LIVE UPDATES
Ekonomi

Pagesat me para elektronike, në rritje të shpejtë edhe këtë vit

20 Tetor 2021, 05:22 Nga DOSJA
Pagesat me para elektronike, në rritje të shpejtë edhe

TIRANË– Pagesat me para elektronike po rriten me ritme të shpejta edhe këtë vit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për gjysmën e parë të vitit 2021 numri total i pagesave me para elektronike arriti në 2.95 milionë, shifër kjo sa 78% e numrit të transaksioneve të realizuara gjatë të gjithë vitit 2020. E matur si mesatare mujore, deri tani gjatë vitit 2021 numri i transaksioneve ka qenë 492 mijë pagesa, ndërsa për vitin e kaluar numri mesatar mujor i transaksioneve kishte qenë rreth 316 mijë.

Rritje vërehet edhe në shumën e transaksioneve me para elektronike, që mesatarisht për 6-mujorin e parë të vitit ka qenë 1.26 miliardë lekë në muaj, nga 899 milionë lekë që kishte qenë mesatarja mujore e vitit 2020.

Rritja e përdorimit të këtyre pagesave po shoqërohet edhe me një zgjerim të shpejtë të infrastrukturës teknologjike që ato shfrytëzojnë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti numri i terminaleve për përdorimin e parasë elektronike arriti në 2025, nga 1600 që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Pagesat me para elektronike i referohen transaksioneve të kryera përmes institucioneve financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë për këtë shërbim. Në thelb, pagesa me para elektronike është një formë pagese e ngjashme me pagesën me kartë bankare, por ndryshimi kryesor është se këto transaksione nuk kryhen përmes kartave dhe POS-eve të sektorit bankar, por nëpërmjet infrastrukturës së institucioneve të licencuara të parasë elektronike.

Banka e Shqipërisë ka nisur raportimin e statistikave të detajuara të pagesave me para elektronike nga viti 2017, kur u raportuan pak më shumë se një milionë transaksione. Për vitin 2020, numri vjetor i transaksioneve arriti në 3.8 milionë ose gati 3.8 herë më shumë.

Rritja e përdorimit të parasë elektronike reflekton një rol në rritje brenda tregut shqiptar të institucioneve financiare të pagesave të licencuara për këtë qëllim. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, Shqipëria ka aktualisht katër institucione financiare të licencuara për emetimin e parasë elektronike, Union Financiar Tiranë, EasyPay, Posta Shqiptare dhe Paysera Albania.

Vlerësohet se ligji i ri “Për shërbimet e pagesave”, që është përshtatur në frymën e Direktivës II të pagesave të Bashkimi Europian, do të krijojë hapësira për një zhvillim edhe më të shpejtë të parasë elektronike dhe të institucioneve që ofrojnë pagesa të këtij lloji. Ligji ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, por në praktikë ende nuk është i zbatueshëm, në pritje të daljes së akteve të nevojshme nënligjore, që po përgatiten nga Banka e Shqipërisë.

Marrë nga Monitor.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi pagesat elektronike pagesat ne shqiperi posta shqiptare pagesat elektronike pagesat ne shqiperi posta shqiptare

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale