LIVE UPDATES
Aktualitet

Pensioni shënon ulje për herë të parë që nga viti 2000! Pensionistët, gjenerata e varfër e së ardhmes

6 Qershor 2021, 05:24 Nga DOSJA

TIRANË– Numri i personave që përfituan pension vitin e kaluar arriti në 665 mijë, ose 23% e popullsisë totale, kurse pensioni mesatar në qytet shënoi ulje për herë të parë që nga viti 2000. Zhvillimet demografike sinjalizojnë rritje të numrit të pensionistëve, duke i bërë ata gjeneratën e së ardhmes, por edhe pjesën më të varfër të popullsisë. Pensioni mesatar në vend është shumë më pak se gjysma e pagës mesatare, raport i cili shënjestron varfërinë e moshës së tretë. Vështirësitë do të rriten në të ardhmen, ndërsa Banka Botërore sugjeron nxitjen e kursimeve vullnetare në skema private dhe luftën ndaj informalitetit. Ekspertët vendas këshillojnë riparimin e defekteve të shfaqura nga skema aktuale

Blerina Hoxha

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Paga mesatare në vitin 2020 ishte 54,951 lekë, ndërsa pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë. Pensioni mesatar është aktualisht 57% e gjysmës së pagës mesatare, duke e klasifikuar pjesën dërrmuese të pensionistëve në normën e varfërisë.

E ardhmja nuk është optimiste. Numri i të moshuarve do të rritet me shpejtësi, kurse të ardhurat do të jenë në presion dhe me gjasë, në rënie. Në janar të vitit 2021, INSTAT raportoi se numri i personave mbi 60 vjeç arriti në 619 mijë. Brenda një viti, numri i tyre u rrit me 14,600 persona. Në krahasim me vitin 2016, numri i tyre është rritur me 95 mijë, ose 18%. Deri më 2051, grupmosha mbi 60 vjeç do të përbëjë rreth 35% të popullsisë.

Nga ana tjetër, pensioni mesatar urban shënoi rënie në vitin 2020, duke regjistruar uljen e parë që nga viti 2000. Masa e pensionit mesatar urban arriti në 15,732 lekë vitin e kaluar, nga 16,2543 lekë në vitin 2019, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Ali Jemini, zëvendësdrejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, shpjegoi se rënia u shty nga numri i lartë i personave jashtë vendit që po përftojnë. Aktualisht, skema publike jep pagesa për një popullsi më shumë se 4 milionë banorë, referuar regjistrave të gjendjes civile. Kjo do të thotë se përfitues janë të gjithë ata persona që jetojnë jashtë vendit, por përfitojnë pension të pjesshëm. Ndërkohë që numri i përfituesve po rritet me shpejtësi, nuk do të ndodhë e njëjta dukuri me kontribuuesit, të cilët janë në rënie për shkak të tkurrjes së popullsisë së re në moshë. Në vitin 2020, kishte 1,1 kontribuues për një përfitues, duke shënuar përkeqësim në raport me vitin 2019.

Shumë shpejt, vendi do të ketë më shumë se një të tretën e popullsisë banuese në moshë pensioni dhe në kushtet e varfërisë. Pensionet e reja, vit pas viti, do të dalin me një vlerë më të ulët se pensionet paraardhëse, pasi kanë nisur të reflektohen problemet e tranzicionit. Informaliteti i lartë në tregun e punës, deri në 60%, sipas Organizatës së Punës (ILO) përveçse ndikon në të ardhura të ulëta nga sigurimet shoqërore, po ekspozon personat që kanë punuar në të zezë ndaj pagesave të ulëta në vitet në vijim. Fenomeni ka nisur të shfaqet vitet e fundit, kur pensionet mesatare në vend po ulen.

Zoran Anusic, ekonomist i lartë në Bankën Botërore, i cili mbulon çështjet e pensioneve në rajon, në një intervistë për “Monitor” sugjeroi gjithashtu se skema publike duhet të forcohet më tej, duke e mbështetur politikat që zgjerojnë mbulimin me kontribute, duke zvogëluar ekonominë informale dhe duke krijuar kursime private.

Burimi: INSTAT

Të ardhurat e pensionistëve, në vendnumëro

Në vitin 2020, pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë, duke shënuar rënie me 3.2% në raport me vitin 2019. Kjo ishte hera e parë që pensioni neto shënoi rënie, teksa ekspertët në ISSH sqaruan se pensioni mesatar do të jetë nën presion në vitet e ardhshme, për shkak të rritjes së numrit të përfituesve (popullsisë që jeton jashtë vendit) dhe atyre që jetojnë në fshat.

Në fshat, pensioni mesatar në vitin 2020 arriti në 9295 lekë me rritje 1.4% nga viti në 2019 dhe me rritje 24% nga viti 2012. Rritja e pensioneve ka pasqyruar indeksimin me inflacionin, por pagesat në të ardhmen pritet të jenë në presionin e kaosit që u krijua pas vitit 1990. Kalimi nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut në vitin 1990 u shoqërua me ndryshime thelbësore në tregun e punës, duke bërë që numri i kontribuuesve të ulet me shpejtësi. Në vitin 1990, kishte 2.7 kontribuues për një përfitues, ndërsa në vitin 2020, 1.1 kontribuues për një përfitues.

Të ardhurat e pensionistëve u kufizuan nga reforma e vitit 2014 nëpërmjet dy ndërhyrjeve kryesore. E para, ndryshoi formula e llogaritjes, duke e modernizuar skemën sipas parimit se ai që kontribuon më shumë, fiton më shumë. E dyta, ligji i ri i vitit 2014 e ndalon rritjen e pensioneve, duke marrë në konsideratë vetëm indeksimin e tyre të përvitshëm, me nivelin e inflacionit. Reforma për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015 pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2025 dhe rritjen graduale e moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032.

Pas 15 vitesh, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056. Risia tjetër ishte rritja e normës së kontributit për zonat rurale, duke barazuar kontributet e fermerëve me ato të zonave urbane deri në vitin 2017. Të gjitha këto ndryshime ushtruan presion mbi të ardhurat e pensionistëve.

Në të ardhmen e afërt, situata financiare e tyre do të rëndohet për shkak se puna e zezë e ushtruar në masë gjatë tranzicionit do të nisë të reflektohet më shumë. Z. Jemini, i cili prej vitesh është në strukturat drejtuese të ISSH-së pohoi se, në vitet në vijim do të nisin të referohen problemet e tranzicionit dhe puna në të zezë. Por personat që kanë paguar sigurime në mënyrë të rregullt dhe plotësojnë kriteret, do të kenë të ardhura më të larta, se me ligjin e vjetër që zbatohej para vitit 2014. Për të shmangur katastrofat sociale me ato që nuk plotësojnë kushtet për pension, Jemini tha se, ka një pagesë e cilësuar si pension social, që e merr çdo person pas moshës 70 vjeç. Për shumicën e pensionistëve, të ardhurat nga pensioni nuk janë dinjitoze. Në të shumtën e rasteve, të ardhurat nga pensioni janë më të ulëta se kufiri i varfërisë i përllogaritur nga Banka Botërore, me 5 dollarë në ditë.

Hasan Hoxha, ekspert i politikave të pensioneve, i cili më parë ka punuar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, tha se nevojiten ndërhyrje ligjore për të korrigjuar masën jologjike të bazës së vlerësuar, që jo rrallë po rezulton nga produkti i pagës referuese me koeficientin e indeksimit. Ai tha se po evidentohen raste që me të njëjtën pagë referuese, baza mesatare e vlerësuar rezulton të jetë e ndryshme.

Burimi: INSTAT

Roli i skemës së re

Personat, që dalin në pension pas vitit 2015, për një periudhë afatmesme përfitojnë rritje më të moderuar të masës së pensionit, krahasuar me pensionistët të cilët dolën në pension para këtij viti, për shkak të ndryshimit të parimit, nga pension solidar në pension në bazë të kontributeve.

Ndërsa në periudhën afatgjatë, për personat që kontribuojnë me paga më të larta, pensionet do të jenë më të qenësishme dhe të mbështetur mbi pagat e tyre reale, të deklaruara në listë-pagesa dhe të indeksuara sipas rregullave, të cilat do të japin një bazë të vlerësuar më të lartë dhe, për rrjedhojë, një masë më të madhe për pjesën e kontributeve të pensionit, përllogarisin ekspertët e ISSH-së.

Ndryshimi i formulës së llogaritjes së pensionit me skemën e re është P= PS + Sh, ku “P” është masa e pensionit mujor, “PS” është pensioni social, masa e të cilit është jo më e lartë se masa e pensionit të pjesshëm, që arrihet nga skema e kontributeve, ndërsa “Sh” është shtesa, vlera e së cilës është 1% e vlerës së bazës së vlerësueshme për çdo vit, e cila përfaqëson raportin e kontributeve.

Sipas skemës së re, pensioni i llogaritur nuk mund të jetë më i madh se 75% e pagës mesatare neto në tre vite të njëpasnjëshme në dhjetë vitet e fundit të punës dhe nuk mund të jetë më i madh se dyfishi i pensionit bazë. Praktikisht, këto dy kufizime kanë bërë që kthimi i kontributeve të paguara gjatë gjithë karrierës në formën e pensionit, për të siguruarit me paga mbi pagën mesatare, është në nivele shumë të ulëta (rreth 55%) ndërsa për të siguruarit me paga minimale, kthimi i kontributeve është rreth 150%, që do të thotë se marrin 50% më shumë se sa kanë kontribuar.

Burimi: ISSH

Pensionet e fshatit, më të ekspozuara ndaj varfërisë

Parimi i skemës, “pension në bazë të kontributit”, duket se i ekspozon më së shumti ata që aktualisht jetojnë në fshat. Me të dhënat e vitit 2020, informaliteti në punësim në sektorin bujqësor është 90%. Vitin e kaluar, sipas të dhënave administrative, ishin të punësuar në sektorin bujqësor 450 mijë persona, ndërsa kishin paguar kontribute vetëm 46,7 mijë persona, ose vetëm 10% e atyre që raportohen si të punësuar në sektorin bujqësor. Në vitet në vijim, të ardhurat e pensionistëve në fshat do të jenë një dramë e vërtetë. Pjesa më e madhe e tyre do të mund të përfitojnë vetëm pensionin social në moshën 70 vjeç, pasi nuk kanë paguar asnjë kontribut në sigurime.

Nga 665 pensionistë në total, të cilët aktualisht janë në skemën publike të pensioneve, 17% e tyre konsiderohen pensione rurale. Masa e pensionit rural është 9295 lekë, ndërkohë që masa e pensionit social është rreth 7400 lekë.

Sipas të dhënave zyrtare të ISSH-së, aktualisht përfitojnë pension social mbi 22 mijë persona në të gjithë vendin. Kategoria e personave me pension social do të rritet me shpejtësi vitet e ardhshme, për shkak se gjithnjë e më shumë persona nuk do të mund të plotësojnë kriteret për pension të plotë. Por edhe kur kriteret plotësohen, masa e pensionit minimal është shumë e ulët dhe shumë persona dekurajohen nga ky fakt.

Sipas zyrtarëve të ISSH-së, pensioni i plotë minimal i pleqërisë (që nënkupton një periudhë sigurimi jo më pak se 35 vite), për personat të cilëve e drejta për pension u ka lindur deri më 31 dhjetor 2014, nuk mund të jetë më pak se 13,753 lekë në muaj, ndërsa pensioni maksimal nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i pensionit minimal, ose 27,506 lekë.

Ndërkohë, për pensionet e caktuara me datë fillimi nga 1 janari 2015 e në vazhdim, e ardhura minimale (që nënkupton një periudhë sigurimi jo më pak se 15 vite, sipas formulës së re të përllogaritjes së pensioneve), nuk mund të jetë më e vogël se masa e pensionit social, e cila aktualisht është 7465 lekë në muaj, ndërsa e ardhura maksimale varet nga paga dhe zgjatja e periudhës së sigurimit dhe si pasojë, nuk ka kufizim në lartësinë e tyre.

Qeveria nuk ka hapësira për të përmirësuar situatën

Në kushtet kur pagesat e pensioneve nuk sigurojnë as mbijetesën për pensionistët, qeveria nuk ka hapësira për të manovruar për përmirësimin e situatës. Skema publike karakterizohet nga deficiti i lartë, për shkak se shpenzimet janë më të larta se të ardhurat nga kontributet.

Situata u përkeqësua në vitin 2020, ku për shkak të pandemisë Covid-19, të ardhurat nga kontributet pësuan rënie me rreth 1%, ndërsa shpenzimet u rritën me 2.2%. Deficiti i skemës së pensioneve shënoi 50,6 miliardë lekë, me zgjerim vjetor rreth 8%. Përveç kontributeve, shqiptarët paguan nga taksat e tyre 411 milionë euro për të përballuar shpenzimet e skemës së pensioneve.

Në total, fatura për pagesën e pensioneve shënoi 134 miliardë lekë, ose rreth 1,1 miliardë euro. Shpenzimet buxhetore për pagesat e pensioneve në vitin 2020 ishin zëri më i madh i shpenzimeve buxhetore, ato zunë 25% të shpenzimeve totale buxhetore prej 536 miliardë lekësh. Ndërkohë që masa e kontributeve në 21.6% është nga më të lartat në rajon dhe nuk ka hapësira për rritjen. Qeveria mund të përmirësojë deficitin e skemës, duke luftuar punësimin informal që rezulton prej vitesh një betejë e vështirë.

Skema e pensioneve kërkon shpenzime më të larta se sa mund të gjenerohen nga rritja e të ardhurave. Rritja e shpejtë e numrit të pensionistëve dhe indeksimi i përvitshëm kërkojnë rreth 5 miliardë lekë shpenzime shtesë në vit.

Burimi: Ministria e Financave

Ekspertët këshillojnë përmirësim të skemës aktuale

Analiza e funksionimit të skemës në vite, përfshirë edhe periudhën pas reformës në pensione të vitit 2015, tregon se sistemi i sigurimeve shoqërore në përgjithësi ka nevojë për përmirësime, analizon eksperti i politikave të pensioneve, Hasan Hoxha. Nga ndjekja, përpunimi dhe analiza e të dhënave, përfshirë edhe këto të 5 viteve nga zbatimi i reformës së fundit, del se në skemën aktuale të pensioneve janë akumuluar disa probleme, të cilat kanë nevojë për zgjidhje përmes përmirësimeve ligjore, si struktura e pensioneve vijon të karakterizohet nga pesha specifike e lartë e pensioneve të ulëta, nga rritja e lehtë e pensioneve mesatare, ndërsa po ndodh një lloj ndalimi në pensionet maksimale.

Ai vë në dukje se niveli mesatar i masës së pensioneve, si rrjedhojë e ndryshimit të formulës, thuajse nuk ka ndryshuar. Në vitin 2018, krahasuar me vitin 2014, ky tregues rezulton të jetë rritur vetëm 13.6%, sa llogaritet shtesa nga indeksimet e përvitshme të pensioneve, analizon z. Hoxha.

Sipas tij, prej vitesh vazhdon të jetë i ulët numri i të vetëpunësuarve në bujqësi, ndërsa struktura e tyre shpreh, në njëfarë mënyre, mungesën e interesit ndaj pensioneve të pleqërisë. Mjaft të vetëpunësuar në bujqësi, edhe pse janë pjesë e skemës, penalizohen në përfitimet e tyre, për arsye të mosplotësimit të kritereve (nuk kanë tokë apo nuk ushtrojnë aktivitet bujqësor).

Mjaft invalidë, me status mjekësor të mirëpërcaktuar, nuk arrijnë të marrin përfitime, për shkak se në pesë vitet e fundit nuk kanë një vit punë, ose kontribute. Një pjesë e pensioneve të invaliditetit vazhdojnë të jenë shumë të ulëta, për arsye të numrit të paktë të viteve të punës, ose atyre kontributive. Në shumë raste, konstatohet nivel tepër i ulët i pensioneve familjare, sidomos kur numri i përfituesve, pas humbjes së mbajtësit të familjes, është i lartë. Për vitin 2018, p.sh., pensioni familjar rural rezulton të jetë vetëm 2.312 lekë mesatarisht në muaj, ndërsa ai urban, 6.897 lekë,

Ai analizon se janë shfaqur defekte në disa prej pagave referuese që përbëjnë bazën e llogaritjes së pensionit, sikurse e tregon kurba e pagave të ish-ushtarakëve për periudhën e pensionit të parakohshëm.

Edhe nga pikëpamja sociale, apo në aspektin e menaxhimit të problemeve me të cilat vazhdon të përballet një pjesë e përfituesve, me të drejtën që të kenë një pension të plotë, për ta marrë atë në kohë, apo kur u lypset të vërtetojnë vitet e tyre të punës, përbëjnë mangësi të tjera që janë akumuluar në skemën aktuale. Nisur nga këto problematika, z. Hoxha thotë se ndihet nevoja për përmirësime ligjore, për të ndërprerë akumulimin negativ në dëm të kategorive të caktuara të përfituesve dhe kontribuuesve të skemës.

Së pari, sipas tij, duhet një lidhje më e fortë midis kontributeve që paguhen dhe përfitimeve që merren, duke pakësuar pjesën bazë të formulës dhe duke shtuar pjesën që lidhet me masën kontributive; nëpërmjet lehtësimit, sidomos për të vetëpunësuarit, të nivelit të kontributeve mbi pagën bruto. Ai tha se duhen hequr disa kritere që pengojnë apo penalizojnë të vetëpunësuarit në bujqësi si kontributpagues, ose duke zgjedhur një variant tjetër të kësaj skeme.

Ndërhyrje tjetër është fusha e pagave ose e bazës së vlerësuar për efekt të llogaritjes së pensionit, e cila ka nevojë për përmirësime ligjore në kahjen që skema të jetë më e harmonizuar me përmbajtjen, të përmbushë më mirë misionin, të jetë më e baraspeshuar në zbatimin e parimit kontributiv në caktimin e përfitimeve. Hoxha këshillon se, duhen ndërhyrje ligjore për të korrigjuar masën jologjike të bazës së vlerësuar, që jo rrallë po rezulton nga produkti i pagës referuese me koeficientin e indeksimit. Po evidentohen raste me të njëjtën pagë referuese.

Eksperti shprehet se, nevojitet qëndrim ndryshe, përmes akteve nënligjore, për sa i përket bazës së vlerësuar edhe nga një tjetër këndvështrim. Sa vjen e po shtohen rastet kur baza e vlerësuar për vite të ndryshme kufizohet me nivelin e pagës maksimale për efekt të pagesës së kontributeve në periudhën përkatëse.

Kështu, për individët që dalin aktualisht në pension, baza e vlerësuar kufizohet në nivelin 114.670 lekë. Një praktikë e tillë, ose ndryshe ky lloj tavani, po shton rastet kur baza e vlerësuar rezulton të jetë e njëjtë, si për drejtuesit, ashtu edhe për specialistët në administratë, si për mësuesit e mjekët, ashtu dhe për drejtuesit e kësaj fushe, si për nivelet bazë të arsimit e shëndetësisë, ashtu dhe për nivelet qendrore të tyre. Përmirësimi ligjor në këtë fushë, veçse do t’i vinte individët në raporte më të drejta me skemën, apo në të njëjtën qasje kundrejt kontributeve të paguara, do t’i çlironte ata edhe nga ky lloj penalizimi në masën e pensionit të tyre.

INTERVISTA

BB: Të nxiten skemat e kursimit vullnetar, përmirësimet që duhen bërë në skemën aktuale 

Flet Zoran Anusic, Ekonomist i lartë i bankës Botërore, që mbulon çështjet e pensioneve

Banka Botërore si financuesi dhe këshilluesi kryesor për reformat në skemën e pensioneve sugjeroi se rritja e përfitimeve në të ardhmen mund të nxitet duke stimuluar skemat private të kursimeve vullnetare. Zoran Anusic, Ekonomist i lartë që mbulon çështjet e pensioneve ne rajon në një intervistë për Monitor sugjeroi gjithashtu se skema publike duhet të forcohet më tej, duke e mbështetur me politika që zgjerojnë mbulimin me kontribute, duke zvogëluar ekonominë informale dhe duke krijuar kursime private.

Si po ushtron presion mbi skemën rritja e numrit të pensionistëve dhe si do të ruhen raportet kontribuues/përfitues në afatgjatë? 

Rritja më e shpejtë e numrit të pensionistëve sesa e numrit të kontribuuesve sjell deficite më të larta, ose ushtron presion mbi nivelet e përfitimeve. Aktualisht, Shqipëria ka rreth 1.2 kontribuues për pensionist, një nga raportet më të ulëta të mbështetjes në Europë. Duhet të zbatohen politika për t’u stabilizuar, në mënyrë që të ndalohet përkeqësimi i mëtejshëm. Gjithashtu, politikat që kontribuojnë në punësimin dhe rritjen ekonomike janë thelbësore për stabilitetin e sistemit të solidaritetit. 

Shkalla e kontributeve e aplikuar nga Shqipëria prej 21.6% është afër mesatares europiane prej 21% dhe më e lartë se mesatarja e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit (OECD) prej 18%. Megjithatë, siç vërehet, kontributet e mbledhura nuk janë të mjaftueshme për të paguar shumën totale të pensioneve të dhëna nga sistemi. Pse? 

Kontributet e mbledhura janë caktuar për të financuar kryesisht shpenzimet për pagesën e pensioneve. Shpenzimet publike për skemën e pensioneve, synojnë më shumë mbrojtjen nga varfëria sesa objektivin e zëvendësimit të të ardhurave që duhen mbuluar ne fakt nga shoqëria si e tërë sesa individët e siguruar, pra nga buxheti qendror sesa nga kontribuuesit. Këtu përfshihen pensionet sociale, subvencionet e pensioneve rurale dhe shtesat e përfitimeve për skemat e veçanta.

Deficiti aktual i sistemit të pensioneve në Shqipëri prej gati 3% të PBB-së përbëhet nga hendeku i skemës së pensioneve, për shkak të politikave sociale, që kërkon një transferim nga buxheti të gati një së tretës së totalit të fondeve të skemës. Nëse numri i pensionistëve është i lartë dhe numri i kontribuuesve në skenë është i ulët, atëherë të ardhurat e mbledhura nuk janë të mjaftueshme për të financuar pensionet pavarësisht nga niveli i kontributit.

Përcaktimet ndërkombëtare i kategorizojnë në rrezik të varfërisë pensionistët me pension mesatar më të ulët se gjysma e pagës mesatare. Paga mesatare në vitin 2020 ishte 54,951 lekë sipas INSTAT, ndërsa pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë. Çfarë politikash duhet të aplikohen që të rritet vlera e përfitimeve për pensionistët në të ardhmen? 

Në mënyrë të ngjashme, nivelet e ulëta të zëvendësimit bruto, që është pjesa e pensionit mesatar në pagën bruto, gjenden në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë në rajon, duke përfshirë Slloveninë, Kroacinë dhe tre shtetet baltike. Nivele më të larta të pagesës së pensioneve mund të arrihen në të ardhmen vetëm nëse zgjaten vitet e punës dhe nëpërmjet nxitjes së kursimeve individuale përmes skemave private në mënyrë vullnetare. Politikat e qëndrueshme në drejtim të përfitimeve do të funksiononin, duke mbështetur skema të reja vullnetare të kursimeve.

A mendoni se duhet të aplikohen ndërhyrje në skemën e publike të pensioneve?

Reforma e vitit 2015 duhet mirëmbajtur dhe duhet të forcohet më tej, duke e mbështetur me politika që zgjerojnë mbulimin me kontribute, duke zvogëluar ekonominë informale dhe duke krijuar kursime private.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pensionistet ulja e pensioneve pensionistet ulja e pensioneve

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Qershor 2021, 20:53

VAKSINIMI: Sot u injektuan 4 mijë e 674 persona

TIRANË– Sot në Shqipëri janë kryer 4 mijë e 674 vaksinime.Në një njoftim në rrjetet sociale, vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bër...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën