LIVE UPDATES
Politike

Premtojnë fitime përrallore, del shkrimi i plotë për mashtrimet e Armant Josifit, PD-ja e denoncoi si ortak me Olsi Ramën

4 Mars 2020, 12:34 Nga DOSJA
Premtojnë fitime përrallore, del shkrimi i plotë për

TIRANË– Ina Zhupa publikoi një shkrim të mediave të huaja ditën e sotme ku ndër të tjera shkruante për një mashtrim në lidhje me call centerat. Sipas shkrimit pas mashtrimeve online përmendet edhe emri i Armant Josifit, për të cilin PD-ja shkruan se është ortak biznesi me vëllanë e kryeministrit Edi Rama dhe këshilltar i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Shkrimi i plotë i medias El Confidencial

Telefonata vjen në celular nga një numër italian ose anglez. Në anën tjetër, një zë me theks evropianolindor të ofron mundësinë e investimit në kriptovaluta me mirazhin e fitimeve përrallore. Në të vërtetë është një skemë mashtruese gjigante, e cila i sjell kompanisë një xhiro prej 70 milionë dollarësh, sipas numrave të raportuar për punonjësit e Milton Group. Viktimave iu kushton të gjithë investimin. Dhe midis viktimave ka edhe shumë italianë. Tryezat që merreshin me klientët italianë kishin objektiva grumbullimi deri në 250 mijë euro në muaj. Një mashtrim që nis në Kiev, më saktë nga një zyrë në Mandarin Plaza, zemra e shopping-ut luksoz në qendër të kryeqytetit ukrainas, ku e ka bazën Milton Group. Katet e para gëlojnë nga njerëz që shkojnë nga një butik te tjetri: Armani, Dolce&Gabbana dhe gjithë të rëndësishmit e tjerë. Disa kate më lart, mbrojtur nga një kordon rojesh të armatosur dhe kamera sigurie, operatorë telefonikë “propozojnë” investime përmes një serie faqesh komerciale online. Fabrika e Mashtrimit në këtë mënyrë mashtron kursimtarët duke iu premtuar investime në kriptovaluta.

Një ekip ndërkombëtar gazetarësh nga 23 vende ka qenë në gjendje të zbulojë mekanizmin e këtij biznesi shumëmilionësh që policia nuk ka qenë në gjendje ta ndalojë deri tani. Fabrika e Mashtrimit është një investigim i bazuar në qindra dokumente e video të ofruara nga një denoncues për gazetën suedeze Dagens Nyheter. Dokumentet, të ofruara edhe për qendrën e gazetarisë investigative OÇRP (Organized Crime and Corruption Reporting Projects), u analizuan në Itali nga IRPI (Investigative Reporting Project Italy) dhe gazeta La Stampa. Milton Group në Kiev operon përmes një rrjeti call center: një në kryeqytetin ukrainas, një në Shqipëri, një në Gjeorgji e një në Maqedoninë e Veriut. Janë me qindra operatorë dhe në çdo vend Milton Group ka miq të rëndësishëm, politikanë e zyrtarë. Call Center në Tiranë drejtohet nga Amant Josifi, këshilltar zyrtar i ministres së Mbrojtjes dhe ortak biznesi me vëllanë e kryeministrit Edi Rama. Josifi konfirmon se ka administruar disa call centers para se të merrte detyrën në ministri, por thotë se nuk ka pasur kurrë ortakëri apo marrëdhënie komerciale me Milton Group. Në botën e brokerave (persona që shesin e blejnë mallra e asete për të tjerë), Milton Group merr formën e një platforme komerciale online ndryshe. Muajt e fundit, markat më aktive kanë qenë Cryptobase, CryptoMB dhe Vetoro Banc, veçanërisht në Evropë. Disa janë bllokuar nga autoritetet mbikëqyrëse në vende të ndryshme. Megjithatë, deri tani Milton Group ia ka dalë të kthehet online me një maskim të ri dhe e nis atje ku e la në mes. Viktimat i dërgojnë investimet përmes transferimeve bankare, ‘money transfer’, kartave rimbushëse apo bitcoin. Në vend që të përfundojnë në një paketë reale aksionesh kriptovalute, paratë zhduken në llogari rrjedhëse të pagjurmueshme, të fshehura në anonimatin e llogarive offshore, ku përfituesit finalë janë pronarët e Milton Group. “Ose përfundojnë në llogari në emër të llogarimbajtësve fiktivë që menjëherë pas pagesës i marrin dhe riqarkullojnë paratë duke i devijuar në llogari të tjera rrjedhëse”, shpjegon Nunzia Ciardi, drejtore që nga 2017 e Policisë Postare dhe Shërbimit Bazik të Komunikacionit në Romë.

