LIVE UPDATES
Aktualitet

Pacienti prej 70 ditësh në morg! Reagon spitali i Vlorës për skandalin: Vajza nuk ka sjellë ushqime, nuk është interesuar

23 Mars 2021, 13:56 Nga DOSJA
Pacienti prej 70 ditësh në morg! Reagon spitali i Vlorës për

VLORË– Spitali i Vlorës ka dhënë një deklaratë në lidhje me skandalin që u transmetua ditën e djeshme në media. Ishte qytetarja Anila Zeqiri ajo e cila denoncoi në emisionin ‘BOOM’ se kishte shtruar të atin në datën 27 dhjetor 2020 në spitalin Covid, mirëpo zbuluan se ai kishte ndërruar jetë, pavarësisht se i dërgonin ushqime me mendimin se ai ishte gjallë.

Spitali, duke kërkuar ndjesë dhe duke shprehur ngushëllime për humbjen e të ndjerit bënë të ditur se në datën 27 dhjetor i ndjeri është transportuar drejt spitalit me ambulancën e urgjences, ku bashkë me të ishte shoqëruese edhe e bija. Sipas tyre, vajza është larguar nga spitali pa lënë asnjë të dhënë mirëpo është kthyer në muajin mars dhe ka kërkuar informacion për të atin. Nga të dhënat e spitalit, vajza nuk ka dorëzuar asnjëherë ushqime si dhe nuk është paraqitur ndonjëherë për të kërkuar informacione.

Në fund spitali kërkon nga ana e organeve kompetente hetimin edhe transparencën e rastit për të treguar të vërtetën e ngjarjes, duke shtuar se do të vendosin në dispozicion çdo të dhënë nga ana e tyre.

Reagimi i plotë i spitalit:

Prej shume se nje viti, te ndergjegjshem qe misioni yne eshte sa i veshtire aq edhe i rendesishem ne jeten e qytetit, Spitali Rajonal Vlore ka qene pjese e rendesishme ne betejen antiCovid. Jane asistuar, triazhuar, trajtuar, transferuar shume qytetare te Vlores nga ekipet mjekesore cdo dite, duke pasur prioritet shendetin e cdo qytetari. Per sqarim te opinionit publik referuar emisionit te transmetuar diten e djeshme ne televizionin Ora News, ju bejme me dije se: Spitali Rajonal Vlore shpreh ngushellimet per humbjen e z.L.Z. Se pari, eshte detyrim moral edhe social te tregojme te verteten edhe ne situata te pakuptimta te sajuara deri diku nga hidherimi i vajzes se te ndjerit. Ne date 27 dhjetor nepermjet telefonates drejt 127, z. L.Z eshte transportuar drejt spitalit me ambulancen e urgjences, ku bashke me te ndjerin ishte shoqeruese edhe e bija.

Po ne ate date, ku mjeku i urgjences triazhon rastin, ka kerkuar te komunikoje me vajzen por ajo eshte larguar nga spitali pa lene asnje te dhene. I ndjeri, me asistence mjekesore ne gjendje te rende (sqarojme ketu qe ishte i patrajtuar) niset drejt Spitalit Covid 1 .Vetem ne mars, pra shume kohe me pas, e bija ka kerkuar informacion per te atin me pretendimin qe ajo ka bere aksident me motor diten qe e ka sjelle ate ne urgjence edhe u largua pa pritur as perfundimin e vizites mjekesore si dhe pa lene numer kontakti. Ne te dhenat e spitalit po ate dite s’ka asnje te rregjistruar per aksident edhe per me teper, nuk figurojne te demtuar qe kerkojne asistence edhe hospitalizim per te vertetuar pretendimin se ajo eshte aksidentuar dhe nuk ka qene ne gjendje per te levizur.

Nga rregjistrat e reparteve nuk ka asnje dite shenime qe familjare te tjere kane sjelle ushqime(e bija e pohon qe s’ka sjelle ajo vete per shkak te aksidentit, por nuk permend ne asnje rast emrat e familjareve qe jane paraqitur me ushqime prane spitalit ) dhe aq me teper te kerkojne informacion mjekesor per z. Zeqiri . Znj. Zeqiri, ne muajin mars, pra shume kohe pas dhjetorit, ka kerkuar informacion per te atin, ku eshte sqaruar edhe pajisur me Fleten e Daljes nga Spitali Rajonal Vlore per te ndjerin. Sipas Fletes se Daljes referuar karteles mjekesore, i ndjeri ka qendruar vetem dy ore ne Spitalin Rajonal te Vlores, ku brenda kesaj kohe i eshte dhene ndihma e pare, eshte pajisur me ekzaminime mjekesore dhe eshte transferuar drejt Spitalit Covid 1, ku sic behet edhe me dije, ka humbur jeten.

Ne emrin e personelit mjekesor kerkojme ndjese per komunikimin aspak etik (te personelit mbeshtetes, ne rastin ne fjale shoferi i ambulances) edhe sigurojme qe situata te tilla nuk duhet te ndodhin per asnje arsye. Kerkojme nga ana e organeve kompetente hetimin edhe transparencen e rastit duke treguar te verteten rreth kesaj ngjarje duke vene ne dispozicion cdo te dhene transparente nga ana e Spitalit Rajonal Vlore. Fokusi i pandemise mbetet ndergjegjja e cdo individi per te respektuar masat kufizuese dhe rekomandimet mjekesore si dhe solidariteti njerezor i sejcilit prej nesh.

Rasti i rëndë u bë publik mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Boom’. Skandali u përmend dhe ditën e sotme gjatë seancës së Kuvendit. Ishte deputeti Myslym Murrizi ai i cili pyeti drejtëpërdrejtë ministren Ogerta Manastirliun për ngjarjen e rëndë. Ndër të tjera ai kërkoi që për këtë rast të nisë një hetim për bluzat e bardha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet anila zeqiri skandali ne spitalin e vlores spitali i vlores anila zeqiri skandali ne spitalin e vlores spitali i vlores

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet