Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Pak para seancës për formimin e qeverisë, publikohen emrat që pritet të jenë ministra në Qeverinë Kurti 2
22 Mars 2021, 15:02Nga DOSJA
KOSOVË– Qeveria Kurti 2 pritet që të votohet pas pak minutash, ndërkaq duket se janë caktuar tashmë edhe emrat që do të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar.
Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar para mediave para votimit të Qeverisë së Kosovës dhe ka konfirmuar se tashmë është bërë caktimi i ministrave.
“I di emrat e ministrave, së shpejti i merrni vesh edhe ju”,- tha ai.
Sipas Telegrafit, pas seancës për konstituimin në Kuvend, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka kërkuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer letrën me propozimin për kryeministër ushtruesit të detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca.
Disa nga emrat të cilët janë përmendur për pozitat e ministrave janë:
Zëvendës kryeministër pritet të emërohet Besnik Bislimi.
Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta drejtojë Donika Gërvalla.
Ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla.
Ministrinë e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ministrinë e Shëndetësisë pritet ta udhëheq Arben Vitia.
Ministrinë e Bujqësisë pritet ta udhëheqë Faton Peci.
Ministrisë e Kulturës Hajrullah Çeku.
Ministrinë e Drejtësisë pritet ta udhëheqë Albulena Haxhiu.
Ministrinë e Financave pritet ta udhëheqë Hekuran Murati.
Ministrinë e Tregtisë pritet ta drejtojë Rozeta Hajdari.
Ministrinë e Mjedisit pritet ta udhëheq Liburn Aliu.
Ministrinë e Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi.
Nuk dihet ende se kush do të jetë ministri i Mbrojtjes, e po ashtu nuk dihet nëse do të ketë Lista Serbe post ministror.
Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË-Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 2 do të mbahet në orën 17:00. Lajmi është konfirmuar nga Gazeta Express.Sakaq, bëhet e ditur se Lëvizja Vetëven...
Bota22 Mars 2021, 14:56
SERBI– Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se vendi i tij do të punojë në mënyrë aktive për ta parandaluar anëtarësimin e ...
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) synon që javën tjetër, menjëherë pas konstituimit të kuvendit, të zgjedhë qeverinë e re të vendit.Zyrtarë të këtij subjekti politik, ...
RUSI– Shkencëtarët rusë që qëndrojnë pas vaksinës së dytë të vendit kundër Covid-19, EpiVacCorona, thanë se ajo ishte efektive kundër varianteve të korona...
KOSOVË- Lufta kundër korrupsionit dhe punësimi, vaksinimi i 60 për qind të popullatës kundër COVID-19 brenda një viti, rritja e prodhimit dhe eksportit si ...
RUSI– Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel diskutuan përdorimin e mundshëm të vaksinës ruse Sputnik V kundër...
SHBA– Michael Sherwin, avokati i përkohshëm në detyrë i SHBA-së për Distriktin e Kolumbisë, konfirmoi se ish-presidenti është ende nën hetim për sulmin e 6 jana...
KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje i ka kthyer përgjigje letrës se presidentit Glaku Konjufca, i cili ka kërkuar propozimin për kryeministër.Sipas telegraf, bëhet...
BRITANI– Shefi i Shtabit të ushtrisë britanike, Mark Carleton-Smith, ka deklaruar se forcat e shërbimit special britanik, SAS, do të angazhohen për të kun...
PRISHTINË-Kosova ka shënuar sërish numra të lartë infektimi. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv 827 persona dhe kanë ndërruar jetë 16 pacientë.N...