Call center punon si një makinë e vajisur mirë. Shumë viktima thonë se kanë ndeshur reklama në Facebook që garantonin fitime marramendëse. Të tjerë kanë marrë vazhdimisht telefonata komerciale nga numra me prefiks të huaj. Në të dy rastet, qindra operatorë që bëjnë punën e pistë në zyrën e Kievit janë të ndarë sipas gjuhëve të folura. Secili prej tyre fshihet pas identiteteve false, zakonisht me emra brokerësh perëndimorë. Si për shembull Ëilliam Bradley, një nga pseudonimet më aktivë. Ata thonë përmendësh frazat që bëjnë efekt të përgatitura nga kompania: një hile për të mbjellë besimin te viktimat e për t’i bindur që të fusin duart në kuletë. Zakonisht fillojmë me disa qindra euro. Përfituese e pagesës nuk është direkt kompania, por llogarimbajtësit e supozuar apo “kutitë bosh” me bazë në parajsat fiskale të tilla si Dominica apo Ishujt Marshall. Kompani si Columbia Capital Group Ltd, e cila operonte markën CryptoMB para se të raportohej te autoritetet financiare të gjysmës së Evropës. Deri tani, megjithatë, askush, as policia, as autoritetet mbikëqyrëse, nuk e kanë kuptuar se ishte vetëm një kompani që tërhiqte fijet: Milton Group. Përdoruesve iu jepet akses në një llogari online ku, brenda pak javëve, ata shohin se si shuma e investuar rritet deri në përfitimin e premtuar. Por asgjë nuk është e vërtetë: paratë në të vërtetë janë në xhepat e Milton Group tashmë dhe nuk lëvizin prej aty. Disa klientë binden të instalojnë softëare për të ndjekur progresin e investimeve të tyre në kohë reale. Është një virus (teknikisht malëare) përmes së cilit punonjësit e Milton Group marrin akses në kompjuterin e viktimës. Ata mund të manipulojnë lehtësisht trendin e shikueshëm nga softëare me qëllim nxitjen e klientit për të rritur investimin. Sa më vulnerabël të jetë viktima, aq më i sofistikuar bëhet mashtrimit: që nga kërkesat për një kuotë për të zhbllokuar investimin, deri në dërgimin e letrave false për të detyruar klientët të paguajnë kuotat e avokatëve apo institucioneve bankare fantazmë. Paratë, përsëri, përfundojnë në xhepat e Milton Group. Disa qindra viktima janë zbuluar nga gazetarët, nga rrethi arktik në pyjet e Ekuadorit, përmes Italisë. Numri mund të jetë shumë më i madh. “Gjithçka që bën kjo kompani është fals”, thotë Aleksei, denoncuesi. “Qëllimi është vetëm të vjedhë paratë e njerëzve”.

Shumë viktima thonë se kanë humbur disa qindra euro. Por për disa investimet e propozuara kanë qenë rrënim ekonomik, me borxhe deri në 200 mijë euro. Si rasti i një refugjateje afgane në Norvegji, e cila u bind të shiste gjithë pasuritë e të hynte në borxhe nga një broker i Milton që fliste në gjuhën farsi. Bisedat e brendshme – të zbuluar nga denoncuesi – tregojnë se si brokerët janë të vetëdijshëm për situatën e pakëndshme kur gjenden disa klientë. Dhe për këtë arsye ata bëhen shënjestër e lehtë për kërkesa edhe më të mëdha. “Ai është shumë plak, e nxita të na paguante komisionet, shpresoj të bëjë gjithçka sot”, thotë një mesazh që i referohet një suedezi 75-vjeçar, i cili ka humbur mbi 40 mijë euro. “Ai rri në shtëpinë e një miku sepse nuk ka para të blejë ushqime”. Manaxherët dhe pronarët e call center pasurohen mbi kurrizin e tyre. Është një rrjet kriminal që përfshin izraelitë, gjeorgjianë, ukrainas, shpesh shtetësi të dyfishtë izraelite dhe gjeorgjiane. Si Jakub Keselman, drejtori administrativ i Milton Group. Ai e ka shpallur veten “Ujku i Kievit”, një referencë e qartë për spekulatorin e Ëall Street në filmin me Leonardo di Caprio. Në profilin në Instagram shfaqen me mburrje makina luksoze dhe pushime të shtrenjta në vende ekzotike. Në fillim të janarit, menaxherët dhe operatorët e Milton Group festuan me bujë rezultatet e vitit të kaluar, një festë e tipit “Great Gatsby”. Luks, shampanjë dhe shpërblime për brokerët më të mirë. Brokerit për Italianë iu dhurua një makinë. Fatura është paguar nga mijëra të gënjyer nga premtimi për fitim të lehtë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike armant josifi el confidencial ina zhupa olsi rama pd denoncon armant josifin armant josifi el confidencial ina zhupa olsi rama pd denoncon armant josifin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet