LIVE UPDATES
Aktualitet

Pandemia dhe tekstet “djegin” vitin shkollor

24 Tetor 2020, 14:15 Nga DOSJA
Pandemia dhe tekstet “djegin” vitin shkollor

TIRANË –Tekste me shumë ujëra, me koncepte të paqartë ose të cunguar. Mangësi dhe deformime, fjalë të shkruara gabim nga ana gjuhësore apo terma dhe emërtime “të ndryshuara” të koncepteve, që hera-herës janë të vështirë për tu kuptuar nga nxënësit. Këto janë disa nga problemet me të cilat jo rrallë përballen fëmijë dhe prindër në arsimin nëntëvjeçar por edhe atë të mesëm në vend.

“E kam të vështirë të ndihmoj djalin tim në lëndë të ndryshme. Më kujtohet si shembull lënda e matematikës”- shprehet Adi, baba i një fëmije në klasën e dytë, ndërsa pohon se librat kanë shumë mangësi përsa i përket brendisë së teksteve.

“Më duket shpesh i vështirë shpjegimi i teksteve në këtë formë që janë hartuar ndaj edhe e kemi gjetur zgjidhjen, që djalin ta çojmë në një qendër ditore, ku mësues të specializuar e ndihmojnë edhe në përgatitjen e detyrave” – pohon ai për gazetën “Si”.

Të njëjtin shqetësim ndan edhe Ermali, baba i dy fëmijëve në arsimin nëntëvjeçar, një djali në klasën e shtatë dhe një djali në klasën e parë të arsimit fillor.

“Has shpesh në terma apo koncepte, që më duket se nuk i njoh dhe ndjehem shpesh keq se nuk ia shpjegoj dot tim biri. Herë-herë konceptet që jepen në tekste të ndryshme nuk përkojnë me moshën e fëmijës që pretendohet t’i mësojë dhe teoria nuk ka lidhje me pjesën e ushtrimeve. Pa përmendur që shpesh tekstet kanë ujëra e në raste të tjerë janë të cunguar në koncepte dhe nuk kanë vijë logjike”, – pohon ai për gazetën “Si”, ndërsa shton se sipas tij gjithë këto problematika lidhen ngushtësisht me faktin se librat shkollorë ndryshojnë çdo vit.

“Tekstet mësimore nuk janë asnjëherë njëlloj në çdo vit. Çfarë do të thotë se çdo vit futet një mënyrë e ndryshme ‘mësimi’ e tekstet hartohen nga persona e grupe të ndryshëm ekspertësh, gjë që sjell vështirësi edhe për vetë mësuesin e lëndës. Nëse ke dy fëmijë me dy-tre vjet diferencë apo diçka më tepër, ashtu siç kam unë dhe kërkon të ruash librat e fëmijës së parë për fëmijën e dytë është thuajse e kotë, pasi gjysma e librave kanë ndryshuar. Dhe ky ndryshim bëhet sidomos në lëndë bazë, si gjuha apo matematika”.

Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe vetë mësuesit.

Arlinda, mësuese e lëndës së gjuhës pohon po ashtu, se tekstet mësimore kanë shpesh shumë ujëra dhe largim nga thelbi i koncepteve dhe ato çfarë duhet vërtet të mësojë nxënësi.

Ndërsa herë të tjera sipas saj, “ka prerje të koncepteve si me thikë, duke i lënë njohuritë të cunguara”.

Arlinda shpjegon se diçka e tillë ndodh edhe për faktin se disa koncepte mësimore shpesh përcillen dhe rimerren sërish në klasa të mëvonshme.

“Hartuesit e teksteve, duke e ditur se disa koncepte do të rimerren dhe janë sërish pjesë e programit, shpesh nuk i japin të plota njohuritë e tyre, duke i prerë, por jo në mënyrë të natyrshme, gjë që sjell problem edhe në të kuptuarit e tyre dhe njohur të cunguara. Pavarësisht se këto koncepte do të rimerren të themi pas dy apo tre viteve, është e vështirë të zhbëhet dëmi”, – pohon ajo për gazetën “Si”, ndërsa nënvizon se diçka e tillë ndodh edhe me lëndë të tjera, sipas bisedave që ka pasur me kolege të ndryshme.

B.S. një mësuese e lëndës së historisë e po ashtu prind i dy fëmijëve, 13 dhe 17 vjeç pohon se lëndët kanë shpesh probleme.

“Vë re që shpesh tekstet janë të mbushura me probleme ortografike dhe gjuhësore. Por me këto jemi mësuar. Për të qenë në një vijë me fëmijët gjatë shpjegimit të mësimit duhet të studioj mirë paraprakisht dhe i referohem edhe tekstit të tyre dhe tekstit të lëndës, që ne si mësues kemi e që është i ndryshëm nga ai i nxënësve, në mënyrë që mësimi të ketë vijë logjike dhe gjërat të mos jepen të cunguara. Është e vërtetë, që jo rrallë, tekstet, përshembull në disa libra të historisë janë të mbushur vetëm me të dhëna, data dhe ngjarje, që shpesh janë të dhëna shumë shkurt dhe nuk ka arsyetim apo zhvillim të tyre, në mënyrë që të zhvillojnë edhe të arsyetuarin te fëmijët. Ne vazhdojmë të vuajmë nga “të mësuarit përmendësh” dhe pa logjikë, gjë që lidhet sigurisht edhe me mënyrën si janë ndërtuar tekstet mësimore”, – pohon ajo.

Çështja e teksteve shkollore, është një problematikë për të cilën është folur gjatë që në 2013, kur u deklarua se do të merreshin nga Britania e Madhe.

Sipas ekspertit të arsimit, Ndriçim Mehmeti kjo praktikë rezultoi të ishte dështim.

“Në atë kohë kryemistri Rama, deklaroi se “po marrim tekstet më të mira të BE, por në të vërtetë, ne nuk ngjajmë as në sistemin arsimor e as në zhvillimin ekonomiko-social me Britaninë e Madhe. Pikërisht këtu fillon hapi i parë i gabuar dhe që përcaktoi më pas një rrugë krejtësisht të gabuar nga fillimi në fund. Tekstet u përkthyen keq, nuk kishte laboratorë dhe materiale didaktike të përshtatshme dhe mësuesit shqiptarë u gjendën të patrajnuar.”,- shprehet Mehmeti për gazetën “Si”.

Ndërkohë që prindërit vërejnë se tekstet mësimore janë hartuar në atë mënyrë që mësohet pa rradhë e pa baza, Mehmeti thekson se ne kemi probleme të mëdha edhe me shkencat sociale.

“Matematika e klasës së 8-të dhe 9-të është më e vështirë se matematika e klasës së 12-të. Në shkencat natyrore, nxënëst hasin problematika jashtëzakonisht të mëdha, sikundër tekstet në shumicën e rasteve janë jashtë kontekstit shqiptar. Nuk mund të kërkosh nga një fëmijë në klasë të 5-të dhe të 6-të p.sh, të dijë dializën, gjë që nuk e di një student i vitit të dytë në mjekësi?!”, vëren Mehmeti.

Ndërkohë ai vë thekson se mësuesve pak hapësirë iu është lënë për “të ndrequr” këto “gabime”.

“Mësuesit janë të detyruar të vendosin sipas urdhrit që vjen nga ZVA apo drejtori i shkollës. Teskstet shkollore janë kthyer në një monopol. Një shtëpi botuese ka në qarkullim 12-15 tekste e një tjetër nuk merr asnjë. Nuk ka një proces transparent të përzgjedhjes së teksteve prej MASR e deri në në shkolla. Gjithçka lidhet me interesa monetare dhe pak rëndësi ka nëse vlen për nxënësit apo jo, ky apo ai tekst shkollor.”

Sipas Mehmetit, situata e pandemisë po e godet edhe më rëndë arsimin dhe është e domosdoshme pasja e një plani masash sesi do ta përballojmë.

“Për fat të keq një plan i tillë mungon dhe arsimi është lënë në rënie të lirë. Për pak vite ne do të ndiejmë mungesën e viteve të humbura të arsimit, do të rritet padituria dhe ndarja e thellë mes të varfërve dhe të pasurve edhe në një sektor, që duhet të krijonte shanse të barabarta për të gjithë, por që në realitet është krejt ndryshe”, – përfundon eksperti.

FRIKA E PANDEMISË

Por ndërkohë që problemet me tekstet mësimore ndikojnë drejtpërdrejt në atë se çfarë nxënësit do të mësojnë dhe në rënien e cilësisë, kësaj mangësie i shtohen edhe problemet e shkaktuara për shkak të situatës së pandemisë.

Vetë prindërit dhe mësuesit vërejnë se ajo çfarë i shqetëson më së shumti, më tepër sesa librat, është gjendja e shkaktuar nga pandemia.

“Unë personalisht njoh dy-tre mësues që janë prekur nga COVID-19 në shkollën e tim biri. Njoh edhe nxënës të prekur nga virusi apo që po e kalojnë tani”,- shprehet E.R., prind i një nxënësi në klasën e gjashtë në një prej shkollave të Tiranës.

Edhe mësuesit në shkolla të ndryshme të Tiranës e pohojnë se thuajse në çdo shkollë ka rastë të prekurish, mësues dhe nxënës dhe shifrat e të prekurve janë shumë më të larta nga ato çfarë bëjnë publike institucionet shtetërore.

“Mendojmë se gjatë nëntorit mësimi do të zhvendoset online. Ka shumë zëra për diçka të tillë dhe mendoj se ka shumë mundësi që shkollat të mbyllen”, –shprehet një prej këtyre mësuesve.

Marrë nga GazetaSI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shkolla covid-19 ne shkolla

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës