Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Pedagogu Rezart Prifti: Të rinjtë që dolën në protestë vijnë nga llumi, babilonia e Astirit me lloj e soj drogërash
15 Dhjetor 2020, 13:03Nga DOSJA
TIRANË- Pedagogu Rezart Prifti ka folur në lidhje me të rinjtë që u mblodhën në protestë për vrasjen e Klodian Rashës. Në një intervistë për “Spotlight” me Alban Dudushin ai ka thënë se të rinjtë që kanë protestuar janë llumi i shoqërisë dhe i lagjes së Astirit.
Më tej ai ka vijuar duke thënë se të gjithë të rinjtë që ishin në protestë janë nga lagjia e Astirit ku të gjithë personat andej janë një katrahurë pasi nuk dinë se si të ecin dhe se krijojnë një kaos të vërtet. Në fund ai ka thënë se të gjithë të rinjtë andej merren me drogë dhe se në atë lagje janë strehuar persona me burgim të përjetshëm.
“Këta të rinj, vijnë nga getot, siç është llumi i Astirit. Astiri është llum komplet, në të gjitha kuptimet. Një lagje babilonie. Aty ke njerëz që s’dinë trotuare, që kanë dhe s’kanë trotuare, që s’dinë të ecin, një katrahurë urbanistike. Aty ke lloje-soje drogërash. Pjesa më e madhe e shtëpive që jepen me qera aty, janë për të ngritur barin. Ik se i ke me llampa. Aty fshihen, strehohen të dënuar me burgim të përjetshëm. T’i them me emra. Pse, si di Policia, thua ti? Po, përderisa i di unë, i di dhe Policia. Çfarë do presësh ti nga një lagje me fëmijë të atillë,” ka thënë ai.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Policia ka mundur të arrestojë autorët që grabitën varësen e floririt një shtetasi në lagjen ‘Kastrioti’.Ngjarja ndodhi në orën 02:35 nga auto...
TIRANË– Imzot George Frendo është rikthyer në Shqipëri pas i qëndroi për pesë javë në Itali për tu shëruar nga Covid-19. Në një fjalim që mbajti para Kated...
TIRANË- Imzot George Frendo është rikthyer në Shqipëri pas dërgimit në Itali për tu shëruar nga Covid-19. Në një fjalim që mbajti para Katedrales së “Shën ...
Aktualitet15 Dhjetor 2020, 11:24
FRANCË– Në raportin e tij të tretë mbi zbatimin nga Shqipëria të Konventës për Veprim Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore , Grupi i Ekspertëve i ...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka votuar Altin Binaj si kandidat për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.Në fjalën e tij Binaj theksoi se Gjykata vepron mbi ...
ELBASAN– Ditën e sotme është hapur spitali rajonal për Covid në Elbasan. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte e pranishme në ambientet e spitalit p...
TIRANË– Ambasada gjermane në Shqipëri ka dhënë një informacion të rëndësishëm për rregullat që duhen të ndjekin qytetarët që duan udhëtojnë në Gjerma...
VLORË-Policia ka ndalur një 27 vjecar pasi është autor i disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës. I riu ka vjedhur një biçikletë, një telefon dhe një shu...
TIRANË– Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim është kapur nga policia shqiptare me qëllim ekstradimin drejt Italisë.Shtetasi K(J).M. ishte i shpallur n...