pa emër, është abuzim, sidomos në çështje sensitive si kjo, dhe shkelje flagrante e Kodit të Etikës që kërkon që informacioni të jetë i verifikuar e i saktë.
SË TRETI,
disa media po publikojnë detaje të jetës intime të së miturës. Përderisa në të është e përfshirë një e mitur, jeta e saj intime nuk duhet në asnjë mënyrë të publikohet. Aq më tepër kur prejardhja e këtij informacioni është e paditur. Asnjë media nuk ka publikuar se cili është burimi zyrtar i këtij informacioni. Kjo përbën shkleje flagrante të etikës së gazetarit.
SË KATËRTI,
Në shumë artikuj faktet po përzihen me opinione. Përveçse gazetari duhet të ndajë qartë faktin nga opinioni, në rastin konkret, duke qenë se kjo është një çështje penale që përfshin të mitur media nuk mund të publikojë opinione apo gjykime mbi të miturit e përfshirë.
Gjithashtu, duhen shmangur titujt abuzivë që nuk reflektojnë brendinë e ngjarjes. Përveç medias online, edhe në programet televizive duhet shmangur komentet dhe opinionet mbi detajet intime të kësaj ngjarjeje, përderisa ato kanë të bëjnë me jetën e një ose disa të miturve aq më tepër kur informacioni që qarkullon është abuziv dhe i pasaktë.
SË PESTI,
Mediat duhen të moderojnë në mënyrë rigoroze komentet e lexuesve në faqet online, sidomos ato me natyrë denigruese ndaj të miturës.
Këshilli Shqiptar i Mediave i kërkon mediave partnere por dhe mediave të tjera që të heqin nga publikimi urgjentisht materialet që përmbajnë shkeljet më sipër.
Këshilli Shqiptar i Mediave i kërkon Policisë së Shtetit e Prokurorisë të ndalojnë dhënien e detajeve jo relevante mbi ngjarjen (si psh detajet intime) dhe të marrë masa ndaj punonjësve të vet që nxjerrin fshehurazi informacione të tilla.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli shqiptar i medias perdhunimi i te mitures ne kavaje keshilli shqiptar i medias perdhunimi i te mitures ne kavaje

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës