Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Opozita i bashkohet protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve: Në shesh me ju, kërcënohemi nga një varfërim i
6 Tetor 2021, 10:02Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj ka bërë me dije se edhe Opozita do t’i bashkohet protestës që do të mbahet pasditen e sotme në orën 17:00 kundër rritjes së çmimeve. Në një postim në rrjetet sociale, Leskaj shkruan se opozita duhet të jetë pa asnjë hezitim në shesh me shqiptarët në protesta, pasi rritja e çmimeve kërcënon që t’i fusë në një varfërim të frikshëm qytetarët.
Postimi i plotë:
Sot, në orën 17.00 edhe unë do t’i bashkohem protestës qytetare përpara kryeministrisë, selisë qendrore të sektit Rama. I falenderoj organizatorët, shoqërinë civile dhe studentët dhe ju ftoj të bashkohemi të gjithë në protestën kundër pabarazisë, varfërisë së skajshme, korrupsionit, skandaleve e arrogancës së këtij sekti qeverisës, që nuk ndalet përpara asgjëje dhe shet e plaçkit pasurinë e përbashkët, shet interesin kombëtar, duke vënë partinë mbi Shqipërinë, duke vënë pasurimin personal mbi Shqipërinë e shqiptarët.
Opozita duhet të jetë pa asnjë hezitim në shesh me shqiptarët në protesta kundër rritjes galopante të çmimeve, shtrenjtimit të jetesës, kërcënimit për varfërim të frikshëm të shqiptarëve.Çdo protestë kundër vjedhjes, plaçkitjes, varfërisë është e ligjshme!Është thirrje për të reaguar kundër sektit Rama që ka kapur për gryke Shqipërinë e po u merr frymën shqiptarëve.Shqiptarët nuk mund të pajtohen e as të gënjehen nga deklaratat e “liderit global”, delirantit Rama për një krizë globale dhe të kenë durim e besim tek ai që “do t’i shpëtojë!”Ndaj duhet të jemi të gjithë atje në shesh me të gjithë ata shqiptarë që kanë zë, kurajo e qytetari të protestojnë. Me prindërit, të rinjtë e të rejat, me intelektualët!
Sot, në orën 17:00 qytetarët shqiptarë do të protestojnë përpara godinës së Krymeinistrisë kundër rritjes së çmimeve të bukës, kafes, dritave dhe karburantit. Disa ditë pasi edhe vetë kryeministri Edi Rama paralajmëroi një krizë energjitike, qytetarët janë të vendosur që të dalin të kërkojnë llogari për të parandaluar rritjen e çmimeve.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SLLOVENI– Kryeministri Edi Rama është ndarë nga grupi i liderëve pas shkrepjes së fotos së përbashkët. Në pamjet e publikuara nga vetë Kreu i Qeverisë shi...
SLLOVENI– Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi teksa pritet që të fillojë Samiti BE-Ballkani Perëndimor, u shpreh se...
SLLOVENI- Gjermania është një nga vendet që e mbështet perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE. Ministri i jashtëm Heiko Maas, kishte apeluar të hënën në kuad...
TIRANË– Pas 4 vitesh në detyrë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Fillimisht mediat “ Top New...