LIVE UPDATES
Bota

Parlamenti hungarez miraton referendumin për çështjet e komunitetit LGBT

30 Nëntor 2021, 21:37 Nga DOSJA
Parlamenti hungarez miraton referendumin për çështjet e

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një rezolutë e cila e autorizon Qeverinë që të mbajë një referendum kombëtar mbi çështjet e komunitetit LGBT, duke thelluar edhe më tej mospajtimet mes partisë së krahut të djathtë, që është në pushtet, dhe Bashkimit Evropian dhe aktivistëve, që i kanë cilësuar si diskriminuese disa ligje që Hungaria miratoi më herët gjatë këtij viti.

Ligjvënësit nga partia Fidesz e kryeministrit hungarez, Viktor Orban më 30 nëntor miratuan katër pyetjet e referendumit që kanë të bëjnë me programet e edukimit seksual në shkolla dhe prezantimit të përmbajtjes seksuale në media.

“Qeveria hungareze propozon që qytetarët duhet të kenë shansin të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me propagandën gjinore”, tha në parlament zëvendësministri, Balazs Orban.

“Ne jemi të përkushtuar. Ne besojmë se… ne duhet t’i themi jo propagandës LGBT në shkolla, që bëhet me ndihmën e organizatave joqeveritare dhe mediave, pa pëlqimin e prindërve”, shtoi ai.

Në Budapest ka pasur protesta kundër ligjit “anti-LGBT” në muajin qershor.

Orban ka shtyrë përpara mbajtjen e referendumit, pasi Qeveria hungareze ka miratuar një sërë ligjesh në muajin qershor, të cilat, Komisioni Evropian dhe pjesëtarët e komunitetit LGBT i kanë parë si sulm ndaj të drejtave të anëtarëve të këtij komuniteti, pasi kanë argumentuar se këto ligje stigmatizojnë minoritetet seksuale dhe mbysin debatet mbi orientimin seksual.

Ligjet, që i janë shtuar legjislacionit që ashpërson dënimet për krimet e pedofilisë, vendosin kufizime mbi mësimet në shkolla për homoseksualët dhe transgjinorët, por edhe për përmbajtjen që mediat mund të publikojnë për komunitetin LGBT. Orbani thotë se masat e lidhura me çështjet e komunitetit LGBT kanë për qëllim të mbrojnë fëmijët dhe familjet dhe nuk kanë për cak të rriturit.
Komisioni Evropian ka nisur dy procedura të ndara ligjore kundër Qeverisë hungareze, për siç ka thënë, shkeljen e të drejtave të komunitetit LGBT.

Në referendum qytetarët do të pyeten nëse mbështesin që të miturit në shkollat publike, pa pëlqimin e prindërve, të mësojnë për orientimin seksual si dhe nëse e mbështesin “promovimin” e ndryshimit të gjinisë për të miturit. Votuesit po ashtu do të pyeten nëse mbështesin “përmbajtje të pacensuruar të publikuar në media, që kanë audiencë të miturit, që mund të ndikojnë në zhvillimin e tyre” si dhe a e mbështesin “përmbajtjen e ndjeshme mediale rreth gjinisë”.

Sipas votimit në Parlament, referendumi mund të mbahet bashkë me zgjedhjet e përgjithshme, që janë caktuar të mbahen në pranverë, në të cilat Orban dhe partia e tij, Fidesz pritet që të përballen me garë të ashpër për herë të parë në pothuajse një dekadë. Qeveria ka argumentuar se mbajtja e referendumit në ditën e njëjtë me zgjedhjet do të bëjë që të kursehen para, por kritikët thonë se një gjë e tillë bëhet për të nxitur bazën konservatore të Orbanit që të votojë në referendum.

Kritikët thonë se Fidesz ka rritur fushatën e saj kundër LGBT-së si pjesë e një fushate që ta portretizojë veten si mbrojtës të vlerave të krishtera kundër liberalizmit perëndimor. Këtu përfshihet edhe bllokimi i migrantëve që të kalojnë transit nëpër Hungari dhe mbylljen e mediat private liberale.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni lgbt viktor orban lgbt viktor orban

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet