LIVE UPDATES
Bota

“Opsionet e mundshme lidhur me themelimin e Asociacionit”, dokumenti i zyrës së Lajçakut për Qeverinë Kurti

11 Qershor 2021, 09:44 Nga DOSJA
“Opsionet e mundshme lidhur me themelimin e Asociacionit”, dokumenti

KOSOVË- Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është një prej çështjeve që pritet të shkaktojë ngërç në vazhdimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë rrugëtimit të tij si opozitar e kishte kundërshtuar një marrëveshje të tillë në mënyrën më të ashpër, derisa edhe tash si kryeministër thotë se s’mund të ketë Asociacion njëetnik. Serbia ndërkohë e kërkon me ngulm themelimin e “Zajednicës”, derisa nga BE’ja kërkojnë që të respektohen dhe implementohen marrëveshjet e Brukselit.

Gazeta Express ka siguruar një dokument që sipas burimeve është hartuar nga zyra e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në të cilin janë listuar opsionet e mundshme për pika të veçanta që kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ky dokument i titulluar “ Opsionet e mundshme lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, i është dërguar Qeverisë së Kosovës që drejtohet nga kryeministri, Albin Kurti.

Në këtë dokument janë dhënë opsione sesi duhet të procedohet tutje me themelimin e Asociacionit, marrë parasysh gjithë zhvillimet e ndodhura dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me Asociacionin.

“ (i)Kompetencat e Asociacionit mund të detajohen edhe më tej për të përfshirë të gjitha çështjet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Në veçanti, statuti për Asociacionin duhet të përsërisë kushtet për “kompetenca të zgjeruara” për komunat me shumicë serbe që janë të përfshira në Ligj.

(ii) Kompetencat e Asociacionit duhet të përfshijnë autoritetin e qartë për themelimin e pesë llojeve të marrëveshjeve bashkëpunuese lidhur me paragrafin 9 dhe 14 të Ligjit për Bashkëpunim ndër-komunal. Duhet të ketë një shqyrtim të mëtejshëm të një institucioni të përbashkët publik pasi një formë e këtij modeli mund të shërbejë si forma kryesore e bashkëpunimit brenda Asociacionit.

(iii) Zgjedhja në mes të “pasurit” dhe “ushtrimit” të një mbikëqyrjeje të plotë mund të shmangej përmes themelimit të një konstrukti ndryshe. Asociacioni mund të “ushtrojë” mbikëqyrje të plotë sa u përket kompetencave të komunave anëtare të tij për zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim rural e urban (si dhe për “ çështje kulturore si në ligjin për vetëqeverisje lokale, përderisa ka mbikëqyrje të plotë të politikave dhe aktiviteteve të autoriteteve qendrore dhe komunave të tjera sa u përket politikave dhe aktiviteteve të tyre në këto fusha”, thuhet në dokument ku janë listuar tri opsione.

Zëvëndëskryetari i Asociacionit të jetë nga popullësia jo-shumicë në kuadër të Asociacionit

Në këtë dokument janë dhënë edhe opsione rreth krijimit të strukturës organizative të Asociacionit dhe Administratës.

“Ligji dhe statuti për themelimin e Asociacionit do të mund që në mënyrë eksplicite të ofronte fuqi punëtore administrative që do të pasqyronte diversitetin e popullsisë së Asociacionit, dhe që gjithashtu në mënyrë eksplicite do të mund t’i mbante parimet themelore kushtetuese të barazisë, mos diskriminimin dhe pluralizmin ( ose që në mënyrë eksplicite nuk do të devijonte nga mbrojtjet e tanishme kushtetuese për pakicat, përfshirë ato që ofrohen në Nenin 62. Ligji ose statuti për themelimin e Asociacionit gjithashtu do të mund t’i zgjeronte mbrojtjet kushtetuese ekzistuese në nivel komunal (Neni 62) për vetë Asociacionin. Kështu, mund të përcaktohet, që Zëvendës presidenti i planifikuar për Asociacionin të zgjidhet nga popullsia jo-shumicë e Asociacionit dhe t’i jepen të njëjtat përgjegjësi që i ushtron aktualisht në komunat veç e veç “Nënkryetari i Asamblesë Komunale të Komuniteteve” (shiko Nenin 62, Kushtetuta e Republikës së Kosovës)”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.

Nëse komandanti i Policisë në një Komunë brenda Asociacionit është nga komuniteti serb, zëvëndëskomandanti duhet të jetë nga pakica jo-serbe

Përveç tjerash në këtë dokument thuhet që duhet siguruar që kudo që në një komunë në kuadër të Asociacionit është një shef policie nga komuniteti serb, atëherë të ketë një zëvendës shef nga pakicat jo-serbe.

Kur flitet për këtë pjesë, përmendet se si në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 kërkohet që katër kryetarët e komunave veriore të paraqesin listën e kandidatëve (serbë) për komandant rajonal të policisë në mënyrë që të reflektohet përfaqësimi i pakicave, derisa theksojnë se Parimet e Përgjithshme nuk trajtojnë fare shqetësimet e popullsisë jo-shumicë në kuadër të Asociacionit.

“Në të vërtetë pika e 13 e Parimit e heq pjesën e pikën 9 të Marrëveshjes së Brukselit që thotë se “përbërja e Policisë së Kosovës në veri duhet të reflektojë përbërjen etnike të katër komunave (një garanci për përfaqësimin e pakicave). Nuk është e qartë pse Marrëveshja për parimet e Përgjithshme nuk ka përfshirë një dispozitë të tillë kyçe të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Përmbysja e kësaj do të kishte kuptim dhe ndoshta do të ndihmonte në largimin e mosbesimit që ka dalë për shkak të Marrëveshjes mbi Parimet e Përgjithshme”.

Tutje kur flitet për kapacitetet ligjore dhe anëtarësinë, thuhet që “Statuti mund të sqarojë edhe më tej se Asociacioni është një entitet me trup ligjore, që mund të formojë edhe trupa të tjera ( (si nën Ligjin mbi Bashkëpunimin Ndër-Komunal) disa prej të cilave (p.sh. institucionet e përbashkëta publike, një ndërmarrje e përbashkët publike) mund të kenë gjithashtu trup ligjor. ii) Statuti duhet të bëjë të qartë se ndonjë nga komunat e caktuara me shumicë serbe do të jetë me të drejtë anëtar i Asociacionit, nëse komuna nuk kishte votuar për t’u tërhequr. Statuti mund të tregojë se një shumicë e Asamblesë së Asociacionit mund të miratojë anëtarësimin e çdo komune tjetër me shumicë jo-serbe”.

T’i lejohet Asociacionit e drejta për komentim të Ligjeve në Kuvendin e Kosovës

Përveç tjerash në këtë dokument thuhet se duhet t’i lejohet Asociacionit që të komentojë për legjislacionin e rëndësishëm përmes procedimeve në Kuvendin e Kosovës.

‘Asambletë legjistlative zakonisht lejojnë procedime të tilla nga palët e interesuara dhe pritet që deputetet serb në veçanti të inkurajojnë procedime të tilla nga Asociacioni”.

Në këtë dokument jepet edhe një konkluzion se “Marrëveshja e Brukselit, Marrëveshja Për Parimet e Përgjithshme, vendimi i gjykatës, dhe ligjet e Kosovës për vetëqeverisjen lokale dhe për bashkëpunim ndër-komunal ofrojnë një hapësirë të konsiderueshme për zhvillimin e statutit të Asociacionit. Një rezolutë do të kërkonte një lloj kreativiteti, por edhe vullnet të mirë në mes të palëve”.

Asociacioni mund të themelohet edhe pa statut, brenda kuadrit ligjor ekzisutes

Gjithashtu theksohet se çështje problematike do të jetë tendenca e secilës komunë për “kompetencë përfundimtare ligjore”.

“Një Asociacion i ndërtuar në këtë mënyrë mund të marrë veprimtari të përbashkëta bashkëpunuese me shumë paralele me rregullimet e vëna në Ligjin e Kosovës mbi Bashkëpunimin Ndër komunal. Një Statut mund të sigurojë njohjen e diversitetit dhe përfaqësimit të pakicave brenda Asociacionit. Edhe pa një statut, një Asociacion mund të krijohet brenda kuadrit të ligjit ekzistues”, thuhet në pjesën e konkluzionit.

GAZETA EKSPRESS

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-serbi miroslav lajčák albin kurti asosacioni i komunave me shumice serbe ne kosove dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje