LIVE UPDATES
Bota

Partia pro-Putinit fiton shumicën në zgjedhje. Rivalët: Manipulime të gjera

20 Shtator 2021, 21:41 Nga DOSJA
Partia pro-Putinit fiton shumicën në zgjedhje. Rivalët:

Partia “Rusia e Bashkuar”, mbështetësja e Presidentit Vladimir Putin, fitoi shumicën dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, në një proces ku kritikët më të zëshëm të saj u penguan të konkurrojnë. Rivalët politikë folën për manipulime në shkallë të gjerë. Të hënën ndërsa janë numëruar 98% e votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se “Rusia e Bashkuar” kishte fituar rreth 50 për qind të votave dhe se e dyta pas saj renditej, “Partia Komuniste”, me rreth 20 për qind të votave. Në zgjedhjet e fundit, ato të 2016, “Rusia e Bashkuar” fitoi 54 për qind të votave.

Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve “Rusia e Bashkuar” pritet të ketë më shumë se dy të tretat e deputetëve në dhomën e ulët të parlamentit me 450 vende, që njihet si Duma Shtetërore. Kjo do t’i japë asaj mundësi të miratojë çdo ligj pa pasur nevojë të mbështetet tek partitë e tjera.

Kremlini e përshëndeti rezultatin, duke thënë se “Rusia e Bashkuar”, për themelimin e së cilës ka ndihmuar vetë zoti Putin, kishte vërtetuar rolin e saj si parti kryesore. Zgjedhjet, sipas Kremlinit, kishin qenë konkurruese, të hapura e të ndershme.

“Komunistët kanë përmirësuar rezultatin e tyre dhe ka parti të reja që kanë përparuar gjithashtu”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili vlerësoi mënyrën se si ishin zhvilluar zgjedhjet. Kritikët e Kremlinit flasin për manipulim në shkallë të gjerë të votave. Ata thanë se zgjedhjet ishin një mashtrim dhe se sistemi elektronik i ri i votimit që u zbatua në këtë proces, ishte përdorur për të penguar kundërshtarët e “Rusisë së Bashkuar” që të fitonin në Moskë. Disa komunistë me qendër në Moskë, të cilët mendojnë se pati manipulime, bënë thirrje për një protestë në kryeqytetin rus të hënën në mbrëmje. Sheshi qendror ku ata thanë se do të mbahej protesta u mbyll nga policia të hënën pasdite.

Autoritetet elektorale thanë se kishin anuluar rezultatet e atyre qendrave të votimit ku kishte patur parregullsi të dukshme dhe se procesi përgjithësisht kishte qenë i rregullt.

Aleatët e kritikut të Kremlinit Aleksei Navalny kishin organizuar një fushatë taktike votimi të ideuar për të ulur mbështetjen ndaj “Rusisë së Bashkuar”, popullariteti i së cilës është më i ulët se dikur për shkak të një përkeqësimi të standardeve të jetesës. Autoritetet u përpoqën të bllokojnë të ashtuquajturën nisma për votim inteligjent në internet.

Rezultati i zgjedhjeve nuk ka gjasa të ndryshojë terrenin politik, në kushtet kur zoti Putin, i cili ka qenë në pushtet në pozitat e presidentit apo kryeministrit që nga viti 1999, vazhdon të jetë dominues para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale që mbahen në vitin 2024. Zoti Putin nuk e ka bërë ende të ditur nëse do të kandidojë.

Në një reagim të tij Departamenti amerikan i Shtetit tha se zgjedhjet në Rusi u zhvilluan në kushte jo të favorshme për të qenë të lira dhe të drejta. Uashingtoni tha se përdorimi nga qeveria ruse i ligjeve sikurse ai për “organizatat ekstremiste”, “agjentët e huaj” dhe “organizatat e padëshiruara”, kufizuan tej mase pluralizmin politik dhe nuk lejuan që populli rus të ushtrojë të drejtat e tij civile e politike.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rusi zgjedhjet në rusi rusi zgjedhjet në rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet