LIVE UPDATES
Politike

Mungesë tamponësh/ PD akuza qeverisë, Baçi: Në Fier ka pacientë me simptoma të patestuar. Përgjigjet OSKSH: Muajin e fun

31 Tetor 2020, 11:15 Nga DOSJA
Mungesë tamponësh/ PD akuza qeverisë, Baçi: Në Fier

TIRANË- Partia Demokratike akuzon qeverinë se vendi është në situatë alarmante për shkak të mungesës së tamponëve. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një deklaratë për mediat, deklaroi sot se në Fier ka mungesë tamponësh dhe se COVID-19 në qarkun e Fierit është në përkeqësim dhe se në repartin e Urgjencës ka pacientë me simptoma të cilëve nuk iu është bërë tamponi. “Qeveria i ka lene qytetarët në mëshirë të fatit, pa u dhënë një zgjidhje, pa u siguruar testim dhe mjekim. Në Fier mungojnë tamponet për të bërë testin. Në repartin e urgjencës konstatohen pacientë me simptomat Covid, por atyre nuk u behet tamponi.”-tha Baçi. 

Por Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, duke e quajtur denoncimin e Baçit si “akuzë të pabazuar” dhe se në një muaj në qarkun e Fierit janë dërguar 1200 tamponë. “Në përgjigjie të akuzave të pabaza të deputetëve të opozitës në Fier, sqarojmë se numri i tamponëve lidhet me hetimin epidemiologjik në terren i cili po ndiqet me përpikmëri dhe profesionalizëm të lartë nga ekipi i epidemiologëve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier. Vetëm gjatë muajit të fundit në Fier janë marrë mbi 1200 tamponë, përherë duke u bazuar në hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik në terren’-thuhet në reagim.  (Lexoje të plotë këtu). 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUAN BAÇI

Situata e përhapjes së pandemisë Covid 19 në Fier dhe e trajtimit të saj prej strukturave shëndetësore është në përkeqësim të përditshëm. Qeveria i ka lene qytetarët në mëshirë të fatit, pa u dhënë një zgjidhje, pa u siguruar testim dhe mjekim. Në Fier mungojnë tamponet për të bërë testin. Në repartin e urgjencës konstatohen pacientë me simptomat Covid, por atyre nuk u behet tamponi. Në kulmin e pandemisë, mungesa e tamponëve nuk është vetëm keqmemaxhim, por është kriminale. Mungesa e tamponëve vë në rrezik jetën e qytetarëve dhe përhapjen e shpejtë të sëmundjes. Skaneri konfirmon se gjendja në Fier është alarmante. Dy ditë më parë, 35 pacientë që kanë bërë skanerin, kanë rezultuar pothuajse të gjithë të prekur me COVID dhe në fazë të avancuar. Nëse këtyre qytetarëve do t’u bëhej tamponi në kohë, do ta kishin më të lehtë të kuronin sëmundjen.
Por Qeveria e Edi Ramës nuk i ka prioritet as qytetarët e Fierit, as qytearët e tjerë të Shqipërisë, që vuajnë po njësoj papërgjegjshmërinë, paaftësinë dhe hajdutërinë e kësaj qeverie. Në Fier, timoni është lënë pa duar dhe situata është në rënie të lirë. Edhe ata pak qytetarë që mund të bëjnë tampon në shtet nuk marrin përgjigjen në kohë. Vonesat në kthimin e përgjigjevë variojnë nga 1 javë deri në 10 ditë. Sipas informacioneve nga spitali i Fierit, përgjigjet e disa tamponëve të bërë nuk kanë ardhur prej datës 21 Tetor. Te semureve me simptoma, askush nuk u jep nje shpjegim se pse nuk ka tampon. Askush nuk thote se pse nuk gjurmohen rastet, apo pse vonohen pergjigjet e testeve. Te gjitha keto vonesa nxjerrin te pavlefshme dhe ato pak testime qe behen, sepse nderkohe qe pergjigjet vonohen, semundja perparon dhe trajtimi mjekesor mungon. Ky është realiteti që Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu duan të fshehin më Fier dhe kudo në Shqipëri. Heshtja e kryetarit të Bashkisë dhe e deputetëve të Fierit për këtë situatë të rëndë vazhdon të paguhet me jetën dhe me shëndetin e qytetarëve. Secili prej tyre do të mbajë përgjegjësi politike dhe ligjore për këtë sjellje krminale, që vendos të parin interesin e pushtetit dhe jo interesin e qytetarëve të Fierit dhe të gjithë Shqipërisë. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luan baci mungesa e tamponeve luan baci mungesa e tamponeve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet