LIVE UPDATES
Ekonomi

Pandemia e koronavirusit, ndikimi ekonomik që kanë pasur karantinat e kohëve të fundit

6 Shkurt 2021, 06:59 Nga DOSJA
Pandemia e koronavirusit, ndikimi ekonomik që kanë pasur karantinat e

Bota e pasur ka arritur të zbusë koston e tyre ekonomike, shkruan The Economist

Karantinat e pranverës, të cilat në kulmin e tyre mbuluan më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, provokuan një rënie të plotfuqishme. Në prill, prodhimi ekonomik global ishte 20% më i ulët.

Ndërkohë që rastet e koronavirusit janë rritur sërish, vendet e pasura po imponojnë një raund tjetër masash kufizuese. Franca ishte në karantinë në nëntor, Italia u mbyll gjatë Krishtlindjeve dhe Anglia hyri në një karantinë kombëtare më 6 Janar. Pjesë të Japonisë kanë hyrë në një gjendje të jashtëzakonshme.

Situata në Amerikë është më e ndërlikuar, ku autoritetet shtetërore dhe lokale, jo qeveria federale, janë kryesisht përgjegjëse për urdhrat e qëndrimit në shtëpi. Por matjet e rreptësisë së masave kufizuese tregojnë se kufizimet janë gati po aq të forta sa në pranverë.

Raundi i fundit i karantinave do të godasë përsëri ekonominë – por, ndoshta, jo aq fort. Analistët në bankën Goldman Sachs kanë argumentuar se në rastin e Britanisë “ndjeshmëria e aktivitetit ekonomik ndaj kufizimeve të COVID-19 është zvogëluar ndjeshëm që nga karantina e parë”. Në studimin e botuar më 8 janar, banka HSBC vuri në dukje se prodhimi industrial gjerman “e zgjati rimëkëmbjen e tij në nëntor, pa u penguar nga bllokimi i ri”.

Raporti i vendeve të punës në Amerikë për muajin dhjetor, i publikuar në të njëjtën ditë, tregoi se punësimi ra për herë të parë që nga prilli – një rezultat dëshpërues kur miliona njerëz janë ende pa punë. Megjithatë, tregues të tjerë ekonomikë me frekuencë të lartë, si ata për shpenzimet e konsumatorit, janë në gjendje më të mirë se sa në pranverë.

Do të kalojnë disa kohë para se shifrat zyrtare të PBB-së të konfirmojnë qëndrueshmërinë në rritje të vendeve të pasura ndaj masave kufizuese. Por në një studim të kohëve të fundit, Nicolas Woloszko nga OECD, një think-tank mbi shtetet e pasura, përdor të dhënat nga Google për të ndërtuar një vlerësim javor të PBB-së për ekonomitë e mëdha. Në prill, ato po operonin me rreth 80% kapacitet. Tani po operojnë me mbi 90% (shih grafikun). Tre faktorë kryesorë shpjegojnë përmirësimin: më pak frikë nga publiku; politika qeveritare e kalibruar më mirë; dhe përshtatja nga bizneset.

Marrim në fillim faktorin e frikës. Në mars dhe prill, koronavirusi ishte shumë më i panjohur dhe shumë njerëz u përgjigjën duke u mbyllur brenda shtëpive. Analiza e një studimi nga YouGov, tregon se në prill, më shumë se 60% e të anketuarve në vendet e pasura, ishin të shqetësuar se mos infektoheshin me virus. Megjithatë, duke kuptuar më mirë sesi mund të shmanget sëmundja, dhe ndoshta nga lodhja me karantinat, njerëzit tani mund të jenë më të gatshëm të dalin jashtë.

Pjesa e njerëzve që shprehën shqetësim për infektimin me COVID-19 ra në rreth 50% në nëntor. Të dhënat nga Google tregojnë se në shumë vende, njerëzit lëvizin nëpër hapësira publike më shumë sesa në fillim të pandemisë. Kjo ka bërë që disa autoritete të shëndetit publik të alarmohen. “Bllokimi aktual nuk ka pasur aq shumë ndikim në lëvizjen e njerëzve (dhe kontaktet e mundshme) sesa në mars”, thuhet në një prezantim në dhjetor nga shkencëtarët në Ontario. Gazetat britanike dhe amerikane përmendin fjalët “shfrenim i jashtëligjshëm” pesë herë më shpesh sesa në pranverë.

Gatishmëria më e madhe për të sfiduar urdhrat e qeverisë ndoshta përkeqëson përhapjen e virusit, pavarësisht përfitimeve ekonomike. Por faktori i dytë që shpjegon qëndrueshmërinë e ekonomive, pra kalibrimi i politikës qeveritare, paraqet më tepër optimizëm. Zyrtarët kanë zbuluar se cilat masa bllokuese kanë koston më të vogël ekonomike – kështu që tani ka më pak gatishmëri për të mbyllur shkollat sesa në pranverë, por më shumë dëshirë për direktivat e mbajtjes së maskave, testimin e udhëtarëve nga jashtë, dhe asnjë nga këto nuk shkakton shumë mosmarrëveshje.

Shumë vende kanë ndjekur shembullin e Gjermanisë, ku shumica e kantiereve të ndërtimit u lejuan të qëndronin hapur gjatë valës së parë. Franca e ka mbajtur hapur manifakturën; prandaj prodhimi në këtë sektor u tkurr fare pak në nëntor dhe u rrit në dhjetor.

Arsyeja e tretë e rezistencës lidhet me përshtatjen e bizneseve. Kalimi i papritur në punën në distancë ishte një tronditje për shumë punonjës që zakonisht punonin në zyrë, të ngujuar në kompjuterët e vjetër. Që atëherë, kompanitë kanë investuar për të rritur produktivitetin edhe nën karantinë. Nga marsi deri në tetor, Britania importoi laptopë me vlerë 4.7 miliardë paund (6 miliardë dollarë), 20% më shumë se në të njëjtën periudhë në vitin 2019.

Një studim i fundit nga Nick Bloom dhe kolegët e tij në Universitetin Stanford, analizon regjistrimet e patentave amerikane dhe ka zbuluar se pandemia ka “zhvendosur drejtimin e inovacionit drejt teknologjive të reja që mbështesin konferencat me video, telekomunikimin dhe ndërveprimin në distancë”.

Përshtatja

Bizneset me lidhje të drejtpërdrejtë me konsumatorët janë përpjekur edhe më shumë. Klubet më të mira të xhazit në Nju Jork, tani ofrojnë transmetime të drejtpërdrejta në dhomat e ndenjjes. Ndërsa qëndronte në një fermë në Anglinë Lindore, korrespodenti juaj bleu ushqime nga Gujarati Rasoi, një tezgë ushqimore indiane 92 milje larg në Londër.

Si shumë restorante, edhe ky i fundit ka filluar të ofrojë shpërndarje në të gjithë vendin. Në Britani, pjesa e firmave të hapura për biznes nuk ishte më e ulët në fund të vitit të kaluar sesa në verë, kur kufizimet ishin shumë më të buta, sipas të dhënave zyrtare. Ky nuk është rasti për bizneset e vogla në Amerikë, por një pjesë më e madhe ka mbetur hapur krahasuar me pranverën e kaluar.

Qëndrueshmëria e ekonomisë përballë valës së fundit të masave bllokuese ka disa implikime. Kur virusi filloi të përhapet për herë të parë, qeveritë kishin ndër mend të ngrinin ekonominë në vend. Por me kalimin e kohës, është bërë e qartë se aktiviteti i është përshtatur tronditjes së pandemisë. Kjo do të thotë se qeveritë duhet të bëjnë më pak për sa i përket mbështetjes fiskale – çka është pikërisht plani i tyre në vitin 2021.

Për më tepër, teksa më pak burime kanë mbetur të papërdorura gjatë këtij raundi të fundit masash kufizuese, kjo duhet të shkaktojë më pak plagë. Kjo mund të lejojë që prodhimi të rritet më shpejt pasi të hiqen kufizimet.

Analistët në Bankën Morgan Stanley, presin që PBB-ja amerikane të kthehet në trendin e saj para pandemisë deri në fund të këtij viti. Shumë të papritura mund ta prishin këtë parashikim. Sido që të ndodhë, ekonomia që hyri në pandemi, do të duket shumë më ndryshe nga ajo që do të ketë lënë pas pandeminë./Monitor

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi covid ndikimi ekonomik pandemia covid ndikimi ekonomik pandemia

Sondazh

Poll
Ekonomi 3 Shkurt 2021, 14:05

Tekat e natyrës dhe kontrasti në menaxhimin e tyre

Shqipëria goditet nga mesatarisht një fatkeqësi natyrore në vit, kryesisht në formën e përmbytjeve. Në 40 vjetët e fundit janë regjistruar nëntë përmbytje të më...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale