LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Mos pyesni pse, ju lutem!’/ Pëllumb Pipero ka një apel për të gjithë: Mos u panikoni, ne s’ju kemi fshehur asgjë! S

14 Mars 2020, 10:45 Nga DOSJA
‘Mos pyesni pse, ju lutem!’/ Pëllumb Pipero ka një apel

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka shpërndarë një mesazh për të gjithë qytetarët në një kohë që koronavirusi në vend ka prekur 38 persona dhe ka shkaktuar një viktimë.

Me anë të një statusi në Facebook, Pipero i siguron të gjithë qytetarët se “bluzat e bardha” nuk u kanë fshehur asgjë dhe se nuk duhet të panikosen por vetëm të zbatojnë këshillat e mjekëve.

“Dëgjoj shumë pyetje që fillojne me PSE! Mos pyesni ju lutem Pse?? Duhet së bashku ta veprojmë sot, dhe të vazhdojme nesër, nesër e me tutje, deri sa ta mundim këtë epidemi. Së bashku po, së bashku ja dalim! Mes nesh ka frikë, por nuk duhet të ketë kurrë panik. Paniku është aleati më i mirë i këtij virusi. Sot ju keni shumë pyetje, dhe keni shumë të drejtë. Ne kemi folur çdo ditë me ju, jua kemi thënë të gjitha besoj! Nuk e di sa na keni kuptuar, nuk e di sa jua kemi shpjeguar, nuk e di a na keni dëgjuar të gjithë, POR na besoni, nuk ju kemi fshehur asgjë! Natyrisht rastet janë shtuar dhe do shtohen, është vetëm fillimi, por mos u trembni nga shifrat, ato ju shërbejnë statistikave, epidemitë kanë ligjësitë e tyre, ne duhet të dime t’i përballojmë dhe të zvogëlojmë dëmin!,”-shkruan mjeku.

POSTIMI I PLOTË:

Sot nuk eshte nje dite ndryshe! Miremengjesi!  Sot per te gjithe ne nuk eshte nje dite ndryshe, ajo filloi dite me pare, filloi diten qe ne vendin tone u konfirmua rasti i pare me Coronavirus. Ishte apo nuk ishte i pari kjo ka pak rendesi, e rendesishme eshte qe ate e kemi tek ne si kudo tjeter ne europe dhe ne bote! Degjoj shume pyetje qe fillojne me PSE! Mos pyesni ju lutem Pse?? Duhet se bashku ta veprojme sot, dhe te vazhdojme neser, neser e me tutje, deri sa ta mundim kete epidemi. Se bashku po, se bashku ja dalim!
Sot shume kush nga ju ka pyetur, cfar ndodhi mbreme, cfar ndodhi naten, cfar do ndodhe sot? E drejte! Njerezore eshte ! Mes nesh ka frike, por nuk duhet te kete kurre panik. Paniku eshte aleati me i mire i ketij virusi. Ky virus ka frike vetem kujdesin, vemendjen, maksimalizimin e kapaciteteve, mbeshtetjen e bluzave te bardha! E sidomos disiplinen!  Sot ju keni shume pyetje, dhe keni shume te drejte. Ne kemi folur cdo dite me ju, jua kemi thene te gjitha besoj! Nuk e di sa na keni kuptuar, nuk e di sa jua kemi spjeguar, nuk e di a na keni degjuar te gjithe, POR na besoni, nuk ju kemi fshehur asgje! Natyrisht rastet jane shtuar dhe do shtohen, eshte vetem fillimi, por mos u trembni nga shifrat, ato ju sherbejne statistikave, epidemite kane ligjesite e tyre, ne duhet te dime ti perballojme dhe te zvogelojme demin!  Mos na paragjykoni sot ju lutem, as ne bluzat e bardha dhe as institucionet tona, kini durim, se bashku do ja dalim. Ka kohe per te na gjykuar! Sot nuk eshte nje dite ndryshe, edhe pse ndryshon shume nga dje, dhe ju vazhdoni te keni shume pyetje, per te cilat une kam vetem nje pergjigje: Kufizoni levizjet, kufizoni takimet, kufizoni vizitat dhe respektoni tre fjale magjike, vetem tre: Lani. Duart. Tuaja!

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës