Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Operacion në Elbasan! Arrestohen pas 1 viti vëllezërit, çfarë kishin në banesë
7 Nëntor 2021, 08:57Nga DOSJA
ELBASAN– Policia mundur të arrestojë Edison dhe Ardian Kaçanikun në Elbasan. Në kuadër të operacionit ‘Kalaja’ dhe hetimit 1-vjeçar, policia ka vënë në pranga dy personat të cilët lëviznin në qytet me armë dhe lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e Ardian Kaçanikut, është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, 1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using” , dhe 24 tableta të dyshuar metadon. Më parë , në kuadër të këtij procedimi penal, nga shërbimet e Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në doza dhe një 1 (një) armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak.
Dy personat e arrestuar, akuzohen për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Seksioni i Forcës Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Sekuestrohet një armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Vihen në pranga dy shtetas. Në kuadër të planit të masave të hartuar nga DVP Elbasan, për rritjen e sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë dhe lëndë narkotike, si rezultat i një hetimi 1-vjeçar, specialistët për Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kalaja”. Si rezultat i këtij operacionit u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest me burg”, për shtetasit Ardian Kaçaniku., 47 vjeç, dhe Edison Kaçaniku., 30 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit A.K., u gjet dhe sekuestrua në cilësin e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, 1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using” , dhe 24 tableta të dyshuar metadon. Më parë , në kuadër të këtij procedimi penal, nga shërbimet e Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në doza dhe një 1 (një) armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
KUKËS- Tre persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Kukës, për gjueti të paligjshme. Mësohet se të tre këta persona kanë vrarë shpend të egër, që ...
BERAT- Një vatër zjarri është aktivizuar sërish ditën e sotme në fshatin Mbreshtan të Beratit. Mësohet se flakët kanë mbështetje në shkurre dhe barishte ndërkoh...
Dubai është një ndër destinacionet turistike më të preferuar. Luksi i shfrenuar që ofron ky vend është kthyer edhe një oaz për yjet e showbizit por edhe për per...
ELBASAN– Një grua është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm në hyrje të një pallati në Elbasan. Trupi i pajetë është gjetur në lagjen “Haxhias” në hyrje të ...
Turizmi arriti të mposhtë efektin e pandemisë në vitin 2021 duke u afruar në shifra me vitin më të mirë historik që ishte 2019. Tur-operatorët dhe njohës të sek...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë në faqe të parë detajet nga operacioni ant...
TIRANË– Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme ato priten të jenë në zonat e veriut.Sipas MeteoAlb: Pjesa e p...