LIVE UPDATES
Bota

Osmani e Pendarovski, me rezerva për ‘Ballkanin e Hapur’

16 Dhjetor 2021, 06:46 Nga DOSJA
Osmani e Pendarovski, me rezerva për ‘Ballkanin e Hapur’

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova e kundërshton iniciativën “Open Ballkan”, ndërsa presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsi shprehu hapur rezerva për këtë iniciativë, ndonëse vendi i tij, është pjesë e iniciativës fillestare së bashku me Serbinë dhe Shqipërinë. Stevo Pendarovsi President i Maqedonisë së Veriut, gjatë një vizite zyrtare që zhvilloi në Kosovë, tha se iniciativa “Ballkani i Hapur”, nuk mund të ketë sukses përderisa në të nuk janë të përfshira të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe këtë nismë tha ai e ka parë më dyshime që kur është lansuar më 2019.

“T’ju rikujtoj se kur nisi si iniciativë në vitin 2019, unë isha politikani i parë që shpreha rezerva. Kësaj iniciative i mungon diçka, në vend se të jenë gjashtë shtetet, janë vetëm tre. Derisa kjo iniciativë nuk i përfshin të gjitha shtetet nuk do të ketë sukses. Qëndrimi im është se mund të jetë vetëm një nga mjetet për përmirësim tregtar e ekonomik, por jo politik. Mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit, por jo ta zëvendësojë atë. Procesi i Berlinit është iniciativë që ka institucione, ka resurse që ‘Ballkani i Hapur’ nuk i ka”, tha Pendarovski në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës ndërkaq, tha se iniciativa “Ballkani i Hapur”, nuk u ndërtua si nismë mbi parimet themelore të bashkëpunimit ndërfqinjësor, prandaj sipas saj, “kjo iniciativë nuk e pranon trajtimin e barabartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

“Përderisa Serbia nuk e trajton Kosovën në mënyrë të barabartë në iniciativa rajonale, atëherë shohim se Serbia do zgjerim të interesave të saj hegjemoniste. Kosova ka rezerva të mëdha sa i përket aspekteve politike të kësaj iniciative, por edhe sa i përket ekonomisë e sigurisë, sepse synimi është të përdoret njëfarë paradhome që të zvarritet procesi e integrimit evropian”, deklaroi presidentja Osmani.

Mediet në Serbi shkruajnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor, ku do të marrë pjesë në takimin e iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”. Në takimin e Tiranës, mikrpritës do të jetë kryeministri shqiptar Edi Rama dhe pritet të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Takimi i fundit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të muajit nëntor në Beograd.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndërkaq, nuk u ndal vetëm me siç tha ajo, mostrajtimin jo të barabartë rajonal që ia bënë Serbia Kosovës, por foli edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkan që bëhet përmes Serbisë.

Osmani: Rusia ndikon përmes Serbisë

“Kosova dhe rajoni ballafaqohen me rreziqe të mëdha për shkak të tendencave destabilizuese të Rusisë nëpërmes Serbisë. Kosova është e përkushtuar jo vetëm të refuzojë ndikimet dashakeqe, por edhe të bashkëpunojë me partnerët tanë që të parandalohen ndikimet e këtilla destabilizuese. Rajonit i duhet ecje me hapa konkretë drejt integrimit evropian, por edhe paqe e stabilitet afatgjatë. Por, krejt kjo dëmtohet nëse ndikimi i Rusisë rritet nëpërmes trampolinës së saj, Serbisë”, tha Vjosa Osmani.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski foli gjatë vizitës në Kosovë edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke e cilësuar se “dialogu mbetet zgjidhja e vetme drejt stabilitetit të rajonit”.

“E dimë që procesi është i vështirë dhe i komplikuar, por shtetet e rajonit me qëllim të mirë e mbështesin zgjidhjen e kontestit. Maqedonia e Veriut do të mbështesë marrëveshjen finale mes dy vendeve sepse sipas nesh ajo do të kontribuojë në stabilitet në rajon”, tha Stevo Pendarovsi, vendi i të cilit në vitin 2008 e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Präsident Nordmazedoniens Stevo Pendarovski und der Prämierminister Kosovos Albin Kurti
Dialogu Kosovë-Serbi që për synim ka normalizimin e marrëdhënieve, ka nisur qysh në vitin 2011 dhe që nga ajo kohë janë arritur një sërë marrëveshjesh, por shumica prej tyre nuk kanë filluar së zbatuari ende. Ky dialog ka ngecur tash së voni dhe është pikërisht çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mospajtimet e Kosovës dhe Serbisë rreth saj, që po pengon një takim të kërkuar nga BE, ndërmjet presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Beogradi këmbëngul që çështja e Asociaiconit të jetë tema kryesore e dialogut, ndërsa Prishtina kërkon që të ndriçohet fati i personave të zhdukur gjatë luftës dhe çështje të tjera më të ngutshme. Që nga koha kur Albin Kurti u bë kryeministër i Kosovës, në kuadër të dialogut me Serbinë ai është takuar vetëm dy herë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit ka thënë se “Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut me Kosovën, por Prishtina është ajo e cila nuk do që dialogu të vazhdojë”.

Vetë shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel javë më parë paralajmëroi një takim të mundshëm Kurti-Vuçiç deri në fund të këtij viti, por si duket gjasat janë të vogla, pikërisht për shkak të mospajtimeve Prishtinë-Beograd, rreth çështjes së Asociacionit./DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora ballkani i hapur stevo pendarovski vjosa osmani ballkani i hapur stevo pendarovski vjosa osmani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës