LIVE UPDATES
Aktualitet

Paefekshmëria e masave të qeverisë, pse hapja e ekonomisë dhe mbyllja e njerëzve në shtëpi nuk ndihmon askënd

3 Maj 2020, 17:07 Nga DOSJA
Paefekshmëria e masave të qeverisë, pse hapja e ekonomisë

TIRANË- Qeveria shqiptare ka njoftuar se tre të hënat e tre javëve në vijim do jenë vendimtare në luftën kundër COVID-19. Në datën 4, 11 dhe 18 maj do hapen një seri biznesesh e do ofrojnë shërbime për qytetarët, po ashtu do ketë dhe lehtësime për lëvizjen me makina e shumë qytete do kthehen në zona të gjelbra. Njësoj si blloqet e para të bizneseve dhe ato që do ngrenë qepenin të hënat e ardhshme të majit do kenë të njëjtën dhimbje koke: mungesën e klientëve.

Strategjia e hapjes së bizenseve dhe mbylljes së qytetarëve në shtëpi, më e pakta është strategji e gabuar e më e shumta mungesë strategjie, por një hapje kuturu, e pa menduar dhe e palogjikshme. Thënë kjo, duhet të kujtojmë se pjesa e bizneseve që u hap në 23 e 28 prill po vajton, e këtë gjë mund ta bëjë e në javët në vazhdim, pasi klientët që futen në dyert e tyre numërohen me gishtërinjtë e dy duarve. Kjo pasi qytetarët që janë dhe klientë të tyre vijojnë sërish të qëndrojnë të mbyllur brenda. Dalja e një anëtari të familjes për 2 orë në ditë, pamundëson blerjet, pasi koha nuk premton as për të marrë bukë e ushqimet e nevojshme të ditës, e jo më të mendohet të pish një kafe, të shkosh për drekë në restorant e të bësh një vështrim në vitrinat e dyqaneve për të blerë tesha.

VIZIONI I GABUAR NË HAPJEN E EKONOMISË

Qeveria, edhe pse dëgjoi ankesat e tregtarëve që ngritën qepenin në dy javët e kaluara, sërish ka vijuar me të njëjtën strategji: Hap sa më shumë biznese, e qytetarët leri të mbyllur në shtëpi. Prej më shumë se 50 ditësh, qytetarët vijojnë të qëndrojnë në shtëpi e daljet e vetme janë për të blerë buke e ushqime, pasi koha e vënë në dispozicion nga qeveria për aq të shërben.

Por qeveria në javët e fundit mendon se koha 2 orë në ditë për një anëtar të familjes është e mjaftueshme dhe për të blerë rroba, për të shkuar në bare, restorante, qendra tregtare, tek berberi apo parukeri, e për të rregulluar dhe dhëmbet tek dentisti. Por kjo kohë është e pamjaftueshme (Flasim këtu për zonat e kuqe, ku dhe përqindja e popullësisë është më e madhe). Askush nuk mund t’i bëjë të gjitha në dy orë dhe bizneset sërish do jenë bosh, njësoj si ditët e para të pandemisë. Hapja e bizneseve duhet të jetë në propocion të drejt me kohën që u jepet qytetarëve për të dalë.

Gabimi i dytë i qeverisë është edhe fasha orare që lejon këto biznese që të jenë të hapura. Në kushtet normale, shumë sektor të ekonomisë operonin 16 orë në ditë, por në këtë situatë do jenë hapur vetëm 10 orë në ditë. A do e kompesojë qeveria këtë shkurtim me 6 e më shumë orë? Në këto 16 orë bizneset funksiononin me dy turne, ndërsa tani në punë do jetë vetëm gjysma e stafit. A do i paguajë qeveria këta punëtorë që do vijojnë të mos jenë në punë?

Problemi tjetër i bizneseve është dhe zbatimi i protokolleve, ku parashikohet një shkurtim stafi, pasi tashmë në ambiente të mbyllura nuk mund të qëndrojmë shumë persona. Po ashtu mungesa e punës do të sjellë dhe mungesë likuiditeti dhe heqje nga puna të punonjësve. Biznesi si ai i imbyllur, por dhe ai që po hapet po bërtet me të madhe se nuk ka marrë ende pagën e luftës, e cila është jetike për punonjësit e tyre.

Po nga ana tjetër, duke dëgjuar e lexuar deklaratat e qeverisë është lënë të kuptohet se ndihma për biznesin ka mbaruar me dy paketat ekonomike e tashmë vetëm hapja mund t’i ndihmojë, pra askush nuk do marrë më ndihmë edhe nëse vijon të mos ketë punë. Këtë ka lënë qeveria të kuptohet teksa ka shpjeguar strategjinë e daljes nga lufta. Biznesi me një lëmoshë të që është hënë përgjysmë, e pa mbështetje edhe pse do të hapë dyert për klientët, do të jetë në prag të falimentimit.

VIRUSI PËRHAPET DHE PA TAKSI

Një tjetër lehtësim i qeverisë është dhe lëvizja me taksi në të gjithë vendin. Në pamje të parë duket një lehtësim i menduar, por kur mëson se nga një qytet në tjetrin nuk mund të shkosh me makinën tënde, me biçikletë, në këmbë apo dhe me kal, kupton që ka një diskriminim.

Sipas këtij urdhri të qeverisë, për të dalë nga shtëpia në këmbë të jepen vetëm dy orë leje, por nëse je brenda një taksie ti mund të gjesdisësh të gjitha viset e shqipërisë, ndërsa me makinën tënde jo. A thua se virusi i ka fobi taksitë dhe nuk guxon tu afrohet e nuk përhapet me to nga një qytet në tjetrin.

Po ashtu qeveria ka thënë se nëse ke një makinë personale mund të dalesh e të vërtitesh në çdo rrugicë të qytetit nga ora 05:00 deri në 17:30, por me këmbë mund të ecësh vetëm dy orë. Sërish diskriminin, i pasuri që i ka lejuar vetes të ketë dhe një veturë del 10 orë e 30 minuta nga shtëpia, ndërsa i varfri vetëm dy orë. Kjo besoj lidhet me ndonjë studim, që virusi përhapet më shpejt tek të varfrit, prandaj qeveria ka menduar që t’i mbyllë në shtëpi.

QENI MË I PRIVILEGJUAR SE NJERIU

Në portalin qeveritar E-Albania nëse futesh në rubrikën “Leje për dalje”, do përballesh me disa kategori lejesh që vijojnë si më poshtë: Leje për këmbësor; Leje për të shëtitur qenin; Leje për arsye shëndetësore; Leje për punë dhe Leje për DPSHTRR/SGS

Sipas qeverisë këto janë nevojat më kryesore sot. Ky qeni është një ndër prioritetet kryesore, ndërsa macja a ndonjë kafshë tjetër shtëpiake që ka nevojë të shëtisë nuk është. Por për qeverinë nuk është prioritet as sëmundja që mund të ketë një qytetar, ku për të dalja në ajër të pastër dhe ecja e mban në jetë. Një i sëmurë me astmë nuk mund të qëndrojë në shtëpi për 24 orë në ditë, një i sëmurë që ka bërë një operacion në zemër i duhet të ecë çdo ditë, por qeveria thotë se duhet të kesh një qenë në shtëpi e pastaj mund të bësh një shëtitje.

Nuk mendohet për një person që vuan nga mushkritë, e as për fëmijët që natyrën kanë mikun e tyre më të mirë, por fokusi është tek kënaqja e qenve. Pra qeveria ka treguar qartë prioritet e saj në planin për daljen nga situata e pandemisë: privilegjo të pasurin dhe qentë, të varfërit e të sëmurët durojnë e qëndrojnë të mbyllur.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama masat kunder covid 19 masat lehtesuese edi rama masat kunder covid 19 masat lehtesuese

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet