LIVE UPDATES
Bota

Pas Shqipërisë edhe Kosova do ndalojë me ligj lojërat e fatit. Në 3 prill votimi në Parlament

28 Mars 2019, 10:18 Nga DOSJA
Pas Shqipërisë edhe Kosova do ndalojë me ligj lojërat e

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me Projektligjin për ndalimin e lojërave të fatit në territorin e Kosovës. Kjo kërkesë u bë pas miratimit nga qeveria të një ligji që ndalon lojërat e fatit, projektligj ky që pason një rezolutë të Kuvendit  për këtë çështje, pas disa incidenteve në disa kazino ku pati edhe të vrarë. 

“Pas diskutimit dhe procedimit nga ana e qeverisë për në Kuvendin e Kosovës të projektligjit për ndalimin e lojërave të fatit, sot e kam dërguar në Kuvendin e Kosovës, kërkesën për seancë të jashtëzakonshme më datë 3 Prill 2019 për shqyrtimin e këtij projektligji”, njoftoi kryeministri Ramush Haradinaj.

Shfuqizohet Ligji për Lojërat e Fatit

Sipas projektligjit që tashmë është dërguar në Kuvend “ndalohen të gjitha lojërat e fatit me përjashtim të Lotarisë së Kosovës dhe shfuqizohet Ligji për Lojërat e Fatit dhe aktet nënligjore që janë nxjerrë për zbatimin e tij. Ligji do të hyjë në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Kosovës”, thotë kryeministri Ramush Haradinaj. Pesë ditë më parë ndërkaq, Kuvendi i Kosovës me 74 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi një rezolutë ku u tha se, “me anë të kësaj rezolute pezullohet çdo aktivitet i lojërave të fatit deri në plotësim-ndryshimin e ligjit përkatës”.

“Brenda 30 ditësh sipas rezolutës Qeveria e Kosovës obligohet që të sjellë ligjin e ri për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit për një periudhë dhjetëvjeçare”, thuhej në tekstin e rezolutës. Por, qeveria nuk priti 30 ditë, por, e miratoi shumë shpejt ligjin që ndalon lojërat e fatit dhe  e procedoi në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. Këto nisma për mbylljen e lojërave të fatit në Kosovë, u bënë pas dy vrasjeve që ndodhën në dy kazino në dy qytete të Kosovës, ku dy persona mbetën të vrarë.

Mbyllen 200 lokale të lojërave të fatit

Ndonëse, ligji akoma nuk është miratuar në kuvend, policia u vu në veprim, ku brenda një nate mbylli mbi 200 lokale të lojërave të fatit dhe konfiskoi aparate të ndryshme të kësaj veprimtarie. “Gjatë këtij plani janë kontrolluar 235 lokale të ndryshme dhe me vendim të Administratës Tatimore të Kosovës, (ATK) 222 prej tyre janë mbyllur. Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga”, thuhej në një njoftim të policisë.

Shoqata e lojërave të fatit reagon

Mirëpo, pas këtij aksioni, rezolutës së kuvendit dhe projektligjit të qeverisë që ndalon lojërat e fatit, ka reaguar shoqata e lojërave të fatit, duke akuzuar deputetët sic thonë “vetëm për përfitime politike”. Sipas tyre që pas lufte (përveç këtyre dy rasteve të vrasjeve), nuk ka pasur asnjë rast të krimeve në bizneset e lojërave të fatit.

“Nën presionin e fortë të politikës dhe grupeve të caktuara të interesit, industria e lojërave të fatit po konsiderohet sikurse të ishte gjëja më e shëmtuar që t’i ketë ndodhur këtij vendi. Në vend të krijimit të një sigurie më të madhe për palët, tendencat për të denigruar aktivitetin e lojërave të fatit, janë të pa pranueshme për Shoqatën e Lojërave të Fatit. Sipas kësaj shoqate, “nga përvojat e vendeve të ndryshme në rajon dhe në botë, tentimi për t’i mbyllur dhe larguar nga tregu i punës gjitha lojërat e fatit, pa ndonjë analizë dhe studim të mirëfilltë paraprak, ka rezultuar me pasoja të mëdha aspektin ekonomik dhe atë shoqëror”.

“Mbyllja e lokaleve të lojërave të fatit pa as edhe një paralajmërim është shenjë se kemi një sistem të brishtë, të paaftë për të kontrolluar një veprimtari ekonomike e cila lejohet dhe mbikëqyret në të gjitha ekonomitë e tregut të lirë. Përderisa një kategori e njerëzve dhe sipërmarrësve në Kosovë, këtë industri e kanë burim të të hyrave të vetme, në anën tjetër ka edhe të atillë që për kauza populiste propozojnë rezolutën për pezullimin e aktivitetit të lojërave të fatit”, thuhet në reagim. Një avokat i njohur në Kosovë, Arianit Koçi, ka thënë se “me vendimin ad-hoc për ndalimin e lojërave të fatit, pa u miratuar ligji në Kuvendin e Kosovës,  është krijuar bazë që të paditet shteti”. “Ka biznese që kanë investuar sepse ka qenë një ligj. Të mbyllen brenda natës, është kundërligjore. Në lojëra të fatit shumica e investitorëve janë të huaj. Me ndalim të lojërave të fatit do të zhvillohet informaliteti”, ka thënë avokati Arianit Koci.

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, akciza për aparatet e lojërave të fatit në Kosovë ka qenë e lartë dhe buxheti i shtetit brenda vitit ka inkasuar afër 20 milion euro nga kjo veprimtari. Ndërsa, 50 milionë euro llogaritet të jetë qarkullimi vjetor.   

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ligji per lojerat e fatit ne kosove lojerat e fatit ramush haradinaj ligji per lojerat e fatit ne kosove lojerat e fatit ramush haradinaj


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës