LIVE UPDATES
Bota

Orban: Pa Serbinë, Ballkani Perëndimor nuk mund të bëhet pjesë e BE 

8 Korrik 2021, 12:50 Nga DOSJA
Orban: Pa Serbinë, Ballkani Perëndimor nuk mund të bëhet

HUNGARI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se zgjerimi duhet të jetë projekti më i rëndësishëm i Bashkimit Evropian (BE) dhe se Serbia është vendi kyç i Ballkanit Perëndimor në këtë proces.

“Pa Serbinë, rajoni nuk mund të bëhet pjesë e BE-së”, tha kryeministri Orban më 8 korrik në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vizita e tij në Serbi vjen dy ditë pasi ai i paraqiti BE-së disa propozime sesi të fuqizohet blloku. Njëra ndër pikat thoshte se Serbia duhet të bëhet pjesë e BE-së.

Gjatë një konference për media, pas takimit me Vuçiqin, Orban tha se në kohën kur vendi i tij ishte në proces të integrimit, ishte e qartë për të gjithë se nga vendet e Evropës Qendrore, atëbotë Polonia ishte një vend kryesor për integrimin e këtyre vendeve.

“Për këtë arsye unë e mbështes anëtarësimin e Serbisë në BE, sepse pas saj është i gjithë Ballkani Perëndimor. Derisa Serbia të integrohet, Ballkani Perëndimor nuk do të integrohet”, tha Orban.

Në anën tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia beson në të ardhmen evropiane, por se do të rrisë bashkëpunimin me Hungarinë dhe vendet e Grupit të Vishegradit.

Grupi i Vishegradit, i cili përbëhet nga vendet anëtare të BE-së, Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia, ka kohë që bën presion për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Orban gjatë takimit me Vuçiqin ka ngritur edhe çështjen e migrantëve. Hungaria ka qenë ndër vendet e para evropiane që ngriti një gardh me tela në kufirin me Serbinë për të parandaluar hyrjen e refugjatëve dhe migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Orban tha se pandemia e zhvendosi në plan të dytë problemin e migrantëve, mirëpo kjo çështje është rikthyer.

“Zhvillime dramatike po ndodhin në Afganistan dhe qindra mijëra njerëz po largohen nga ai vend. Unë mendoj se Serbia është pjesa jugore e Evropës Qendrore. Pa një Serbi dhe Ballkan Perëndimor të fuqishëm, as Hungaria nuk është e sigurt“, tha Orban.

Presidenti i Serbisë nuk e adresoi në mënyrë të veçantë këtë çështje, por tha se Serbia do të “bashkëpunojë ngushtë” me Hungarinë sa i takon pandemisë dhe migrantëve. Qeveria konservatore e Orbanit është kritikuar disa herë për trajtimin që u bën migrantëve, por edhe për ngecjet në sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar një listë me emrat e 37 udhëheqësve të shteteve ose qeverive, të cilët, sipas kësaj organizate, po e shtypin lirinë e mediave. Organizata thotë se që nga marrja e pushtetit më 2010, Orban ka sulmuar pavarësinë e medias.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksandar vucic viktor orban aleksandar vucic viktor orban

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet