LIVE UPDATES
Politike

Padi kundër partisë së Patozit, kreu i PBDSH: U regjistrua në kundërshtrim me ligjin, mos të bëhet patericë e Ramës

4 Maj 2019, 08:54 Nga DOSJA
Padi kundër partisë së Patozit, kreu i PBDSH: U regjistrua

TIRANË- Kryetari i Bashkimit Kombëtar Demokrat, Ylber Valteri, ka dorëzuar pak ditë më parë kërkesën për përjashtimin nga gara të partisë më të re në vend, Bindjes Demorkatike.

Sipas tij, KQZ ka bërë një regjistrim të paligjshëm për partinë e Patozit, dhe kërkon nga Kolegji që të marrë parasysh kërkesën e tij.

Në një intervistë për Dosja.al Valteri shprehet se KQZ ka marrë një vendim në kundërshtim me ligjin dhe s’ka të bëj fare me çështje personale. Duke dhënë një përgjigje për Patozin që deklaroi se pas PBDSH-së ishte nxitur nga Basha, Ylber Valteri thotë se nuk ka pasur fare konsultim me PD-në.

Më tej ai ka folur dhe për vendimin për regjsitrimin dhe çregjistrimin nga zgjedhjet dhe shprehet se vendimi i dytë erdhi sepse iu bashkua opozitës në bojkotin e zgjedhjeve.

INTERVISTA E PLOTË

Çfarë prisni nga padia që keni bërë për Bindjen Demokratike?

Padia që kemi bërë për Bindjen Demokratike është një kërkesë e ligjshme kundër një vendim të paligjshëm të KQZ. Faktet për këtë ne i kemi paraqitur në padi dhe presim që Kolegji Zgjedhor t’i marrë në shqyrtim dhe të anulojë vendimin.

A keni folur paraprakisht me drejtuesit e asaj partie për t’u shmangur përplasja e akronimeve?

Kjo padi është ngritur ndaj vendimit që KQZ ka dhënë, i cili bie qartazi ndesh me ligjin. Çështja nuk është personale ndaj subjektit apo individëve përfaqësues.

Mendoni se do ta penalizojë ky ankim i juaj regjistrimin e BD?

Ne e pamë të arsyeshme ta bëjme këtë ankim si një nga subjektet e vetme politike të regjistruara në KQZ, i cili nuk kontrollohet nga Edi Rama dhe me bindjen se nuk ka për të pasur zgjedhje farsë me tentativa fallco e të paligjshme.

Keni patur kontakte me PD përpara se të shkonit në Gjykatë për Patozin?

Partia Bashkimi Demokrat është nje subjekt i pavarur që i merr vendimet me strukturat e saj. Pavarësisht se jemi në koalicion sëbashku, PD ka kryetar Lulzim Bashën dhe PBD ka kryetar Ylber Valterin.

Jeni regjistruar në zgjedhje në 22 prill dhe jeni ç’regjistruar në 24. Çfarë ndodhi që ndryshuat mendim? A nuk e dinit edhe më parë që opozita do bojkotojë?

Partia Bashkimi Demokrat duke qenë gjithmonë në përputhshmëri me ligjit u regjistrua 70 ditë para datës së zgjedhjeve si subjekt në KQZ. Pasi u konkretizua vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhje dhe pas marrëveshjes së opozitës së bashkuar, si pjesë e koalicionit edhe në kërkuam çregjistrimin e partisë.

Ju keni qenë në fushatë elektorale në Vlorë për kryetarin e Ballik Kombëtar, Adriatik Alimadhi. Si i keni marrëdhëniet me të sot? Po me Zef Shtjefnin?

Në fushatë kemi mbështetur të gjithë njëri-tjetrin, sepse kemi qenë në koalicion sëbashku. Përsa i përket marrëdhënieve me miqtë e mi Adriatik Alimadhi dhe Zef Shtjefnin, po e shuaj kureshtjen tuaj duke ju bërë me dije se drekojme dhe darkojmë bashkë vazhdimisht. Ne dimë t’i ndajmë marrëdheniet personale nga qëndrimet politike të subjekteve që përfaqesojmë.

Çfarë mendoni për vendimin e tyre për të hryë në Parlament? Po për vendimin e Zef Shtjefnit që të hyjë në zgjedhje?

Unë respektoj çdo vendim që ata dhe subjektet e tyre marrin. E rëndësishme është që ne jemi të gjithë kundër një të keqje të përbashkët, që është Edi Rama edhe pse secili e jep kontributin në mënyrën e tij.

Çfarë mendimi keni për Astrit Patozin? Sipas jush a është ai një njeri që mund të bashkëpunojë me Ramën?

Kjo mbetet për t’u pare, uroj shumë që mos të bëhet një pateriçë e qeverisë.

(A.B./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi bindja demokratike edi rama kqz pbdsh ylber valteri astrit patozi bindja demokratike edi rama kqz pbdsh ylber valteri

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës