Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
PD kërkon mocion me debat me Ramën për rritjen e çmimeve: Masat e marra, të pamjaftueshme
15 Mars 2022, 14:46Nga DOSJA
TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në Kuvend me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve në vendin tonë. Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Kuvend letrën për kryetaren Lindita Nikolla, ku kërkohet që mocioni të mbahet seancën e ardhshme, të enjten e 17 marsit. Sipas Alibeajt, vendi ndodhet në një moment të vështirë, ndaj duhet diskutuart gjendja për të marrë masa në ndihmë të qytetarëve.
“Masat e marra deri më tani nga qeveria shqiptare duken krejt të pamjaftueshme për një situatë që çdo ditë e më shumë vështirësore dhe ashpërsohet për mijëra familje që jetojnë në kufijtë e mbijetesës. Është detyra jonë si deputetë që të shqyrtojmë me urgjencë këtë çështje dhe të kërkojmë nga qeveria mbarrjen e masave të menjëherëshme. Kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar në seancën e ditës së enjte, datë 17 mars 2022,”-shkruhet në kërkesën zyrtare.
Ndërkohë që kërkesë për interpelancë më Ramën, po sot, kanë depozituar edhe deputetët demokratë që kanë dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe kërkesa e tyre është për këtë të enjte, megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të futet në rendin e ditës.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se i ka ndjekur me shqetësimin ifnormacionet e dala për mercenarë nga Shqipëria që po luftojnë në Ukrain...
TIRANË– Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk është tregues që në një vend duhet të trokasë lufta në dyert e një vendi që të integrohet në BE. Në një kon...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një konferencë me shefin e diplomacisë evropian...
TIRANË– Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka pranuar se në Ballkan ka influencë ruse. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se personat që thonë se është rritur fatura e energjisë duhet ta shikojnë se si është ajo e plot...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha se mund të vijë koha që energjia elektrike dhe nafta të tregtohen me racione dhe këtu përmendi rastin e Hungarisë k...
TIRANË– Plani i investimeve janë duke u marrë parasysh nga Bashkimi Evropian. Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell tha se ngjarje ...