LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacioni Bregdeti ynë/ BIRN: Lufta e humbur e Edi Ramës me ndërtimet e paligjshme

18 Nëntor 2021, 20:35 Nga DOSJA
Operacioni Bregdeti ynë/ BIRN: Lufta e humbur e Edi Ramës me

Me 5 tetor fadromat dhe punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT, zbarkuan në fshatin Jalë të Himarës të mbështetur nga policia e shtetit, për të shembur një ngrehinë të paligjshme të familjes Balaj.

“Je i paligjshëm, ta kam prishur njëherë objektin para tre viteve,” – i drejtohet inspektori Fatmir Meta, njërit prej vëllezërve Balaj.

“Në dy vite, ke ndërtuar dy herë pa leje,” – shton ai gjatë përballjes së filmuar nga kameret e disa televizioneve.

Një muaj pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Partia Socialiste u konfirmua për një mandat të tretë, kryeministri Edi Rama nisi operacionin “Bregdeti ynë”, duke premtuar se do të fshinte nga harta çdo ndërtim pa leje dhe përgjegjësit do ti nxirrte përpara ligjit.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri nis fushata kundër ndërtimeve pa leje dhe efikasiteti i tyre në parandalimin e shkeljes së ligjit është i debatueshëm. Të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet ligjit për të drejtën e informimit nga IKMT, tregojnë se vetëm në qarkun e Vlorës, gjatë tre viteve të fundit u shembën qindra ndërtime të paligjshme. Edhe numri i çështjeve penale në Gjykatën e Rrehtit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm u rrit gjatë dy viteve të fundit, por dënimet e të proceduarave kanë qenë kryesisht minimale.

Ndërtimet pa leje nuk janë thjesht raste shkelje ligji nga banorët e bregdetit, por shpesh lidhen me problematikat e regjistrimit të pronave dhe mungesën e planeve të zhvillimit urban të vijës bregdetare. Familja Balaj, e cila ka jetuar në fshatin Jal të Himarës që nga viti 1989, i tha BIRN se ndërhyrja e IKMT-së ka qenë e paligjshme, ndërsa shembja e pasurisë së tyre i kishte lënë të rrënuar ekonomikisht.

“Na lanë pa asnjë të ardhme dhe mundësi për të jetuar, fëmijët na ngelën rrugëve sepse as shkollimin e tyre nuk mund ta përballojmë më në këto kushte” tha Artan Balaj.

“Kemi përfunduar të gjithë të papunë dhe të pastrehë,” shtoi ai.

Kontrolli i territorit

Kontrolli i territorit është një nga problemet më të mprehta që është përballur shteti shqiptar në tre dekadat e fundit, pas rënies së regjimit komunist të ish-diktatorit Enver Hoxha, kur gati 1/3 e popullsisë migroi nga zonat rurale dhe malore në ato urbane dhe bregdetare. Sipas thë dhënave të ASHK-së në Shqipëri ka më shumë se 320 mijë ndërtime pa leje, nga të cilat deri në vitin 2020 janë legalizuar 200 mijë. Në një audiopërgjim të publikuar gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, drejtori i ASHK-së Artan Lame pranon se një pjesë e ndërtimeve pa leje – reth 100 mijë objekte, nuk do të legalizohen kurrë, por që aplikimiet mbahen pezull për arsye pollitike.

Në këto objekte bëjnë pjesë dhe ndërtimet informale në zonat bregdetare, numri i të cilëve vazhdon të rritet vit pas viti. Sipas të dhënave të marra me kërkesë për të drejtë informimi nga IKMT, Vlora është qarku me problematikën më të madhe të ndërtimeve pa leje.

Sipas IKMT-së 43.1 % e objekte të prishura në vitet 2017-2020 ndodhen në qarkun e Vlorës. Në këtë periudhë në këtë qark u prishën 247 objekte pa leje, 170 prej tyre vetëm në vitin 2019. Por pavarësisht prishjeve me zhurmë të dhënat nga Gjykata e Vlorës tregojnë se numri i çështjeve penale me të paditur për ndërtime pa leje vijoi të rritej – nga 46 në vitin 2019 në 60 në vitin 2020.

Pjesa më e madhe e këtyre ndërtimeve janë në vijën bregdetare. Në disa raste, si me objektet e shembura dy vite më parë për t’i hapur rrugë projektit të vazhdimit të Lungomares në drejtim të Orikumit, është lehtësisht e konstatueshme me sy se ato janë rehabilituar nga pronarët. Disa janë kthyer sërish në ambiente shërbimi gjatë sezoneve turistik të 2020-2021 nëpërmjet strukturave të lëvizshme.

“Ndërtimi i paligjshëm” u përfshi në Kodin Penal në vitin 2008 pas një vale të madhe ndërtimesh pa leje në të gjithë vendin dhe u shoqërua edhe me një plan për legalizim të objekteve të ndërtuara dhe frenim të vijimit të fenomenit. Në vitin 2014 masa e dënimit për këtë vepër penale u ashpërsua.

Në rang vendi IKMT vendosoi 739 milionë lekë gjoba nga viti 2017 deri në vitin 2020, por vetëm 9.5 % e tyre është arkëtuar. Shumica e vendimeve që BIRN shqyrtoi në Gjykatën e Vlorës janë mbyllur me marrëveshje me organin e akuzës. Të pandehurit nuk janë dënuar me heqje lirie. Marrëveshjet e pranimit të fajësisë, një koncept që u prezantua me ndryshimet ligjore të Kodit Penal në vitin 2016, lidhen mes prokurorit dhe të akuzuarit që pranon fajin dhe miratohen nga gjykata.

BIRN shqyrtoi 16 vendime të Gjykatës së Vlorës për ndërtime pa leje, për çështje që përfshinin nga ndërtimi i avllive, shtesa katesh e ndërtime nga e para në bregdet. Në 14 vendime gjykata ka dhënë 76 muaj burg, që janë konvertuar në 136 muaj liri me kusht dhe 120 orë punë në shërbim publik. Në dy raste gjykata ka refuzuar të miratojë marrëveshjen. Një herë mbi arsyen se prokuroria nuk kishte hetuar mbi pronësinë e tokës ku ishte bërë ndërtimi dhe në rastin e dytë pasi ngriti dyshime se i akuzuari nuk ishte vërtet personi që kishte bërë shkeljen.

Dënimet e dhëna nga gjykata nuk duket se kanë shërbyer shumë për të dekurajuar rastet e reja. Sipas vetë gjykatës numri i çështjeve të regjistruara ka ardhur në rritje. Rritjen e ndërtimeve të paligjshme e pranon edhe shefi i komisariatit të Vlorës, Agim Basha, por ai thotë se numri i rasteve ka të bëjë me rritjen e kontrollit në territor.

“Kemi pasur vëmendje të shtuar dhe kontroll të vazhdueshëm të territorit, të gjitha rastet e konstatuara janë proceduar”, tha Basha, i cili tha se policia bashkëpunon me IMT-në e Vlorës në rast konstatimesh.

Bregdeti ynë

Aksioni “Bregdeti ynë”, i cili filloi njëkohësisht në Jug dhe në Veri të vendit, shembi deri në fillim të korrikut 130 objekte dhe u ndërpre për t’i lënë hapësirë sezonit turistik. Në shtator fadromat u kthyen në bregdetin e Himarës dhe zona të tjera.

Në 5 tetor IKMT dhe policia ishin në Jalë në pronat e familjes Bala dhe të tjerëve. Katër objekte u prishën brenda ditës. Në një procedurë standarde të inspektoriatit që krijon dëmtime të tilla mbi kolona që e bëjnë të pamundur restaurimin dhe lënë pas gërmadhat që duhet të pastrohen nga vetë ndërtuesit për të shmangur ndjekjen penale. Inspektori i IKMT-së që drejtonte operacionin, Fatmir Meta, i tha BIRN se nuk kishte një numër të saktë të objekteve që do të shembeshin në tërësi, por se lista ishte në azhornim të vazhdueshëm bazuar edhe në rastet që shtoheshin çdo ditë nga inspektoriatet vendore.

Ndryshe shprehen të prekurit prej aksionit, të cilët e shohin veten si shënjestra të padrejta.

“Na mashtruan, na thanë se do të pastronin territorin nga mbetjet e shëmbjeve të mëparshme,” kujton Artan Bala.

“Nuk mund të marrin vendim për shëmbje në një kohë sa ne jemi në proces gjyqësor,” shtoi ai.

Bala pretendoi se një urdhër prishje ndaj godinës në pronësi të tyre ishte rrëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë dhe se ata ishin në pritje të Apelit, të cilin sipas tij IKMT nuk e ka pritur.

Përplasjen mes nxitimit të qeverisë dhe padive gjyqësore të ngritura nga pronarët e mjediseve në listë për tu shembur u vunë në dukje edhe prej një letre publike të Ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, ILD. Çuçi kërkonte n procedim për një gjyqtar të gjykatës Administrative në Gjirokastër me pretendimin se po vononte operacionin e IKMT-së. Inspektori i Lartë i Drejtësisë reagoi duke e refuzuar kërkesën e Çuçit si “mosrespektim të pavarësisë së magjistratëve në ushtrimin e detyrës së tyre.

“Vendimet e magjistratëve nuk mund të bëhen objekt rishikimi apo diskutimi, nëpërmjet deklaratave publike jashtë sistemit të ankimit gjyqësor,” theksoi ILD.

Avokati Armando Cakrani, përfaqësuesi ligjor i rreth 20 familjeve në zonën e Radhimës që mund të preken nga ndërhyrjet e IKMT-së, këmbëngul se prishjet po bëhen me standarde të dyshimta dhe se këmbëngulja e qeverisë se po prish objektet pranë detit është hipokrite.

“Standardi i përdorur nuk është i njëjtë dhe për më tepër fakti që ende jepen leje ndërtimi buzë të detit është tregues i qartë se përzgjedhja është preferenciale dhe jo ligjore”, tha ai.

Megjithatë, Cakrani pranon se edhe në rrugë gjyqësore familjet e prekura kishin probleme. Ai tha se nga 60 objekte në planet e prishjes në Rradhimë, vetëm katër kishin marrë masa sigurie nga gjykata.

Marrë nga Reporter.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni bregdeti yne edi rama aksioni bregdeti yne edi rama

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Nëntor 2021, 11:56

Afrim Qendro emërohet prefekt i Tiranës

TIRANË– Afrim Qendro është emëruar prefekt i qytetit të Tiranës. Mësohet se Qendro ka marrë zyrtarisht postin e ri me vendim të këshillit të ministra...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës