LIVE UPDATES
Politike

PD denoncon Veliajn: Mbledh kartat e identitetit për të vjedhur zgjedhjet

2 Mars 2019, 12:19 Nga DOSJA
PD denoncon Veliajn: Mbledh kartat e identitetit për të vjedhur

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun, Erion Veliaj se po tenton tw vjedhw zgjedhjet. Kjo deklaratë e PD erdhi përmes Albana Vokshit, e cila nga selia blu,  u shpreh se Veliaj po tenton të vjedhë informacione përmes formularit të kartave të identitetit.

Duke treguar një dokument, Vokshi tha se përmes këtij formulari Veliaj iu merr leje prindërve të fëmijëve në kopshte e çerdhe për publikimin e fotove të tyre, ku ndër të tjera iu kërkon atyre edhe numrin e kartës së identitetit.

Kjo sipas, Vokshit është një tentativë e pastër për të vjedhur një informacion që do i shërbejë atij në zgjedhjet e qershorit.

Urdhri nuk i shërben sigurisë së fëmijëve për fotografimin por bëhet për llogari të fushatës. Urdhri i kryebashkiakut është i paligjshëm dhe ka për qëllim manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Albana Vokshi

DEKLARATE E ALBANA VOKSHIT, ANËTARE E KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE

Vjedhja e votave dhe manipulimi i zgjedhjeve është prioriteti numër një i Edi Ramës dhe pupacit të tij në Tiranë, Erion Veliaj.

Skema e manipulimit, edhe në Bashkinë e Tiranës, është e njëjta me atë që Partia Demokratike ka denoncuar më herët me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë – detyrimi i prindërve për t’i dorëzuar Bashkisë numrin e kartës së identitetit, që futet në të dhënat personale që mbrohen me ligj.

Në përfundim të mandatit të tij

Me nje bilanc të frikshëm korrupsioni;

Simbol i betonizimit dhe kullave klienteliste, ku pastrohen paratë e pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar;

Simbol i kryebashkiakut që fshehu vrasjen e të riut Ardit Gjoklaj, për t’i shërbyer mafias së plehrave;

Simbol i kryebashkiakut që ka vënë nën kontroll pothuajse çdo media në vend

Erion Veliaj është kapur në flagrancë duke grumbulluar karta identiteti për të vjedhur votat.

Me urdhër të Erion Veliajt, ky formular u është shpërndarë prindërve që kanë femijët në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, për t’u marrë gjoja leje për publikimin e fotove të tyre. Një nga kërkesat e formularit, është dorëzimi i të dhënave personale, përfshirë numrin e kartës së identitetit.

Urdhri i Erion Veliajt është i paligjshëm. Ligji e ndalon Bashkinë e Tiranës apo çdo institucion tjetër, të marrë të dhënat personale të qytetarëve të saj. Numri i kartës së identitetit është një prej këtyre të dhënave dhe përbën një informacion kyç për zgjedhjet, përsa kohë, karta e identitetit është mjeti kryesor i votimit.

Urdhri i Erion Veliajt nuk i shërben as sigurisë së fëmijëve. Ai rrezikon ekspozimin e fëmijëve me fotografimin e tyre për llogari të fushatës elektorale të mashtruesit numër 1 të Tiranës.

Erion Veliaj nuk njeh asnjë limit, kërkon të përdorë edhe fëmijët e vegjël në çerdhe për interesa të tij përsonalë pushteti.

Partia Demonratike u bën thirrje prindërve të refuzojnë të japin të dhënat e tyre personale, sepse:

Urdhëri i Erjon Veliajt është i paligjshëm

Urdhëri ka për qëllim manipulimin e zgjedhjeve,

E mbi të gjitha urdhëri përbën kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve të tyre!

Abuzimi flagrant me detyrën i Erion Veliajt, në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi duhet të jetë këmbanë alarmi për institucionet e drejtësisë.

Prokuroria dhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale duhet të urdhërojnë nisjen e hetimeve për të ndaluar skemat e vjedhjes së votave dhe jetëve të qytetarëve!

Abuzimi me kartat e identitetit është një nga shqetësimet e ngritura nga OSBE në zgjedhjet e kaluara dhe pjesë e rekomandimit prioritar numur 3 në raportin final të OSBE/ODHIR.

Është brenda mandatit të OSBE-së të verifikojë dhe të denoncojë marrjen e paligjshme nga Bashkia e Tiranës të numrit të kartave të identitetit nga prindërit e fëmijëve në çerdhe dhe në kopshte, për t’i përdorur ato në zgjedhje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi erion veliaj manipulimi i zgjedhjeve albana vokshi erion veliaj manipulimi i zgjedhjeve

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës