Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh drejtuesin/ Tensione në mbledhje, banorët kërkojnë largimin e Tavos, përplasen me policinë
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 Shtyhet mbledhj...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u ka dërguar sot një shkresë prolurorëve në rrethe si të menaxhojnë situaën gjatë COVID-19. Në udhëzim përcaktohen masat procedurale që duhet të ndjekin prokuroritë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, për sigurinë e personave të arrestuar apo dënimet alternative nga ato me burg.
Udhëzimi vjen një ditë pas udhëzimit të Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila kërkoi që shumë të burgosur të lirohen nga qelitë si një masë për parandalimin e për hapjes së COVID-19. Sot Çela u kërkon prokurorëve që në raste arrestimesh të shikojnë si opsion masat alterantive dhe jo “arrest në burg”.
PJESË NGA UDHËZIMI
Drejtuesit e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm, vlerësojnë gjendjen, problematikën dhe nevojat e marrjes së masave procedurale në lidhje me ushtrimin e ndjekjes penale në njësitë administrative që mbulon prokuroria që ai/ajo drejton, si dhe në zbatim të kompetencave të parashikuara në ligj vendosin marrjen e masave procedurale për bërjen kujdes sipas fazave të procedimit penal, siç mund të jenë:
Në fazën e hetimeve paraprake, vlerësimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, në zbatim të kushteve dhe kritereve ligjore që garantojnë sigurinë e nevojshme personale të personit të arrestuar në flagrancë apo ndaluar ose të personit nën hetim, dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri.
Në fazën e diskutimeve përfundimtare në gjykimet e themelit vlerësimin, nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore për të kërkuar caktimin e dënimeve alternative të dënimit me burgim dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri.
Në fazën e ekzekutimit të vendimeve penale të formës së prerë, vlerësimin, nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjor për të kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri; nëse plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore për vuajtjen e dënimit të mbetur me qëndrim në shtëpi dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit të ri. Në zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen drejtuesit e Prokurorive.
Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve. Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Pedagogia e artit skenik në Universitetin e Arteve, Taulanda Jupi i ka shkruar një letër djalit të saj në Itali, i cili nuk ka mundur që të kthehet...
SHKODËR– Qytetarët janë ndaluar që të qarkullojnë pas orës 10 të pasdites, por ky lajm mesa duket nuk ka shkuar akoma në Shkodër.Qytetarët kanë dalë dhe ka...
TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin për të ndëshakuar ata që nuk u janë bindur urdhrit të qeverisë për të mos lëvizur me mak...
TIRANË– Suad Kuçana, vëllai i Mirsad Kuçanës, i cili ra në pranga dy ditë më parë, ka reaguar ditën e somte. Në një lidhje telefonike për “Re...
TIRANE- Në kohën kur të gjitha institucionet bëjnë thirrje që qytetarët e veçanërisht të moshuarit të qëndrojnë brenda e të mos dalin, ky zotëri në Tiran...
ITALI– Një grua shqiptare ka bërë xhiron e mediave italiane pasi në këtë periudhë të vështirë që sundon koronavirusi, nëna e tre fëmijëve ka bërë një gjes...
TIRANË- 165 këmbësorë janë ndëshkuar nga Policia e Shtetit me një gjobë prej 10 mijë lekë të reja pasi nuk kanë respektuar oraret e kufizuara të lëvizjes. ...
MAT– Ali Koleci, gjyqtarë i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. I ndjeri, prej ditësh ndodhej i shtruar në spital dhe ishte...
SHQIPERI- Dita e shtatë e karantinës e ka gjetur vendin më të qetë dhe të izoluar. Pamjet që kemi parë të gjithë dje, kur kryeqyteti theu rregullin dhe qytetarë...
Shqipëri- Vendi ndodhet në ditën e shtatë të karantinës, ndërkohë jo të gjithë qytetarët i binden urdhrave të kryeministrit Edi Ramës për të lëvizur në orare të...