Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
PD publikon dokumentin: Vërteton shkeljet, 19 persona votuan 53 herë në Berat
17 Maj 2021, 15:33Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një document ku denoncon shkeljet e kryera në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Beratit. Në dokumentin e publikuar nga PD, shihet se në qarkun e Beratit 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë.
PD akuzon KAS se po pengon transparencën e zgjedhjeve, pasi sipas tyre nuk ka pranuar të marrë edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral.
“19 persona në Berat votuan 53 herë. Ja dokumenti që fakton parregullsitë. Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka faktuar votimin e parregullt në qarkun e Beratit. 19 persona kanë votuar 53 herë, mes të cilëve 2 persona kanë votuar 2 herë. Kjo e dhënë është shumë e rëndësishme, sepse verifikon që persona të ndryshëm kanë mashtruar duke votuar në emrin e perosnave të tjerë. Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota. Ky dokument u pranua të merret nga KAS dhe nxjerr në pah parregullsitë proceduriale të procesit të votimit. Nëse KAS do të kishte pranuar të kerkonte edhe prova të tjera për blerjen e votës mes legalizimeve, punësimeve, përdorimit të shtetit për përfitim elektoral, masakra zgjedhore do të ishte shfaqur e plotë para shqiptarëve. KAS po pengon transparencën e zgjedhjeve,”- shkruan PD në reagim.
TIRANË– Gazetari Arjan Çani është shprehur i sigurtë se kryeministri Edi Rama do të qeverisë Shqipërinë deri në vitin 2029.I ftuar në emisionin “Pik...
TIRANË– Kreu i PD-së tha se anëtarët e Kryesisë dhe KK duhet të ndanin nëse zgjedhjet ishin të ndershme apo të vjedhura. Nëse demokratët do të vendos...
TIRANË– KAS ka mbyllur mbledhjen për ditën e sotme. Nesër do të mblidhet për të diskutuar përkërkesën ankimore të Gjirokastrës dhe Vlorës. Ndërsa nes...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kthyer pëgjigje pas kryqëzimit të të dhënave të pajisjes PEI dhe janë gjetur shkelje në Gjirokastër e Berat. Konk...
TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur sot në orën 17:00 Komisionin Zgjedhor, për rreth 60 minuta. Kreu i Komisionit Zgjedhor brenda Partisë Demokratike, J...
TIRANË– Grupi “Për PD-në” e ka konsideruar si masakër elektorale të Lulzim Bashës, mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të zhvilluar një d...
TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur sot që të rinumërojë 24 kuti me materiale zgjedhore për qarkun e Beratit. Deri më tani janë ...
VLORË– Kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, pas Fierit ka shkuar ditën e sotme në Vlorë, aty ku është takuar me drejtuesit e prokurorisë. Për ...
TIRANË– Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Komisioni është nisur duke parë pamjet filmike nga intervistat që pr...